Opozita e vërtetë në jetën politike të Maqedonisë
Politikat shoviniste të fuqive rrotull kombit shqiptar e kanë të nevojëshme të sjellin në vëmendje një fenomen, i cili edhe pa komente, flet pastër me gjuhën e tij. Pse ka mbetur ky popull, kur popuj të tjerë më të mëdhenj u zhdukën? Edhe pse i mbajtur nën pushtim me shekuj, kombi shqiptar ja ku është dhe sot, dhe jo vetëm kaq, por mbi 9.4 milion vetëm në hapësirën e tij etnike, i coptuar në 5 shtete dhe i ndarë në 8 pjesë. Të vazhdojmë me tej.
Pse shqiptarët sot flasin gjuhën me të vjetër të kontinetit, mbi 9 mijë vjeçare (zanafilla)? Pse ky popull ka qenë kaq konservator për gjuhën dhe traditat e tij edhe pse ka qenë i pushtuar dhe nën veprimin e doktrinave bizantine të çkombëtarizimit dhe shfarosjes? Politikat shovene, përfshi këtu dhe shkencëtarët e tyre politikë, megjithë devijancat që kanë ndodhur, ata ende nuk po e kuptojnë që, historia komplekse e kombit shqiptar një ditë do të çkodifikohët, larg syzeve të errëta të ultranacionalizmit të tyre agresiv. Më keq për ta.
Por shqiptarët nuk pretendojnë t’i mbushn mendjen as shovenëve dhe shovinizmit, as lakenjve të tyre nga të të gjitha ngjyrave. Shqiptarët sot kanë kuptuar se aq sa e kanë problemin me ata që kanë shkaktuar tragjedinë e tij, po aq ata e kanë problemin brenda vetes së tyre, duke gjykuar me gjakftohtësi mbi politikën shqiptare, institucionet përfaqësuese, të cilat në këtë kohë të vështirë rilindjeje po dëshmojnë një pasivitet foshnjarak dhe apati, që kanë çuar në humbjen e dëshirës së tyre për të mbrotjur interesat kombëtare të shqiptarëve në Ballkan e kudo.
Në objektin e këtij trajtimi, po i referohemi politikës shqiptare në Maqedoni, e cila sot për sot mbetet më problematike për shkak të situatës së nxehtë që mbizotëron brenda shtetit maqedon. Politikanët shqiptarë nuk shfaqen origjinal përpara pasuesve të tyre në qëndrimet ndaj identitetit të tyre nacional. Përkundër detyrimeve dhe përgjegjësive ato sot synojnë karriget e ngrohta të pushtetit për interesa personale e të klaneve të tyre. Degjenerimi i misionit ka bërë që partitë e tyre të kthehen në falanga militantësh, një sëmundje politike, e cila nxjerr kokë në hapësirat e tjera shqiptare. Të gjithë kryetarët e partive politike shqiptare shfaqin dhe kanë interesa, sepse në çdo rast të përfaqësimit të tyre në qeverisjen e shtetit maqedon, ata kanë synuar poste në pushtet edhe kur politikat shtetërore kanë qene thellësisht antishqiptare. Ata e kanë keqpërdorur vullnetin e zgjedhësve të tyre, duke cënuar vlerat e demokracisë dhe më tej, interest kombëtare. Atëherë kujt i shërben ky lloj pushteti politik? Kujtdo, veç shqiptarëve dhe interesave të tyre JO.
Sot në jetën politike shqiptarët brenda Maqedonisë janë të përfaqësuar në pozitë dhe opozitë, duke lënë mënjanë mbrojtjes e interesave kombëtare. Nëse tek shqiptarët ndahet pushteti dhe del opozita, atëherë përkundër këtyre interesave, kanë dalë në plan të parë intresat vetjake dhe klanore të grupeve të caktuara, të cilët manipulojnë gjoja në emër të demokracisë. Atëherë, nëse është vërtet kështu, pse në shtetin dykombësh maqedon nuk funksionon Dhoma e Nacionaliteteve, pse një nga postet më të rëndësishëm (Presidenti, Kryetari i Parlamenti, Kryeministri etj.) nuk u besohet shqiptarëve?! Pse janë të kënaqur me “thërrimet” politikanët bajatë e të papërgjegjshëm, që veç çdo gjë mund të përfaqësojnë, por interest e shqiptarëve jo?!
Paradokset e jetës social politike nuk kanë të mbaruar. Shqiptarët kurrë nuk mund të mësohen me flamurin maqedon, pasi ai flamur nuk është simboli i tyre, kur në krah të tij nuk qëndron flamuri kombëtar shqiptar. Paradoksi shfaqet edhe në koalicionet qesharake politike, vetëm për të mbuluar falsitetin e jetës demokratike në një vend antidemokratik. Pjesmarrja në pushtet dhe koalicioni midis dy krahëve nacionalistë në këtë shtet, duke shkaktuar krizën më të thellë morale dhe politike, ka sjellë në vëmendjen e opinionit shqiptar thelbin e një loje aventurore të krerëve shqiptarë, të nxitur nga nacionalizmi maqedon. Të mos jesh në opozitë do të thotë që t’i kesh zgjidhur problemet më të mëdha të shqiptarëve, për të cilat sot detyrohen programet politike partiake. Kjo realisht nuk ka ndodhur edhe pse ka një marrëveshje ndërkombëtare, e cila është injoruar në mënyrë të njëanëshme që në pikënisjen e saj.
Atëherë pse duhet të pranohet kjo rrugë e gabuar dhe çfarë të mirash ka sjellë kjo politikë për shqiptarët? Kush i bind shqiptarët se është ndryshe dhe jo kështu siç janë? Pse i fshihen liderët politikë shqiptar të vërtetës, dhe në fund të fundit, cila është e vërteta sipas tyre? Të na e shpjegojnë e të na bindin. Ata duhet të kenë kurajon qytetare që këtë ta deklarojnë hapur përpara opinionit shqiptar pse mbajnë këtë qëndrim. Nëse jo, si mund të vazhdohet kështu dhe të pretendohet prej tyre se, ata vërtetë përfaqësojnë interesat e popullsisë shqiptare brenda shteti maqedon? Konformizmi i tyre politik nuk ka të bëjë me parimet e demokracisë, kur ai del mbi parimet dhe standardet e respektimit të të drejtave humane e njerëzore. Pse duhen shqiptarët vetëm për vota, për të çuar krerët e tyre në parlament apo qeveri? Edhe nëse kjo ndodh brenda një “normaliteti”, çfarë ka ndryshuar në një dekadë për shqiptarët në Maqedoni?
Paradoksi politik edhe pse po denoncohet, ai po vepron me kokëfortësi. A duhet të ketë kjo situatë shqetësuese një fund? Përgjigja e kësaj pyetje nuk u djeg shqiptarëve të thjeshtë, tashmë të lënduar thellësisht, por krerëve patriakë, të cilët herët ose vonë do të ndihen përgjegjës dhe llogaridhënës. Ata mbase i kanë bërë hesapet edhe për këtë, por ata nuk e dinë se sa “garanci” u ka dhënë për këtë sovrani popull.
Tentativat për unifikimin e faktorit shqiptar në Maqedoni janë bërë. Thirrja shqiptare thuajse ka rënë në vesh të shurdhër. Edhe pse ftesa të tilla janë bërë hapur, krerët politikë shqiptarë në mënyrën me të turpëshme u janë bindur funksionarëve të OSBE-së, të cilët janë përgjegjësit kryesor për injorimin e kërkesave të Marrëveshjes së Ohrit brenda shtetit maqedon. Pse shqetësohen këta misionarë për unifikimin e faktorit politik shqiptar? Çfarë i tremb ata tek bashkimi i shqiptarëve, pse ata mbyllin sytë kur shkelen hapur parimet demokratike të organizatës që përfaqësojnë, për kundër marrëveshjes për të cilën janë përgjegjës dhe kanë detyrimin institucional? Çfarë duan ata që ndërhyjnë që ky proces të mos ndodhë? Kujt i shërbejnë ata dhe kush i paguan në Maqedoni që situata e marrëdhënieve korrekte midis dy kombësive të mbetet e nderë?
Faji përsëri mbetet tek shqiptarët. Janë këta krerë me ndjenjë përjashtimi të rrethanave favorizuese, të përkulur, që janë terhequr e kanë kapitulluar, duke u justifikuar me “argumente” bajate. Me sa duket “borxhi” i tyre është i madh. Kjo është një përgjegjësi e lartë historike e kombëtare. Proceset e zhvillimit kombëtar kanë etapat e tyre. Ato nuk mund të digjen e as të anashkalohen. Unifikimi i faktorit shqiptar është një hap i ndërmjtetëm, që duhet respektuar.
Dikush mund të thotë: po nëse do të behet kështu, atëherë shqiptarët në Maqedoni do të mbeten përherë në opozitë(!). Po, kjo mund të ndodhë, por kjo nuk mund të konsiderohet aspak një fatkeqësi, përkundrazi, i kthen shqiptarët në faktorin kryesor politik vendimarrës në jetën politike të shtetit maqedon. Një vlerë e pallogaritëshme në forcën e saj, të cilën me dashje krerët politikë po e injorojnë. Kjo mënyrë e detyron nacionalizmin agresiv maqedon të kapitullojë.
Ta çojmë këtë argument edhe më tej. Të marrim ligjin zgjedhor, lufta për ta ndryshuara atë dhe për të vënë konkurencën e ndershme elektorale nuk shihet të funksionojë. Këtu është shansi i plotë të operohet në dimensionet e standardeve demokratike. Pse matematikisht nga procesi zgjedhor në Maqedoni dalin vetëm 26 – 28 deputetë shqiptarë? Pse sot ka mbi 200 mijë shqiptarë të ç’regjistruar refugjatë pa atdhe nëpër botë, vetëm pse largohen nga vendi mbi 6 muaj? A e di këtë fakt Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së që shqiptarët e Maqedonisë janë katandisur refugjat pa atdhe? Në nje realitet zgjedhor të deformuar në mënyrë të qëllimëshme në 6 zona elektorale, realisht votat e shqiptarëve në Manastir, Proljep, Velesh, Prespë dhe në shumë komuna të tjera, humbasin dhe nuk kanë asnjë vlerë. Kush ka frikë nga reformimi i sistemit zgjedhor në një zonë elektorale për kushtet etno gjeografike që ka shteti maqedon?
Marrja e maksimalitetit të vlerave demokratike duke qenë në opozitë kompakte, nuk e shmang dot krizën politike në shtetin dykombësh. Le të jetë ajo e pranishme, derisa faktori politik maqedon të futet në rrugën e reformimit të plotë demokratik. Në këtë mënyrë shqiptarët nuk do të humbasin asgjë, veç do të fitojnë të drejtat e tyre dhe do të kontribuojnë maksimalisht në stabilizimin dhe ruajtjen e situatës së dëshirueshme në këtë shtet. Kush nuk e dëshiron këtë?!
Tryezat politike do të sjellin të mira për të dy kombësitë, do të vijë natyrshëm bashkëjetesa, do të ulen vlerat e nacionalizmit ekstrem dhe shteti do të funksionojë si një shtet i standardeve të qytetarit. Zgjidhja e kësaj situate kërkon mençuri, kërkon njerëz të rinj në krye të partive politike shqiptare. U ka ikur koha “xhaketave të vjetra”, që me bindje po shlyejnë ende “borxhet” e vjetra. Ky duhet të jetë një “tsunam” shpirtëror tek shqiptarët, për të cilin ne besojmë se është në prag të shpërthimit të tij. Ky mesazh social politik nuk është për krerët partiakë, por për shqiptarët e vërtetë, të cilët mendojnë krejt ndryshe nga sahanlëpirësit shqipfolës.
Dr. Sulejman Abazi (NESHAJ)