Deputeti Besnik Baraj i ftoi nesër të gjithë qytetarët në orën 14:00 t’i bashkohen homazhit për të vrarët e 21 Janarit

“I ftojmë nesër të gjithë qytetarët në orën 14:00 t’i bashkohen homazhit tonë për tre shqiptarët e thjeshtë që u vranë të premten e zezë në 21 janar.

Heshtja, lulet dhe qirinjtë do të jenë mjetet tona të demonstrimit”.

Read More

Moisiu: Vrasjet ishin një mizori. Puçi s’bëhet me çadraIsh-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu e komenton si mizori vrasjen e tre shtetasve përpara kryeministrisë.

Moisiu deklaron se nuk është dakord me sulmin ndaj institucioneve, por ai e konsideron protestën si një reagim ndaj varfërisë dhe korrupsionit qeveritar.

“Njerëzit e irrituar nga varfëria e papunësia, si dhe shumë elemente të tjera, si korrupsioni qeveritar, nuk jam i mendimit se duhen sulmuar. T’i sulmosh ata është një mizori, një terror dhe ne nuk mund ta pranojmë”, deklaron Moisiu.

Ish-presidenti deklaron se puci nuk bëhet me çadra, por me tanke. “Puci nuk bëhet me çadra, por me tanke, artiljeri e ushtri. Nuk sulmohen institucionet e shtetit, por edhe shteti nuk duhet ta sjellë irritimin e qytetarëve në atë shkallë”, thotë Moisiu.

Read More

Drejtuar Presidentit te Republikes te shqiperise Z. Bamir Topi

Për dijeni gjithë organizmave Evropiane

 Komuniteti i Emigrantëve Shqiptar në Greqi

Ne perfaqësuesit i komunitetit të emigrantëve shqiptarë kemi ndjekur me shqetësim ngjarrjet që kanë rrjedhur ditet e fundit dhe sidomos demonstrimin e madh të zhvilluar në Tiranë në datën 21 janar 2011.

Read More

Kryeministri  Berisha priti sot Drejtorin Ekzekutiv në Shërbimin e Jashtëm të BE-së zotin Miroslav Lajcák, i cili është i dërguari i Bashkimit Evropian për të diskutuar me faktorët politikë shqiptarë mbi situatën e krijuar si pasojë e protestave të dhunshme dhe përpjekjeve për përmbysjen e rendit kushtetues dhe institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike.

Kryeministri Berisha i paraqiti zotit Lajcák një ekspoze të ngjarjeve që çuan në përpjekjen e dhunshme të  21 janarit dhe mbi pozicionin e qeverisë shqiptare lidhur me situatën.

Read More

Nga Bedri Islami

Gazetar- Vjenë

E premtja e 21 janarit 2011 do të mund të quhet plotësisht si një ditë e zezë në historinë e Shqipërisë. Jo vetëm e thjeshtë se u vranë katër demonstrues, të cilët, për turpin e atyre që i quajtën bandë dhe kriminelë, ishin të gjithë mbi 35 vjeçarë, njëri nga të cilët vëllai i vetëm i 4 motrave, përgjithësisht familjarë, por mbi të gjitha sepse shteti dhe qeveria, të cilët duhet të përjetojnë më shumë se të tjerët krizën mbi qytetarët, e rënduan atë me dhunë dhe gjak.

Read More
image Namik Selmani

Nga Namik Selmani

Në vend të një thirrjeje për ditët që po kalojmë të gjithë

Dashkam  sot urti kuvendesh
Të çaj tokë, ta bëj krua
Se m’u thanë sytë e mekur
Mbeti dasma pa uruar.

Read More

Shkruan: Mustafë Kraniqi   

     Greqia Fashiste këto ditë kërkon dëmshpërblim nga Gjermania, ndërsa Shqipëria mbyll sy e vesh për gjenocidin që ka ushtruar Greqia që nga vitet 1913 e deri më 1945 ndaj popullit të pafajshëm çam. Për këtë politika shqiptare, në përgjithësi, është një politikë pothuaj paksa  e çuditshme, e cila vuan nga politikëbërsitë e saj. Sepse kësaj elite të çuditshme i mungon vizioni i qartë kombëtar dhe  shtetëror, madje sikur ka hequr dorë nga e drejta që i takon, sikur ka humbur interesin kombëtar e  njerëzor, sikur kombi shqiptar është lindur rastësishëm nëpër kaçuba mali. Ky injorim i këtyre politikëbërsëve shqiptarë, që po bëhet kohëve të fundit në trojet shqiptare, është një tmerr.

Read More

Kryesocialisti Edi Rama iu përgjigj sot në mbrëmje akuzave të kryeministrit Berisha. Sipas Ramës Sali Berisha nuk mund ta kërcënojë atë pasi jeta e tij nuk është më e shtrenjtë se ajo e tre personave të vrarë në 21 Janar.

“Sali jeta ime nuk është më e shtrenjtë se jeta e atyre 3 shqiptarëve të shkretë që i vrau dora jote. Unë jam në betejë bashkë me të tjerët, për të cuar përpara një ëndërr të marrë peng, ëndrrën për një Shqipëri europiane, ku populli voton lirisht”.

Kryesocialisti tha më tej se “Nuk ka asnjë hap mbrapa, nuk ka asnjë lëvizje nga pozicioni ynë i qartë dhe i drejtë. Ne nuk e konsiderojmë dhunën një instrument të përdorshëm në kushtet e një beteje për një Shqipëri më të mirë. Kjo është e vërteta jonë e gjithë rrugës nga vijmë dhe ku do të

Read More

Çdo tentativë e kreut të PS, për dhunë do të marrë ndëshkimin ekzemplar, dhe askush tjetër përveç atij. 27 policë dhe 81 gardistë të plagosur në mbrojte të institucioneve. Prokuroria i ka dhënë imunitet total opozitës

Kryeministri Berisha i bëri dje një apel të qartë kryetarit të Partisë Socialiste, të heqë dorë në mënyrë kategorike nga nxitja e protestave të dhunshme, ndërsa garantoi se nëse Rama tenton të përsërisë në një rast të dytë aktet kriminale të 21 janarit, ai personalisht do të marrë ndëshkimin ligjor më ekzemplar. Deklaratat, Kryeministri Berisha i bëri dje gjatë mbledhjes së qeverisë, ku dhe informoi ministrat dhe mbarë qytetarët për nxitësit e demonstratës së dhunshme të premten që shkoi. Ai theksoi se çdo tentativë e kryetarit të opozitës për dhunë ndaj institucioneve do të marrë ndëshkimin ekzemplar dhe askush tjetër nuk do të ndëshkohet përveç atij. “Tani dua t’i them atij në mënyrë përfundimtare.

Read More

Xh.Z.jpgXhelal Zejneli 

Popujt e vegjël që gjatë historisë nuk kanë pasur një protektor, kanë rënë:

– ose nën diktaturë;

– ose në anarki;

– ose kanë përjetuar luftë civile.

Read More