Demonstrata e dhunshme, Berisha takime me ambasadorëTakimi i parë ishte me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, i cili një ditë më parë e cilësoi të patolerueshme demonstratën e dhunshme

Pas demonstratës së dhunshme që organizoi Partia Socialiste më 21 janar, e cilësuar si një përpjekje e pastër për grusht shteti prej kryeministrit Berisha, anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe forcave të koalicionit qeverisës, dhe e dënuar në unison nga faktori ndërkombëtar, kryeministri Berisha ka nsiur paradite takimet me diplomatë të huaj të akredituar në vendin tonë.

Takimi i parë ishte me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, i cili një ditë më parë e cilësoi të patolerueshme demonstratën e dhunshme, duke deklaruar se ishte qartësisht e dëshmueshme se një grup njerëzish kishin mbërritur para godinës kryeministrore për dhunë e jo për demonstrim paqësor. 

 Në konferencën e tij të parë zyrtare para medias, ambasadori i ri amerikan në Tiranë bëri thirrje që t’u jepet fund demonstrative, pasi lufta antikorrupsion me të cilën justifikohen ajo nuk zgjidhet me dhunë në rrugë dhe se Shqipëria, sipas tij, është një vend me institucione demokratike dhe funksionale.  

Kryeministri Berisha u takua edhe me ambasadorin e Hungarisë, vendit që mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian, Molnari, si dhe me kreun e delegacionit te Komisionit Europian në Tiranë, Etore Aqui dhe ambasadorin e OSBE-së, Uallfarth.

Një tjetër takim, kreu i qeverise Berisha zhvilloi me 14 ambasadorë të tjerë të vendeve të BE-së, ku u diskutua mbi zhvillimet që u shënuan në demonstratën e dhunshme të premten e 21 janarit

Qeveria sqaron takimin e kryeministrit Berisha me ambasadorët

 “Kryeministri Berisha i risiguroi ambasadorët për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e Kushtetutës, të shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike në vend”.

Kjo është deklarata zyrtare e lëshuar nga Këshilli i Ministrave lidhur me takimin e zhvilluar sot mes kryeministrit Berisha dhe ambasadorëve.

Konkretisht, bëhet fjalë për takimin e organizuar prej tij me ambasadorin e SHBA, Aleksandër Arvizu, të delegacionit të BE-së, Ettore Sequi, ambasadorin e Hungarisë, e cila është presidenca e radhës e BE, zSandor Molnari dhe ambasadorin e prezencës së OSBE, zotin Eugen Uollfarth.

Ai i njohu ata me hollësi për të gjitha zhvillimet e fundit, pas ngjarjeve të ndodhura.

Gjithashtu, kryeministri Berisha zhvilloi takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, NATO-s, por edhe vendeve të tjera, ku u bëri me dije hollësisht zhvillimet më të fundit.

ambasadorët