Shkruan: Sokol Shameti

Teksa dje pasdite një i ri i binte pa u ndalur “Kambanës së Paqes”, të varur në sheshin përpara Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, pak metra më tej po zhvillohej një skenë kuptimplotë. Qytetarë të zemëruar po i rezervonin një injorim të posaçëm si të shtënave që vinin nga kordonët e ngjeshur të policisë përpara Kryeministrisë, ashtu edhe thirrjeve të dëshpëruara të deputetëve socialistë që kërkonin qetësimin e tyre. Makinave të shumta u ishte vënë flaka dhe pllakat e sheshit po shkuleshin për të organizuar një tjetër ofensivë drejt hyrjes brenda godinës totalitare të qeverisë.

Tingujt e asaj kambane mund të shërbejnë si një sinjal për të dhënë mesazhe të rëndësishme në këto ditë tragjike për Shqipërinë. Lidershipi i opozitës më në fund u zgjua dhe e pa se ka dështuar që t’u imponojë qytetarëve kauzën e vet personale. Për këtë arsye, ai u dorëzua dhe dje pamë sesi ai iu vu pas si një ndjekës i heshtur kauzës së qytetarëve. Një kauzë, që do të shohim më poshtë, krejt ndryshe nga llafollogjia shterpe e imponuar për muaj me radhë gjatë pleksjes së pseudo-lëmshit politik, ka gjithë motivimet dhe arsyet për të qenë radikale, e ashpër dhe dramatike.

Read More

DEMONSTRATA, nga zgjedhjet tek lufta

Askush nuk e kishte parashikuar që pas 13 vjetësh, kur të gjithë e kishim harruar anarkinë, të rikthenin fletët e zeza të historisë tonë. Por, në ndryshim nga viti 1997, kësaj radhe shërbyen zgjedhjet e 28 qershorit, të kontestuara nga opozita dhe prej refuzimit të mazhorancës për hetimin e procesit zgjedhor. Që prej mbylljes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe deri më sot janë konsumuar të gjitha mjetet për arritjen e një marrëveshje: tryezat e shumta apo darka alla krokodil, ndërmjetësimet nga kreu i shtetit, apo përfaqësuesit më të lartë ndërkombëtarë (ambasadorë, komisionerë, eurodeputetë, etj.), bojkote institucionesh, protesta, greva urie deri në 20 ditë në bulevardin kryesor të Tiranës.

Read More
Demonstrata e dhunshme, Berisha takime me ambasadorëTakimi i parë ishte me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, i cili një ditë më parë e cilësoi të patolerueshme demonstratën e dhunshme

Pas demonstratës së dhunshme që organizoi Partia Socialiste më 21 janar, e cilësuar si një përpjekje e pastër për grusht shteti prej kryeministrit Berisha, anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe forcave të koalicionit qeverisës, dhe e dënuar në unison nga faktori ndërkombëtar, kryeministri Berisha ka nsiur paradite takimet me diplomatë të huaj të akredituar në vendin tonë.

Takimi i parë ishte me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, i cili një ditë më parë e cilësoi të patolerueshme demonstratën e dhunshme, duke deklaruar se ishte qartësisht e dëshmueshme se një grup njerëzish kishin mbërritur para godinës kryeministrore për dhunë e jo për demonstrim paqësor.

Read More

Partia Demokratike ka akuzuar kryeprokuroren Ina Rama se është bashkëpunëtore e kreut të PS-së Edi Rama në puçin shtetëror.

Në emër të grupit parlamentar të PD-së deputetja Mesila Doda ka theksuar se demonstrata e dhunshme e 21 janarit ishte fund e krye një grusht shteti dhe se kryeprokurorja Rama ka lëshuar urdhër-arresti për 6 gardistët në kundërshtim ne ligjin.

“Demonstrata ishte fund e krye një grusht shteti, dhe urdhri i arrestit për punonjësit e gardës pa asnjë hetim për të dërguar pas hekurave heronjtë e institucioneve ka për qëllim që të lërë ka kokë dhe mbrojtje institucionet dhe t`i hapë rrugë marrjes së pushtetit me dhunë” theksoi Doda.

Read More

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka paralajmëruar protestën e radhës më 28 janar para Qeverisë në shenjë dënimi për dhunën qeveritare.

Ai këtë e deklaroi në ceremoninë mortore të dy viktimave të vrara në demonstratën e 21 janarit para kryeministrisë në Tiranë.

Read More
image

Rexhep MEIDANI

Në terminologjinë politike, tirania nënkupton një qeverisje mizore (përgjithësisht të një personi) të shoqëruar me probleme serioze legjitimiteti. Ajo synon krijimin e një varësie të gabuar midis kryepushtetarit, kryetarit apo prijësit (tiranit) si “baba kombi” dhe qytetarëve si gjoja “çiliminj” të tij. Në këtë mënyrë ushqehen gradualisht situata shqetësuese e helmuese, deri dhe patologjike, që çojnë në veprime jo demokratike apo vendimmarrje të një cilësie të ulët. Për më tepër, një e tillë, në vazhdimësi, i bën situatat qeverisëse akoma më të rënda, duke favorizuar një spirale keqësimi e përplasjeje, që nëse nuk ndërpritet në kohë, mund të çojë në një shkatërrim apo thyerje totale. Ndërsa në psikiatri, një sindromë e tillë drejtim-komandimi konsiderohet edhe si “çrregullim personaliteti” apo, në gjuhë më të thjeshtë, si “mungesë kontrolli”…

Read More

Vrasja e   tre qytetarëve nga gardistët që gjendeshin brenda Kryeministrisë,kanë indinjuar të gjithë shqiptarët,pa parë ngjyrat politike.

Një video e  publikuar në News24,ku duken të shtënat nga brenda godinës së Kryeministrisë,e  ka lënë Berishën pa gjumë ,pasi tashmë mbi qeverinë rëndojnë tre vrasje,që nuk u bënë në perimetrin e  Kryeministrisë,por jashtë saj.

Edhe vetë kryeministri Berisha ,ka pranuar në mënyrë indirekete,se vrasjet i kanë bërë gardistët duke thë se “ ekziston gardhi,më pas ekziston mbrapa gardhi dhe më pas ekziston institucioni ,i cili nuk duhet të preket dhe ai që e  prek donohet nga ligji”.

Kjo deklaratë e  kryeministrrit Berisha ndoshta ishte e  gabuar politikisht,sepse tre shtetasit shqiptarë,të moshave 43,45 dhe 50 vjeç nuk ishin banditë,nuk ishin adoleshentë të “papjekur” ,por ishin tre burra ,nga qytete të ndryshme të Shqipërisë,të cilët shkuan në Tiranë për të kërkuar largimin e varfërisë së tyre.

Read More
Karsten Ankjaer Jensen Karsten Ankjaer Jensen Tiranë, 23 janar,  – Ambasadori i Danimarkës, Karsten Ankjaer Jensen akuzoi sot politikën për mos viktimat u shkaktuan në demonstratë nga paaftësia politike për të zgjidhur situatën.

“Tre persona, paguan me çmimin më të lartë të mundshëm paaftësinë e politikës shqiptare për të gjetur kompromiset. Një numër shumë i madh personash u plagosën dhe mund të mbartin përgjithmonë shenjat e plagëve të shkaktuara nga dështimi i politikës së demokracisë shqiptare. Ky fakt, thellësisht trishtues, duhet të na japë shkak për qetësi dhe reflektim të thellë”, shprehet në një deklaratë për mediat ambasadori Jensen.

Read More

Rreziku i protestave SHBA “mbyll” ambasadën në TiranëProtestat në Shqipëri dhe rreziku i dhunës pezullojnë përkohësisht aktivitetin zyrtar të ambasadës amerikane. Në një njoftim të dhënë zyrtarisht nga vetë ambasada amerikane, që mban datën 22 janar, bëhet e qartë pezullimi i aktivitetit të saj. Njëkohësisht zyra e ambasadës amerikane ka bërë të ditur se deri në një njoftim të dytë pezullohet puna e punonjësve të saj.

Shkak i këtij njoftimi është bërë situata aktuale në Shqipëri, që sipas SHBA-së pritet të shoqërohet dhe me protesta të tjera jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethet e tjera të vendit. Në të njëjtë kohë personeli i ambasadës amerikane këshillohet të lëvizë në një mënyrë të kufizuar. “Mediat lokale bëjnë të ditur se më 23 janar mund të ketë protesta sërish dhe ato mund të zgjasin për disa ditë. Raportet e tjera sugjerojnë se mund të ndodhin demonstrata në qytete të tjera në të gjithë Shqipërinë në ditët e ardhshme.

Read More

Hetimet hedhin poshtë deklaratat e Kryeministrit Berisha, ministrave Imami e Olldashi dhe mjekut Koçeku ditën e masakrës mbi protestuesit

Prokuroria e kryeqytetit, në orën 04:00 të mëngjesit të së shtunës, me ndihmën e një eksperti të policisë, ka bërë këqyrjen e ambienteve të brendshme të makinës së tipit “Benz” me ngjyrë jeshile, i cili ditën e demonstratës shkatërroi dyert e portës hyrëse të kryeministrisë.
Shkak për këtë këqyrje, sipas prokurorisë, është bërë deklarata e Ministritë të Transporteve Sokol Olldashi, i cili në një prononcim për media, ka deklaruar se makina ishte e mbushur me lëndë plasëse dhe po tentohej të hynte në kryeministri. Nga këqyrja e bërë nga njëri prej prokurorëve të grupit hetimor, ka rezultuar se në makinë nuk ndodhej asnjë send i paligjshëm. Në makinë janë gjetur vetëm predhat e armëve të shkrehura nga gardistët në momentin që makina në fjalë ka thyer dyert. Përveç kësaj makine, prokurorët kanë bërë këqyrjen e edhe të disa makinave të dyshuara, por, që rezultuan të ishin të pastra.

Read More