(I përditësuar)- 16:00- Përkeqësohet situata pwrpara Kryeministrisw, të shtëna para kryeministrisë, ndërsa ende nuk dihet nëse po qëllohet me plumba të vërtetë apo me plumba gome. Te shtenat vijne nga brenda Kryeministrise, ndersa jane dy persona te shtrire pertoke.

15:47- Protesta tashme është zhvendosur nga nga sheshi para godinës së kryeministrisë në krah të saj, ngjitur me godinën e Piramidës. Ndërkohë, ka edhe një tërheqje të forcave të policisë. Janë pakësuar forcat e policisë, ndërsa ka vetëm një kordon forcash policore përballë kryeministrisë.

Read More

(E Plotësuar)-Shpërthime, të plagosur dhe tymi nxijnë demonstratën e opozitës

Përplasje fizike, gurë, lëndë plasëse, polici dhe të plagosur, vazhdojnë të shoqërojnë demonstratën famëkeqe të opozitës.

E ndërsa shpërthimet e lëndëve plasëse të hedhura nga protestuesit nuk mungojnë, turma e dehur nuk ndalet, por mësyn drejt Kryeministrisë.

Ndërkaq disa makina kanë përfunduar nën flakë dhe nën sulmet e protestuesve, duke u kthyer kështu në një vend që flakëron nga flakët dhe nxin nga tymi.

E nuk dihet se cili do të jetë drejtimi që do të marrë kjo protestë, ndërsa, vetë organizatorët e protestës, ata që hedhin gurin dhe ngritën popullin, qëndrojnë në heshtje duke vëzhguar “fatkeqësinë” që mbollën me kujdes.

Ka degjeneruar në dhunë demonstrata e Partisë Socialiste. Demonstruesit e thirrur nga PS-ja është përballuar me policinë në mënyrë mjaft të egër. Situata në kryeqytet është kaotike

Read More

Kreu i PS-së, Edi Rama tha sot në një deklaratë për mediat se opozita nuk ka ndërmend të përdorë dhunë, por nuk mund të ndal popullin që të demonstrojë pakënaqësinë ndaj kësaj qeverie.

Ai reagoi ndaj deklaratave të ministrit të Mbrojtjes janë të pabesueshme, duke qenë se vet Imami në vitin 1997 bënte thirrje për dhunë mbi tanke.

“Ministri i Mbrojtjes duhet të dilte i fundit për të thënë avazin në fjalë. Se merr dot seriozisht as roja e Ministrisë së Mbrojtjes, këtë Imamin që doli mbi tanke”, tha Rama. Ai u shpreh se qeveria është vënë në pozitë të vështirë pasi është kapur duke vjedhur dhe se “prandaj do të bëhet demonstrata e nesërme, që qeveria të mos shkelmojë nga halli se është zënë duke vjedhur”.

Read More

KE: Të mos keqpërdoret liberalizimi i vizaveAta duhet të ndërmarrin masa përkatëse që të mos ketë keqpërdorime të sistemit”, u përgjigj Malstrom në pyetjen e përbashkët të parashtruar nga eurodeputetët Simon Busitil, Manfred Veber, Ana Maria Koraza Bilt dhe Monika Hohlmejer, të gjithë nga grupi i Partive Popullore, për shqetësimin rreth zbatimit korrekt të lirimit nga regjimit të vizave për Maqedoninë dhe Serbinë.

Eurodeputetët dhe Komisioni Evropian kërkojnë që të ndërmerren të gjitha masat përkatëse, si nga ana e BE-së ashtu edhe nga vendet shfrytëzuese të regjimit pa viza, që të parandalohet keqpërdorimi i sistemit. Ky është konkluzioni kryesor nga debati i mbrëmshëm në Parlamentin Evropian pas pyetjes së deputetëve për zbatimin korrekt të regjimit pa viza për Maqedoninë dhe Serbinë.

Read More
image

 Sot, në ditën e parë të hyrjes në fuqi të vendimit të Bashkimit Evropian për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën ‘Shengen’, pesëdhjetë syresh që nuk kanë udhëtuar asnjëherë jashtë vendit, do të udhëtojnë drejt Brukselit. Ata do të priten në takime të veçanta nga përfaqësues të lartë të Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Europian. Axhenda e tyre sot në Bruksel vazhdon me një takim të posaçëm me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, Kryetarin e Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan dhe eurodeputetet Doris Pack dhe Tanja Fajon. Takimin, bën të ditur njoftimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme, do ta përshëndesë edhe Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek. Për udhëtarët e parë të lëvizjes së lirë nga Shqipëria në Evropë është organizuar edhe një tur shëtitës në qytetin e Brukselit

Read More

Ardian Ndreca-Në Shkodër përdoret nji fjalë e urtë: “Te dhandrri hanë e pinë, te nusja gja nuk dinë”. Kur nji punë bahet pa dijeninë e të interesuemit të drejtpërdrejtë, që në gjuhën e politikës quhet “mungesë transparence” domethanë se diçka e ndytë, madje shumë e ndytë mshehet mbrapa.
Populli i Shkodrës nuk dinte asgja rreth marrveshtjes mes Tiranës dhe Zagrebit për ndërtimin e nji centrali atomik në brigjet e liqenit të Shkodrës.

Vetëm ata që sot janë shpresa e këtij qyteti, të rinjtë, reaguen, me aq sa kishin mundësi, dhe si hap të parë mbushën qytetin me postera kundër idesë së çmendun të ndërtimit të nji centrali bërthamor në atë qytet.

Read More

Më në fund një “Mosmarrëveshje” e munguar! Një mosshje” e munguar! Një mos-marrëveshje e qenë, e pranishme, sendërtare, ngatërrestare, konfliktuale, por e pathënë, d.m.th, e pashkruar. Ky nuk është testament i një qytetari të zakontë, por i shkrimtarit Kadare. Ka një ndryshim thelbësor mes testamentit të një qytetari, qoftë edhe të pasur, me testamentin e një shkrimtari. Mjafton kjo, besoj, për të kuptuar rëndesën, n’daç pendesën e nevojshme që u lipset të gjallëve të kuptojnë “mosmarrëveshjen” që vazhdon të lesharapërojë mes vedi, mes shqiptarësh, mes unit dhe tjetrit, mes mitit dhe historisë, mes dëshirës dhe pamundësisë, mes destinit historik dhe yshtjes propagandistike të liderit partiak, mes të sotmes dhe të djeshmes apo edhe mes fqinjësh sherrxhinj.

Read More

Vëllai i Topallit, konsull në MilanoPas dhëndrit, “del” në sipërfaqe edhe vëllai i kryeparlamentares, z. Gjon Çobo, nga emigrant në zyrat e diplomacisë

Emërimi i dhëndrit në Ambasadën Shqiptare në Paris është vetëm ‘maja e ajsbergut’ në emërimet e ndikuara nga kryetarja e Kuvendit. Kësaj here bëhet fjalë për vëllanë e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, Gjon Çobo, i cili është emëruar konsull në konsullatën e Milanos.
Z. Çobo nuk ka asnjë shkollim të lidhur me diplomacinë, madje për të emëruar atë si konsull në këtë konsullatë është bërë edhe një ndryshim i posaçëm i organikës së këtij institucioni. Kjo organikë nga 2+1 ka kaluar në 3+1 për t’i hapur një vend vëllait të znj. Topalli.

Read More

Shqipëria ishte vendi i fundit që 20 vjet më parë shembi regjimin komunist duke i hapur rrugën pluralizmit me themelimin e partisë demokratike, forcës së parë politike që lindi në vend. Të gjithë pranojnë se Shqipëria ka pësuar ndryshime të thella dhe ka realizuar një kapërcim të madh, porse ajo mund të kish përparuar më shpejt nëse tranzicioni i saj nuk do të ish shoqëruar me trauma që e vonuan në kohë. Po si i shohin këto zhvillime disa prej aktorëve të atyre ngjarjeve dhe figurave të njohura të jetës publike në Shqipëri:

Në ato ditë të vrullshme të dhjetorit 1990 që nisën me datë 8, Arjan Manahasa ishte ndër studentët më aktivë që u vunë në krye të asaj lëvizje që do të sillte pak ditë më pas shpalljen e pluralizimit dhe lindjen e partisë demokratike. Por angazhimi i tij në Shqipërinë që rrëzoi murin e komunizmit nuk do të zgjaste shumë, “jo për të dezertuar” dëshiron të saktësojë sot ai, “por për t’ju rithyer statusit të studentit”.

Read More

http://ps.al/ditarips/DITAasdfasdf3.jpgPërmbytja dramatike e zonës së Shkodrës dhe përkeqësimi i mëtejshëm i situatës nga ora në orë në veriun e vendit kanë qenë tema më e nxehtë e debatit politik gjatë kësaj jave. Kryetari i Partisë Socialiste në disa bashkëbisedime të zhvilluara me gazetarët është shprehur qartë se fajtor për këtë situatë është Sali Berisha dhe se banorët e Shkodrës sot po vuajnë pasojat e një pushteti që s’do t’ia dijë për hallet e popullit.

“Kur veriu i Shqipërisë u përmbyt si kurrë më parë, Saliu fajësoi natyrën, fajësoi shirat, fajësoi hënën blu, fajësoi kë mundi edhe Zotin vetë, por nuk morri mbi vete përgjegjësinë që i takonte atij dhe qeverisë së tij për mijëra hektarë tokë të përmbytura, për mijëra shtëpi të dëmtuara dhe për humbjen e prodhimeve bujqësore e blegtorale të mijëra e mijëra familjeve që jetojnë në atë zonë. Më pas erdhën përmbytje pas përmbytjesh dhe doli se jo një herë në 100 vjet, po edhe 5 herë në vit mund të ndodhë ajo që në fakt nuk ka ndodhur kurrë më parë. Për të ardhur tek kjo përmbytje, e pesta herë brenda vitit, me përmasa katastrofike dhe sigurisht për të njëjtat arsye dhe me të njëjtin fajtor, Sali Berisha.”

Read More