UNIONI KOMBETAR SHQIPTAR
KESHILLI MBAREKOMBETAR
KRYESIA – DIASPORE
 
DEKLARATE e Keshillit Kombetar te Unionit Kombetar Shqiptar ne Diaspore
Opinionit mbarshqiptar,
Institucioneve atdhetare shqiptare ne Republiken e Shqiperise, Kosove, Maqedoni, Malin e Zi, te Çamerise dhe ne Diaspore,

Read More

Partitë opozitare në Shqipëri kanë marrë vendim për të vazhduar protestat kundër qeverisë. Ditën e premte do të bëhen protesta në 4 qytete.

Në Shqipëri ngjarjet që ndodhën në demonstratën e 21 Janarit ku humbën jetën 3 persona sollën pas një tensionim politik në vend. Partitë opozitare të majta po përgatiten për të bërë manifestime të reja.

Ditën e premte në 4 qytete do të bëhen parakalime në heshtje. Në qendër të protestave është qeveria e koalicionit me në krye Sali Berishën.

Kërkesat e tyre janë largimi i qeverisë së koalicionit nga pushteti, vajtja në zgjedhje të parakohshme dhe hetimi i ngjarjeve të 21 Janarit në mënyrë të detajuar.

Read More

Është pak të thuash se mbyllja e vitit që shkoi nuk ishte e mirë për shqiptarët. Dhe, si të mos mjaftonte kjo, në kundërshtim të plotë me urimin « na qoftë i mbarë ky vit », fillimi i vitit 2011 ishte edhe më i keq.
Pa u zbehur ende kujtimi i festave, normaliteti i jetës shqiptare u prish. E kjo nuk është aspak një fjalë goje. Normalitetin e jetës e prish lufta, katastrofa natyrore, por mbi të gjitha njeriu vetë, kur nuk është normal. Një specie e tillë njerëzore e përfton normalitetin si diçka të huaj, madje të rrezikshme. Ndaj në rastin më të parë përpiqet ta shkallmojë atë.

Read More

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi u drejtoi sot një mesazh qytetarëve shqiptarë lidhur me situatën e fundit politike në vend.

Read More

Mesazhi i Presidentit, i cili u është drejtuar qytetarëve, në fakt përbën një apel të fortë për politikën dhe institucionet duke kërkuar marrjen e masave konkret në lidhjet me ngjarjet e datës 21 janar.

Duke folur për situatën e krijuar në vend pas demonstratës së dhunshme, Topi ndalet dhe në respektimin e institucioneve dhe zbatimin e ligjeve. Edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, Topi shprehet se ligjet duhet të zbatohen edhe nga Garda e Republikës, gjë që nënkupton zbatimin e urdhër-ndalimeve të lëshuara nga prokuroria për gjithë drejtuesit e Gardës.

Read More
Presidenti Topi pret Përfaqësuesin e Komunitetit të “Sant’ Exhidios”, Vinçenco Palian Tiranë, 29 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot përfaqësuesin e Komunitetit të “Sant’ Exhidios”, Vinçenco Palian dhe delegacionin që e shoqëron gjatë vizitës së tij në vendin tonë.

Ashtu si Berisha më herët, Topi e informoi Palian lidhur me zhvillimet në Shqipëri duke diskutuar me të për situatën më të fundit politike.

Read More

Tiranë, 29 Janar, NOA – Gazetat shqiptare janë të mbushura kryesisht me artikuj që flasin për tubimin homazh dje të opozitës, i cili nuk u shoqërua me dhunë, shoqëruar me deklaratën rreth saj të Partisë Demokratike si edhe kryesocialistit Rama.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Ana pret drejtësi”, i cili është një reportazh i realizuar nga manifestimi homazh i opozitës dje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Detajet e dorëzimit të gardistëve”, është një artikull tjetër që tregon mbi thirrjet e gardistëve nga organi i akuzës për të përfshirët në demonstratën e dhunshme.

“Zbulohen mesazhet, Edi Rama u kërcënua me atentat një natë para demonstratës” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Read More
Kryesocialisti del menjëherë në konferencë për shtyp pas manifestimit homazh, duke iu drejtuar ndërkombëtarëve posaçërisht në gjuhë të huaj

Kryetari i PS-së, Edi Rama u ka kërkuar partnerëve të Shqipërisë që të rishikojnë marrëdhëniet me “regjimin në pushtet”, siç e quajti kreu i opozitës, qeverinë shqiptare.

Read More

Berisha sulmon Presidentin: Vetëm Topi nuk pa dhunë në demonstratë“Zoti Topi ditën e parë nuk pa policë që gjuheshin barbarisht, nuk pa policë që u hudhej flaka për t’u djegur, nuk pa policë të shtrirë përtokë dhe që kafshët u vërsuleshin me tërbimin më të madh, nuk pa flamurin që një bandit e hodhi si leckë dhe një hero e veshi.
Po them një të vërtetë shumë të trishtë, shumë të hidhur. Kjo është një e vërtetë që do të dalë nga komisioni hetimor, që do të hetojë çdo gjë”. Këto janë fjalët e kryeministrit pak minuta më parë gjatë konferencës për shtyp para demonstratës-homazh. 

Në konferencën për shtyp, pak para fillimit të tubimit-homazh të opozitës në nderim të viktimave të 21 janarit, kryeministri Berisha, për të disatën e herë i quajti ngjarjet e kësaj date një puç ndaj tij dhe qeverisë që ai drejton. Berisha u ndal me detaje në ato që ai i quajti të dhëna për puçin që nuk arriti të finalizohej.

Read More

Shkrimtari i madh shqiptar, i njohur në mbarë botën dhe fitues i disa cmimeve letrare mbush sot 75 vjec. Ditën e lindjes, shkrimtari do ta kalojë në Paris me familjen e tij, larg zhurmës e bujës. Nga ana tjetër, tri ditë më vonë në Tiranë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të organizojë një konferencë jubilare për të. Vetë Kadare nuk do të jetë i pranishëm, siç pohojnë anëtarë të Akademisë, por me rastin e 75-vjetorit të lindjes së shkrimtarit dhe Akademikut ditën e hënë, në datën 31 janar 2011, në orën 11:00, në sallën “Aleks Buda” do të mbahen referime nga studiues, njohës të veprës së tij.

 

Read More