Ditëve të fundit me një qasje joserioze publiku bombardohet me do opinione që duke dashur të bëjnë diÇ të mire ,në të vërtetë bëjnë dëm në arenën politike në këtë vend,vecanërisht në taborin e publikut shqiptar.Sot,kur ka aq liri në shitjen e ideve ,kur mjetet e informacionit janë aq liberale në pranimin e gati cdo mendimi,pa mare parasysh se cfarë është qëllimi përfundimtar I tij,kur rjeti I internetit të mundëson të kesh qasje në cdo lëmi, mënyrat e këtilla të shkruarit nuk janë një mënyrë e qëlluar e zgjidhjes së problemeve.Në të vërtetë ne duhet të distancohemi nga cdo orvatje për etiketim të pabazë të disa individëve ,subjekteve politike shqiptare dhe asociacioneve tjera të pamvarura shqiptare që veprojnë në këtë krahinë.
Maqedoni
SHQIPTARËT NËN “MAQEDONI” DUHET TË KRIJOJNË PARTINË E TYRE: PARTIA E PROGRESIT KOMBËTAR SHQIPTAR!
GAFURR ADILI:
Situatat e krijuara në “Maqedoni”, dhe në veçanti në trojet etnike të Shqipërisë Lindore nën “Maqedoni”, sidomos pas denigrimit të çështjes kombëtare që, për gati gjatë këtyre dy dekada me rradhë, partitë politike shqiptare (servile dhe marioneta të pushtuesit e të kolonizatorit sllavo-maqedonas), dhe në veçanti BDI (Bashkimi Demokratik për Integrim) e Zotit Ali AHMETI, parti kjo e dalë nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ia kanë shkaktuar kauzës kombëtare shqiptare, si një nga domosdoshmëritë më të mëdha dhe më urgjente të kohës, shtron nevojën dhe domodoshmërinë e krijimit të një partie (të re) kombëtare të shqiptarëve të Shqipërisë Lindore nën IRJM, të: Partia e Progresit Kombëtar Shqiptar (PPKSH).
Leka: Jemi të rrezikuar
I njohur si komandant Leka, Daut Rexhepi aktualisht deputet i pavarur në parlamentin e Maqedonisë ka theksuar për “Lajm” se ndjehet i rrezikuar pas ekzekutimit të disa prej anëtarëve të “grupit” të akuzuar si fajtorë për rastin “Punëtorët e Mavrovës”. Vrasja e Shaban Zenunit dhe vetëvrasja e Sait Rushitit në burgun e Idrizovës i ka rritur dyshimet se në të ardhmen mund të eliminohen edhe disa persona të tjerë që gjykatat e Maqedonisë i akuzojnë si fajtorë për krime të bëra ndaj njerëzimit gjatë konfliktit të vitit 2001.
“Realisht vetëm ngritja e akuzës është nj padrejtësi dhe rrezik. Në atë kohë akuzat janë ngritur sipas shijes së dikujt, për t’i shërbyer politikës ditore. Kjo që po ndodhë është një katrahurë, pasi rasti ka arritur deri në ekstrem. Jemi dyfish të rrezikuar, fillimisht nga akuza të pabaza dhe e dyta nga likuidimi i njerëzve”, tha Daut Rexhepi – Leka. Ai tha se ndjehet i rrezikuar për jetën e tij, por nuk frikohet pasi e ndjen veten të pastër. “Nga karakteri jam i atillë që nuk iu frikohem këtyre rasteve pasi e di se nuk i kam bërë dëm askujt dhe jam i pastër plotësisht”, tha Leka.
Deputeti Daut Rexhepi-Leka theksoi se personat të cilët akuzohen se kanë vrarë 12 civilë maqedonas janë krejtësisht të pafajshëm. “Unë posedoj edhe kundërdëshmi shumë të fuqishme. Personi, i cili është nga Kosova, në bazë të të cilit është ngritur procedura ndaj neve, i ka mohuar të gjitha fjalët që policia e ka detyruar me dhunë t’i nënshkruaj”, tha Leka.
Shkup: Kopjet e Enciklopedisë së vjetër të rikthehen në shitje
Enciklopedia e parë maqedonase ka përfunduar dhe nuk do të botohet më, megjithë lëshimet e shumta në përmbajtjen e saj. Por botimet e mbetura të kësaj Enciklopedie duhet të nxirren në shitje. Kështu deklaroi sot redaktori i ri i Enciklopedisë Maqedonase, Mitko Maxhunkov.
‘Unë vlerësoj se Enciklopedia e vjetër është çështje e kryer dhe në të ka shumë lëshime jo vetëm materiale por edhe gabime faktike lidhur me rajone dhe popuj të tërë, për shqiptarët, për kulturën maqedonase etj. Unë thash se ajo enciklopedi, ne për të morëm urdhër nga parlamenti ynë që të bëjmë një edicion të dytë të zgjeruar dhe çfarë do të thotë kjo…. asgjë tjetër përveç se kjo të hidhet në ndonjë depo ose të riciklohet dhe të ndryshohen 200, 300 ose 1 mijë kapituj. Por në fakt kjo gjë nuk zgjidh asgjë pasi ajo enciklopedi është përfunduar në këtë formë siç është, dhe këtu me një shtojcë të gjerë ajo duhet të jepet në shitje për blerësit dhe ky është mendim i imi personal”, deklaroi Mitko Maxhunkov, redaktor i ri i Enciklopedisë Maqedonase.
Sulmohet vetura e “Makedonija Pat”, një i vdekur
Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një sulmi të armatosur ndaj punëtorëve të ndërmarrjes publike “Makedonija Pat”. Incidenti ka ndodhur rreth orës 13 në pikën e pagesës në Petrovec, në autostradën Shkup-Veles, kur një grup i armatosur ka sulmuar makinën që ka mbartur paratë e pikës së pagesës së taksës rrugore.
Sipas MPB-së shoferi i makinës edhe pse i plagosur, nuk ka ndaluar makinën por ka arritur të mbërrije deri në lagjen Avtokamndë, përpara filiajlit të Stopanska Bankës.
Policia menjëherë ka mbërritur në vend e ngjarjes dhe po kryen ekspertizë. Personi i plagosur është dërguar në spital. Ndërkaq nga ndërmarrja “ Makedonija Pat” konfirmuan se makina është e kompanisë së tyre dhe se të punësuarit kanë qenë duke mbartur paratë nga pikat e pagesës
Incidentet në Maqedoni, duhet të merren seriozisht
Incidentet e fundit në Maqedoni, sado të vogla të jenë, duhet të merren seriozisht nga autoritetet e atjeshme, për shkak se do të mund të shndërroheshin në një problem serioz i cili do ta destabilizonte tërë rajonin. Këtë për ALSAT-M e deklaroi ish diplomati amerikan, James Hooper. Ai tha se Uashingtoni zyrtar si dhe shtete të tjera të Evropës, janë duke ndjekur me kujdes zhvillimet në Maqedoni.
“Në Uashington dhe në kryeqytetet evropiane ekziston një përkushtim i madh për çështjen e Maqedonisë për shkak se çdo incident qoftë edhe më i vogëli, mund të kalonte në një problem, i cili mund të çojë në destabilizimin e rajonit. Për këtë arsye të gjithë i kanë ndjekin incidentet qoftë edhe më të voglat, për të mësuar shkakun e krijimit të tyre, dhe për të parë nëse ka ndonjë implikim politik ose është vetëm një incident i vogël pa prapavijë politike”, deklaroi Hooper.
Ish diplomati amerikan, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të shfrytëzojnë mundësitë e tyre legale për të arritur deri të realizimi i kërkesave të tyre dhe të lënë format tjera të cilat vetëm mund të rrezikojnë sigurinë në vend.
Heronjtë dhe kriminelët
Nuk ka më keq se të jetosh në shoqëria ku strukturat policore janë ato që në çdo kohë, pa i dhënë llogari askujt, cilin të duan, e stolisin me diademën e heroit apo e ekzekutojnë si kriminel. Është i pafat ai popull të cilit një grusht politikanësh, ia ngatërron vlerat dhe jovlerat, të cilit injorantët partiak ia përcaktojnë standardet vlerësuese për të vlefshmen dhe të pavlefshmen që ka. Janë të rrezikshme shoqëritë ku qarqet policore janë ato që vendosin për fatin e bardëve e heronjve të një populli, dhe janë fatkeq popujt që nuk kanë asnjëfarë kontrolli mbi qarqet që kompletojnë listat e “heronjve“ dhe “kriminelëve”. Dhe është mëkat mbi të gjitha mëkatet t’i ndihmosh institucionet e një shtetit që hapur zhvlerësojnë çdo gjë që ka populli yt, është jonjerëzore të mbështesësh një qeveri e cila policinë e përdorë si eskadron për të likuiduar njerëzit që populli yt i vlerëson si heronj të tij. Pra, është i pafat ai popull të cilin e përfaqësojnë njerëz të cilëve nuk u shkon ndër mend të pyesin veten si është e mundur që në listën e njerëzve publik të popullit tënd, të mos ketë asnjë emër të panjollosur.
Ujku, qimen e ndërron por zanatin nuk e harron!
Ujku, qimen e ndërron por zanatin nuk e harron!
“Aksioni i armëve” i Rankoviqit dhe “Aksioni i armëve” i Jankullovskës janë produkte të të njëjtës kuzhinë antishqiptare!
I
Analistët dhe historianët e dhunës së diktaturave komuniste, një vend të rëndësishëm i kushtojnë themelimit të shërbimit sekret rus ÇEKA-s (në rusisht ЧК, IPA- Komisioni i jashtëzakonshëm pan rus për shtypjen e kundërrevolucionit dhe sabotazhës).
Ky aparat represiv në duart e komunistëve shkaktoi një tmerr të pa parë në historinë e njerëzimit. Jepen shifra rreth dhjetëra milion të vrarë dhe të torturuar.
I diskredituar për krimet monstruoze të ushtruara që nga themelimi i këtij shërbimi më 20 dhjetor 1917 dhe me qëllim të fshehjes së gjurmëve me 13 mars 1954 ky shërbim emërtohet KGB.
Flijimi për atdheun!
Teuta Rexhepi – Bjondina Juniku
Rogovë, maj – Një dritë iu shua shtëpisë së familjes Shala në Rogovë të Hasit. Njëri nga pesë vëllezërit u vra nga policët sllavo-maqedonas. Xhafer Shala 31-vjeçar më nuk është pjesë e familjes Shala të Rogovës së Hasit, edhe pse ai gjatë tërë jetës së tij, përballoi tri luftëra për lirinë e popullit shqiptarë. Ende pa i mbushur të 20-tat ai ishte bërë pjesë e UÇK-së. Kur mbaroi lufta në Kosovë hyri në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të cilat mendoheshin të ishte ushtria e ardhshme e Kosovës. Por, as tash pas 10 vjetësh, dhe kur Xhaferi iku nga kjo jetë me idealin për atdheun, TMK-ja ka arritur të kthehet vetëm në Forca të Sigurisë, që ende është shumë larg të qenit ushtri, ndërsa shumica e shokëve të Xhaferit më nuk janë as në FSK.
Protestoj!
nga Vigan F. Fanda
Na ishte një kohë një zakon shqiptar kur burrat e mençur e trima mbanin mustaqe e pinin kaçak nëpër oda. Kanë qenë burra pa shkollë po kanë ditur të kujdesen për ardhmërinë e fëmijëve të tyre, për aq sa kanë pasur hapësirë veprimi… Pikërisht këtë dua ta ndërlidh me kohën e tashme, kur në shtetin e djegur dashurie e sikleti për të ardhmen tonë, vendin e burrave të urtë me mustaqe e kanë zënë baballarët e kombit, që nga pamja duken si meshkuj, po jo dhe nga “tabiatet”, sepse kopeas përgjunjen para shtikllave të një kryepoliceje me pajme burri, të gatshme për shfarrosje “terroristësh”…
Ka vite që raportohet, për çdo ditë të Zotit, për operacione të urdhëruara nga ministresha “jonë”, që ka disiplinuar me dresura animale prijësit tanë. Duke i analizuar ngjarjet në mënyrë kronologjike shihet ashiqare se në fakt, sot e gjithë ditën, vazhdon të ndodhë ajo që ndodhi dhe dje… Urdhërat e ministreshës dhe të sejmenëve të saj të dëgjueshëm shqipfolës shndërrohen sakaq në bastisje të egra të “mbrojtësve tanë” me maska, pas të cilave mbeten dollapë të thyer, çilima të shkyer, dysheme e tavane të shkulur vandalisht dhe sy të tmerruar fëmijësh, grashë e pleqsh të sëmurë…, që e shohin për së gjalli natën e vorrit të xhehenemit pa pikën e fajit. Dhe, çuditërisht, pushtetarët shqiptarë, pa dallim partie, vazhdojnë të ndërtojnë bashkëjetesën me kolegët e tyre ministra e drejtorë, sikur në këso rastesh ndodh sefaja, jo hataja. Kështu ndodhi pardje në Bit Pazar, kështu ndodhi dje në Brodec, kështu ndodh dhe sot në Radushë, kështu do të ndodhë dhe nesër në ndonjë skaj të harruar shqiptarie, ku sërish do lidhen në një shtizë flamujt e dhelprës dhe gomarit dhe sërish do vazhdojë bashkëjetesa dhe dashuria e njëkahshme jona për bijtë e vetëm të Zotit, kojshitë tanë – sllavët.


