Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka paralajmëruar protestën e radhës më 28 janar para Qeverisë në shenjë dënimi për dhunën qeveritare.

Ai këtë e deklaroi në ceremoninë mortore të dy viktimave të vrara në demonstratën e 21 janarit para kryeministrisë në Tiranë.

“Ftesa ime është për të vazhduar në rrugën pa kthim drejt një Shqipërie ku gjithsecili të ndjehet i lirë dhe ku ligji të jetë i njëjtë për të gjithë. Të premten të mblidhemi në bulevard për të ndaluar dorën e krimit. Demonstrata e ardhshme do të jetë në kujtim të viktimave. Jemi më shumë të vendosur se kurrë për të ndalur dorën e krimit. Do rezistojmë kundër dorës së krimit” u shpreh Rama.

Ai tha se protesta e së premtes do të jetë një shenjë revolte kundër dhunës dhe krimit qeveritar. (INA)