image
Ka përfunduar pa asnjë rezultat takimi mes kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama ne tryezen e organizuar nga nderkombetaret per zgjidhjen e krizes politike në Shqipëri. Pas rreth 4 orë bisedimesh në restorantin “Krokodil” ne Strazburg, Rama u shpreh se kauza e opozitës për transparencë të zgjedhjeve do të vazhdojë.
Rreth takimit u shpreh edhe Komisioneri për zgjerimin e Bashkimit Europian, Shtefan Fyle i cili tha se po ecet përpara në përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje, por shtoi se ka ende shumë për të bërë.
Pas këtij takimi, kryeministri Berisha pritet të kthehet sot në Shqipëri, ndërsa kreu socialist Rama ditën e shtunë.
Në darkën e shtruar për dy lideret shqiptare, moren pjese edhe Joseph Doul, Kryetar i Grupit të Partisë Popullore Evropiane, Martin Schulz, Kryetar i Grupit të Partisë së Socialistëve Europianë në Parlamentin Evropian, Shtefan Fyle, Komisioneri per Zgjerimin e BE-se, si edhe eurodeputeti Eduard Kukan

Read More

Sot u rihap sërish tuneli i KalimashitNë ceremoninë e rastit ka qenë i pranishëm ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, i cili deklaroi se nisja e qarkullimit në këtë segment dhe hapja e tunelit i shërben të gjithëve dhe do të jetë pa pagesë.

Sot përfundimisht është rihapur tuneli jugor i Kalimashit, pjesë e autostradës Durrës-Kukës. Në ceremoninë e rastit ka qenë i pranishëm ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, i cili deklaroi se nisja e qarkullimit në këtë segment dhe hapja e tunelit i shërben të gjithëve dhe do të jetë pa pagesë.

Në fjalën e tij Olldashi sqaroi se shembja e ndodhur në tunel ishte për shkak të rrëshqitjes së dherave, pra shkaqe natyrore dhe jo pasojë gabimit njerëzor. Sipas tij, hapja është e rëndësishme për sezonin turistik dhe premtoi se në muajin shtator do të mundësohet edhe hapja e tunelit verior.

Read More

Regjimet terroriste, si regjime që në planin e brendshëm nuk çajnë kokën se si përjetohen vendimet dhe aksionet e tyre nga një pjesë e popullsisë, përkujdesen që në rrafshin e politikës ndërkombëtare të jetë i plasuar vetëm interpretimi i tyre i ngjarjeve.

Në të njëjtën mënyrë si regjimi terrorist i Millosheviqit, i cili refuzonte çdo ekspertizë të

hetimit të pavarur ndërkombëtar  për krimet e bëra, me arsyetim se « Republika e Serbisë ka institucione që funksionojnë me kapacitet të plotë dhe se këto institucione janë të vetmet që duhet të përgjigjen në çështjet e hapura”, po në të njëjtën mënyrë pinjollët e këtij regjimi në Shkup refuzojnë hapjen e hetimeve ndërkombëtare për Krimin monstruoz të vrasjes së Harun Aliut, Xhafer Shalës, Shaban Zenunit dhe Qemal Mustafës.

Read More
Politikat shoviniste të fuqive rrotull kombit shqiptar e kanë të nevojëshme të sjellin në vëmendje një fenomen, i cili edhe pa komente, flet pastër me gjuhën e tij. Pse ka mbetur ky popull, kur popuj të tjerë më të mëdhenj u zhdukën? Edhe pse i mbajtur nën pushtim me shekuj, kombi shqiptar ja ku është dhe sot, dhe jo vetëm kaq, por mbi 9.4 milion vetëm në hapësirën e tij etnike, i coptuar në 5 shtete dhe i ndarë në 8 pjesë. Të vazhdojmë me tej.

Pse shqiptarët sot flasin gjuhën me të vjetër të kontinetit, mbi 9 mijë vjeçare (zanafilla)? Pse ky popull ka qenë kaq konservator për gjuhën dhe traditat e tij edhe pse ka qenë i pushtuar dhe nën veprimin e doktrinave bizantine të çkombëtarizimit dhe shfarosjes? Politikat shovene, përfshi këtu dhe shkencëtarët e tyre politikë, megjithë devijancat që kanë ndodhur, ata ende nuk po e kuptojnë që, historia komplekse e kombit shqiptar një ditë do të çkodifikohët, larg syzeve të errëta të ultranacionalizmit të tyre agresiv. Më keq për ta.

Read More

Z. Bajram Rexhepi

  I nderuari Z. Ministër,

Vizita juaj dhe takimi me Ministren e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka shkaktuar një revoltë të madhe te populli shqiptarë. Revolta është e madhe sepse ministrja Jankullovska është një hallkë e rëndësishme në zinxhirin që komandoi ekzekutimin terrorist të katër shqiptarëve, në mesin e të cilëve edhe Xhafer Shala, qytetar i Kosovës.

Read More
image

Edi Rama i jep fund grevës së urisë së deputetëve socialist dhe mbështetësve të majtë, 19 ditë pas fillimit të saj para godinës së qeverisë. Ky vendim është marrë pas angazhimit të ndërkombëtarëve për të ulur në bisedime të enjten në Strazburg, Sali Berishën dhe Edi Ramën dhe për të gjetur një zgjidhje. Këtë fakt e konfirmoi kreu socialist ndërsa bëri publik fundin e grevës në protestën e së mërkurës, para çadrave të grevistëve.
“Nesër përfaqësuesit më të lartë të së majtës e të djathtës evropiane me mbështetjen e të gjithë komunitetit ndërkombëtar presin në tryezë të dyja palët për të kërkuar zgjidhjen dhe për t’i hapur rrugën jo vetëm transparencës, por edhe përballjes me sfidat e integrimit. Përgjigja ime në emrin e të gjithëve ju, në emër të atyre ka qene e menjëhershme dhe pa asnjë ngurim, po ne jemi të gatshëm t’i japim zgjidhje kësaj krize, jemi të gatshëm të hapim rrugën e liberalizimit të vizave, ne jemi të gatshëm të hapim rrugën e integrimit të vërtetë të Shqipërisë në BE” tha Rama.

Read More

Shkruan: Fadil SHYTI

Ka vite që në shkrimet e atyre pak analistëve përparimtarë, me të drejtë kanë folur dhe shkruar, prej kohësh është paralajmëruar fakti i hidhur, që padrejtësitë e pushtetit maqedonas në bashkëpunim me politikanët puthadorët e tyre në Shkup, Prishtinë dhe në Tiranë; ka rrezik serioz që të destabilizohet rajoni! Mirëpo, pushtetarëve në Maqedoni dhe gjetiu, nga njëri vesh u hynte – në tjetrin u dilnin fjalët dhe shkrimet që e pasqyronin gjendjen e hidhur të së vërtetës.

Read More

Hadi Osmani-Fshati Sllupçan,Zvicër

Udhërëfyesit e Qeverisë janë demagogët që me breshëri plumbash po na vrasin dita ditës dhe tanimë kjo është fundi i pashpirtësisë së tyre , tani kur vranë katër shqiptarë dhe me arsyetime të kota mundohen të mbulojnë mëkatet dhe fajin e tyre.Sllavët po na vrasin me të madhe, varret tona nuk kanë fund dhe ne po na ngec pështyma në fyt duke thënë deri kur kështu. Në vitin 2001 u bë lufta dhe në krye te kesaj lufte ishte njeriu më me autoritet, njeriu që ishte me merita dhe vepër me te madhe si asnjë shqiptar tjetër, Ali Ahmeti.,Ky njeri kishte një histori në vete,që nga koha kur ishte student. ,dhe pas asaj kohe ai nga pushteti i atehershëm iku dhe migroj ne Zvicër por kur nuk u largua nga çështja shqiptare, ndaj kontribuoi në emër të UÇK dhe hyri në pushtet.

Read More
image
Ky libër kushtuar Lekës së Madh pretendon të hedh dritë në një epokë të së kaluarës së Ballkanit, që prekë rrënjët edhe të kombit shqiptarë. Historiani Nebi Dervishi me rastin e promovimit tha se ky libër mbi të gjitha është përgjigje e disa pretendimeve joserioze shkencore, ndaj atyre që duke pasur komplekset e origjinës, i shmangen vetvetes. Dervishi gjithashtu tha se Leka i Madh nuk është i pa zot, pasi burimet historike flasin se trashëgimia e maqedonasve antikë u takon shqiptarëve më shumë se çdo populli tjetër në Ballkan.
“Botimi i librit Leka i Madh është një vërejtje serioze për historianët shqiptarë sidomos për ata që merren me studimin e antikitetit si dhe në të njëjtën kohë është një përgjigje për të hedhur poshtë pretendimet joserioze shkencore të studiuesve sllavo-maqedonas të cilët duke pasur kompleksin e origjinës ikin nga vërtetësia. Ky libër parasëgjithash u drejtohet atyre që kërkojnë të dinë dhe kanë mendje por edhe cytën nga shpirti dhe dëshira në vazhdimësi për historinë e shqiptarëve në trojet etnike që nga antikiteti e deri në ditët tona”, tha historiani Nebi Dervishi.

Read More