‘Leka i Madh’, libri i autorit Shefik Ollomani
Ky libër kushtuar Lekës së Madh pretendon të hedh dritë në një epokë të së kaluarës së Ballkanit, që prekë rrënjët edhe të kombit shqiptarë. Historiani Nebi Dervishi me rastin e promovimit tha se ky libër mbi të gjitha është përgjigje e disa pretendimeve joserioze shkencore, ndaj atyre që duke pasur komplekset e origjinës, i shmangen vetvetes. Dervishi gjithashtu tha se Leka i Madh nuk është i pa zot, pasi burimet historike flasin se trashëgimia e maqedonasve antikë u takon shqiptarëve më shumë se çdo populli tjetër në Ballkan.
“Botimi i librit Leka i Madh është një vërejtje serioze për historianët shqiptarë sidomos për ata që merren me studimin e antikitetit si dhe në të njëjtën kohë është një përgjigje për të hedhur poshtë pretendimet joserioze shkencore të studiuesve sllavo-maqedonas të cilët duke pasur kompleksin e origjinës ikin nga vërtetësia. Ky libër parasëgjithash u drejtohet atyre që kërkojnë të dinë dhe kanë mendje por edhe cytën nga shpirti dhe dëshira në vazhdimësi për historinë e shqiptarëve në trojet etnike që nga antikiteti e deri në ditët tona”, tha historiani Nebi Dervishi.
Nënkryetari i Shoqatës së historianëve shqiptarë të Maqedonisë, Skender Hasani tha se promovimi i librit Leka i Madh-Aleksandri i Maqedonisë erdhi në kohë të duhur meqë emri i tij, termi Maqedoni dhe përvetësimi i antikitetit, kohëve të fundit janë përdorur tej mase për përfitime politike.
“Leka i Madh dhe Maqedonia Antike kanë paraqitur vlera universale dhe jo vetëm të ngushta personale ose të jenë të një populli, që një popull ta përvetësoj atë histori të lashtë dhe lavdishme të Maqedonisë Antike dhe sidomos figurës kryesore të Lekës së Madh”, vlerësoi Skender Hasani, nënkryetar i Shoqatës së historianëve shqiptarë, Maqedoni.
Autori Shefik Ollomani nëpërmjet këtij libri ka për qëllim njohjen e shqiptarëve me një epokë të historisë së lashtë pellazgo-ilire, si dhe t’u rrëfejë atyre të vërtetën historike dhe etnike, si dhe ne shqiptarët duhet t’i dalim zot ‘Lekës së Madh’. Libri “Leka i Madh-Aleksandri i Maqedonisë’, është botuar nga Shoqata botuese ‘Shkupi’.