Në këtë roman voluminoz historiografik, Rexhep Qosja anatemon me shumë personalitete të larta të politikës, të historisë dhe të artit. Vlerësimi i këtyre figurave sipas Qoses do të provokojë tek lexuesit dhe personat e anatemuar, reagime negative dhe do t`i nxisë të reagojnë në mënyrë të ndryshme sepse ky është një roman polifonik, me zëra që askush nuk mund të pajtohet tërësisht madje as edhe autori i romanit mund të mos jetë i bindur që ka lëshuar aq shumë rrufe në këtë roman dhe duhet të përgatitet për pritur kundërgoditjet. Romani “Bijtë e askujt” është botuar nga shtëpia botuese “Valdoli” në Prishtinë, në dy volume me rreth 1000 faqe.
Arkivi RTVZIK 2010
Pa normativitet, s’ka normalitet

Albin Kurti, 16.05.2010
Duke kërkuar diçka vetëm për hir të dobisë e përfitimit, gjithmonë do të pranojmë edhe më pak, madje gjithnjë e më pak
Në demonstratat e vitit 1981 kërkohej Republika për Kosovën. Parimi i kërkesës, si një nënshtrat i kësaj kërkese, ishte barazia. Pra, nuk brohoritej “Kosova Republikë” vetëm pse republika do të sillte më shumë të mira materiale e shpirtërore apo për shkak se mungesa e mëtutjeshme e këtij statusi të avancuar do të ishte shumë e dëmshme.
BERISHA GRIS KOMPROMISIN
Andrea Stefani-Kriza politike është një tragjedi që ka në themel të saj gënjeshtrat dhe mashtrimet e Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Një gjë e tillë u rikonfirmua edhe dje, kur Berisha u përpoq të nxirrte gënjeshtar ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch. Ky i fundit kish deklaruar të premten se tashmë ka një ofertë kompromisi për zgjidhjen e krizës, që mbështetet nga shumica e ndërkombëtarëve, duke i bërë thirrje Edi Ramës dhe Sali Berishës që ta pranonin sa nuk është vonë. Por një ditë më pas Berisha përgënjeshtroi të ketë dijeni për një ofertë të tillë, duke e vënë në dyshim (një skandal më vete ky) integritetin e ambasadorit të OSBE-së. Kush gënjen, Berisha apo Bosch?
Ramiz Alia: E vërteta e qëndrimit të Enver Hoxhës për Kosovën
Prej pak ditësh ndodhet në treg libri i fundit i ish-presidentit Ramiz Alia, “Jeta ime”. Këto kujtime përmbledhin aktivitetin politik e luftarak të njërës prej figurave qendrore të Shqipërisë së 60 vjetëve të fundit. MAPO boton sot një pjesë të zgjedhur nga ky libër.
Në Shkodrën e çliruar unë mora kontakt me shokët drejtues të organizatës së rinisë. Qysh kur u nisa nga Helmësi, pra pas përfundimit të Kongresit të Rinisë, mua më ishte ngarkuar detyra që, përveç drejtimit të rinisë së Divizionit II, si anëtar i Seksionit Politik të tij, të merrja kontakt edhe me Komitetin e Rinisë së Qarkut të Shkodrës me cilësinë e anëtarit të KQ të Rinisë Komuniste dhe të Sekretariatit të BRASH-it. Më kujtohet mirë mbledhja e Komitetit të Rinisë në Shkodër. Midis pjesëmarrësve, përveç Milka Selenicës që ishte caktuar si Sekretare e Komitetit Qarkor dhe Gjyzela Jakovës, gjithashtu sekretare e Komitetit, të cilat vinin të dyja nga brigadat partizane që çliruan Shkodrën, më kujtohen mirë Bahri Xhabija, një shok i njohur mirë në Shkodër dhe Frano
Prishtina e Tirana, “shumë të qeta” ndaj IRJM-së
Mandej, sikur Policia e Kosovës të kishte vrarë, sipas skenarit në krye të këtij shkrimi, katër serbë—Beogradi menjëherë do të kishte kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, Armata Serbe do të ishte vënë në gjendje të lartë gatishmërie, kurse serbët e Kosovës nuk do të kishin pas të ndalur së protestuari, politikanët e tyre do të kishin bojkotuar çdo organ shtetëror të Kosovës, kurse komuniteti ndërkombëtar do të kishte dënuar fuqishëm incidentin. Rrëmujë! Bile bile, vështirë se deklarata e Ambasadorit Amerikan në Prishtinë do të kishte qenë as edhe për një fjali e ngjashme me atë të atij në Shkup. Përkundrazi!
Klasa e shërbëtorëve
Sheshi në sirtar
Dihet se okupatori nuk mund të sundojë pa ndihmën e bashkëpunëtorëve (kuislingëve) vendorë. Dihet se okupatorin e mbanë në pozitë vetëm propaganda e mediave dhe sundimi i “ligjit” të tij special për ty. Kuislingët në Kosovë insistojnë me kokëfortësi ortodokse se “EULEX-i është sundimtar i ligjit në Kosovë”! Këta ortodoksë shqiptarë, kuislingë i demanton vetë EULEX-i i cili konstaton së (ri-ricitoj): ”institucionet vendore janë përgjegjëse për ushtrimin e sundimit të ligjit, kurse mandati i EULEX-it është që të monitorojë dhe të udhëzojë në fushën e sundimit të ligjit”. Sulmi për destinacion propagandistik botëror kundër prestigjit të shtetit të Kosovës, a ishte “monitorim” dhe “udhëzim”, apo sulm kundër atij që kushtetushmërisht “përgjigjet për ushtrimin dhe sundimin e ligjit”?
LDSH kerkon eksperzite nderkombetare

Demiri:Nevojitet takim mes Ahmetit dhe Thaçit
Alajdin Demiri I pyetur për rolin e faktorit politik shqiptar, ka shtruar nevojën e një takimi urgjent mes kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe atij të PDSH-së Menduh Thaçi, të cilët sipas tij në rrugë institucionale mund të realizojnë kërkesat e shqiptarëve. Ai theksoi se qeveria është në një nervoziëm për shkak të dështimeve ekonomike dhe në këtë drejtim udhëheqësia aktuale e qeverisë, dëshiron që të izolojë vendin. Për këtë ai tregon edhe rastin e hezitimit të Takimit mes Gruevskit dhe Gordon.ATDHEU QË TË EKZEKUTON
Kim Mehmeti -Shqiptarët e Maqedonisë më 10 maj, edhe një herë dolën në rrugë dhe protestuan. Kësaj radhe ata kërkonin drejtësi, hapjen e dyerve të burgut për shqiptarët e dënuar në procese të montuara gjyqësore dhe treguan se ç’është ajo që e çon këtë popull të ndjehet i rrezikuar nga institucionet e shtetit. Ende pa kaluar as një orë nga përfundimi i protestave, pushtetarët shqiptarë dolën e thanë se numri i vogël i protestuesve (rreth 5000 veta) tregon se populli e përkrah veprimin institucional të BDI-së. Që do të thotë, deri sa të mos dalë i gjithë populli në rrugë, Ali Ahmeti dhe shokët e tij besojnë se janë duke shkuar rrugës së duhur. Pra, pushtetarët e BDI-së, të entuziazmuar nga numri i “pakët” i protestuesve, u zotuan se edhe më tej do bëjnë çmos që t’u dëshmojnë skeptikëve shqiptarë si shkohet në NATO dhe BE, thuajse skepticizmi ka të bëjë me naivitetin që të çon të besosh se vlerat dhe aftësitë e një politikani janë proporcionale me modelin dhe ngjyrat e kollares.
Lufta e papërfunduar e komandant Kushtrimit
Kushtrimi e la luftën të papërfunduar. Ai ishte luftëtar. E luftëtari kurrë nuk kthehet në shtëpi – ai e bën lirinë!
Kështu filloi në vitin 2001. Atëherë kushtrimin për luftë e kishte dhënë Ali Ahmeti. Afër e kishte komandant Kushtrimin. E kishin dhënë kushtrimin për të luftuar me maqedonasit. U bënë luftë Nikola Gruevskit dhe Menduh Thaçit. Dhjetë vjet më pas, Kushtrimi u vra. U vra në pabesi. E tradhtuan shokët e idealit, të cilët e nxitën si i ri t’i bashkohej luftës së shqiptarëve. Për këtë luftë, ai u mbajt tre vjet në “Bondsteel” dhe kur u kthye në Shkup, e gjeti Ali Ahmetin në pushtet. I zhgënjyer nga bashkëluftëtarët që përnjëherë u shndërruan në demokratë dhe i grahën Marrëveshjes së Ohrit, duke mos realizuar hiç më shumë sesa politika maratonike e Arbën Xhaferit dhe e Lubço Georgievskit. Nuk u pajtua me defaktorizimin e shqiptarëve edhe pas luftës, të cilën e kishte paramenduar ndryshe.

