Bilanci i aksionit policor në fshatin Radushë mund të jetë gjashtë, e jo katër viktima. Me informacione të këtilla për “Lajm” janë paraqitur eprorë të lartë të ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), të cilët dëshirojnë të mbeten anonimë. Dyshimet e tyre ata i bazojnë në informacionet kontradiktore që kanë dalë prej policisë menjëherë pas aksionit në Radushë, kur fillimisht u lajmërua se janë vrarë katër persona dhe dy të tjera janë arrestuar.
Burimet në fjalë dyshojnë se në mesin e viktimave mund të jenë edhe Lirim Jakupi-Nacisti, nga Lugina e Preshevës dhe shtetasi shqiptar Fatos Alija.
RITRANSMETIM I INTERVISTËS ME BARDHYL MAHMUTI DHE SHEFIK DURAKU
RITRANSMETIM I INTERVISTËS ME BARDHYL MAHMUTI DHE SHEFIK DURAKU sonte 16.05.10 në ora 18.00 në FM 95,5 MHZ(Kopenhagë) dhe në www.rtvzik.com www.albanur.net www.radiodashuria.com
-Bardhyl Mahmuti dhe Shefik Duraku mbrëmë 15.05.2010 në ora 2000 debatuan për gjendjen e tensionuar që mbretëron në IRJM.Kjo intervistë exklusive për RTV Zëri i Kosovës dhe për Radio Mitrovica dhe shumë radio stacione shqipëtare që veprojnë në diasporë zgjoi një interesim të jashtëzakonshëm. Pas emisionit kemi pasur kërkesa të shumta për ritransmetim .Prandaj duke pasur konsiderata për dëgjuesit e shumtë që dëshirojnë ta dëgjojnë këte debat të nxehtë politik ,RTVZIK vendosi që sonte në orën 18.00 ta ritransmetojë emisionin debativ.
MOS KAPENI PËR DEGËT,KAPENI PËR RRËNJËT
Egzistojnë opcione për të cilat duhet të bisedohet ,por jo këta pika ,sepse pas humbjes së njerëzve më të mire të kombit të bisedosh pë statusin e tyre të kujton një dukuri të dhimbshme që pasqyrohet si ‘’eliminim I një numri të madh të individëve,pastaj bisedojmë për statusin e tyre’’.Cfarë statusi dote ketë Fisniku I vogël dhe nëna e tij pas humbjes së babait dhe shtyllës së familjes.Si mund ta pranojnë ata një ndihmë eventuale finansiare nga një shtet I cili la edhe një fëmi jetim.
Falë mërgimtarëve tanë, të riut 21 vjeç Dashnor Berishës nga Kushtrimi i Prizrenit do t'i kthehet buzëqeshja

Shkruan: Agim Muhaxheri
Falë mërgimtarëve tanë, të riut 21 vjeç Dashnor Berishës nga Kushtrimi i Prizrenit do t’i kthehet buzëqeshja. Atij do t’i sigurohet karroca elektrike lëvizëse fal ndihmës së bashkatdhetarëve tanë, dëgjuesve të rregullt të valëve të Radio Drijonës dhe antarëve të vebfaqes KosovariMedia.com. Këtë lajm na e kumtoi të premtën (14 maj) Muhamet Hoxhaj, moderatori i dy faqeve elektronike KosovariMedia.com dhe Radio Drijona.de!
Aksioni humanitar, i cili kishte startuar më 25 mars të këtij viti nga dy faqet elektronike KosovariMedia.com dhe RadioDrijona.de për ndihmën e këtij djaloshi është përmbyllur më 11 maj. Deri më tani janë tubuar 3010 euro, ka thënë Muhameti, i cili rron në Shtutgard të Gjermanisë. Gjithashtu bëri me dije se karroca do të blehet dhe do t’i dërgohet këtij të riu.
Telegram ngushëllimi
Harun Aliu, Xhafer Shala, Shaban Zenuni dhe Kemal Fejzullahu janë dëshmorë të kombit!Ndërsa kontrabandistët e çëshjtes kombëtare do t’i mbulojë balta e tradhëtisë dhe turpit!
Të nderuar familjarë të dëshmorëve!
Të nderuar bashkëveprimtarë të dëshmorëve!
Vrasja e veprimtarit të shquar Xhafer Shalës dhe shokëve të tij të idealit Harun Aliut, Shaban Zenunit dhe Kemajl Fejzullahut ka tronditur çdo shqiptar me ndjenja atdhetare.
Kësaj dhimbje të madhe kombëtare i shtohet edhe urrejtja po aq e madhe kundër atyre që tentuan t’i veshin vrasjes monstruoze petkun e “krimit të kontrabandës me armë”.
Kanë: Hapet Festivali i Filmit
Burton e ka quajtur “nder të madh” të kryesojë panelin gjykues, duke thënë: “Kur mendoni për Kanën, ju mendoni për kinemanë botërore”. Dhe, në fakt, festivali i sivjetmë tregon më shumë se kurrë natyrën globale të industrisë së filmit.
Filmat e ofruar vijnë nga vende të ndryshme, si: Meksika, Korea e Jugut, Çadi, Tajlanda dhe Hungaria. Në listë është po ashtu një rritje e numrit të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në mesin e filmave më të pritshëm në konkursin kryesor është “Certified Copy”, i regjisorit iranian, Abbas Kiarostami. Filmi, i pari i këtij regjisori i xhiruar jashtë Iranit, është vendosur në rajonin Toskanë të Italisë dhe paraqet një roamancë në mes të një tregtareje veprash artistike franceze, në rolin e së cilës është Juliette Binoche, dhe një shkrimtari anglez, të portertizuar nga William Shimell.
Refleksionet e krizës greke në Kosovë
Kriza ekonomike, e cila ka përfshirë Greqinë, sipas disa ekspertëve të çështjeve ekonomike, mund të reflektojë edhe në Kosovë, ndonëse jo në përmasa të mëdha. Kriza, sipas ekspertëve, do të vërehet në shërbimet e transportit të mallrave të ndryshme që Kosova i merr nga vendet e treta, përmes portit të Selanikut, si dhe në remitencat dhe investimet.
MEHMET BISLIMI – ANEKDOTA TË REJA PËR REALITET TË RI
Mehmet Bislimi tashmë është shkrimtar i dëshmuar, që ka formuar individualitetin e vet. Ai veprimtarinë e vet letrare e ka filluar me poezi. Deri më tani ka të botuara përmbledhjet: “Trëndafila maji”, “Fjalë dhe gurë” , “Ironi e verdhë” dhe “Stinë e vonuar”, me të cilat ka dëshmuar pjekurinë e vet krijuese. Autori mesazhin e poezisë së vet e ka bartur në imagjinatë dhe në jetë paralelisht, duke dhënë gjithë elanin e vet në shërbim të atdheut dhe të çështjes sonë madhore.
FASHIZMI ANTISHQIPTAR I NIKOLLA GRUEVSKIT
Ngjarja tragjike e para dy ditëve, e ndodhur në Radushë, si dhe ajo e Brodecit, më herët, dhe ngjarje të ngjashme kriminale e fashiste vetëm kundër qytetarëve shqiptarë, me skenare e prita të organizuar “policore”, mëse miri e dëshmojnë fashizmnin antishqiptar të shtetit të Nikolla Gruevskit dhe e qesin përfundimisht për fushe fytyrën e tij antinjerëzore dhe antishqiptare dhe politikën që ushqen shteti i tij antishqiptar.
EasyJet hyri në Kosovë
Në vazhdën e përpjekjeve të veta për liberalizimin e transportit ajror dhe hapje të mirëfilltë të këtij tregu, ministri i MTPT-së e miratoi lejen e operimit për kompaninë ajrore zvicerane EasyJet, njofton kjo ministri përmes një komunikate.
Përmes kësaj leje EasyJet autorizohet të operojë fluturime të rregullta ajrore midis Kosovës dhe Zvicrës gjatë sezonit veror 2010, duke filluar më 19 qershor deri më 28 tetor.
EasyJet do të fluturojë nga Baseli dhe Gjeneva dy herë në javë për në Prishtinë.



