Vetmia i shoqëron dhelprat në momentin që vdesin, s`bashku me jehonën e mëkateve të tyre që pandërprer godet muret e asaj pak ndërgjegje që i ka mbetur – ishin fjalët që dikur, shpesh i përdortë im gjysh.

Read More

Nga: Valon Kurtishi

Gjendja e sigurisë në Ish republikën jugosllave të Maqedonisë po rëndohet dita ditës. Në shënjestër të nacionalizmit primitiv sllavo-maqedonas të veshur me uniformë shtetërore dhe me ligjin e forcës (xhunglës) në dorë, gjendet i gjithë populli shqiptar i cili jeton prej mijëra vjetësh si autokton në territoret e veta etnike.

Forcat policoro-ushtarake maqedonase kanë provokuar përsëri në fshatin Gërçec të Shkupit duke mbajtur peng për disa orë me radhë familje të tëra shqiptare. Fshati është rethuar nga të katër anët me autoblinda dhe policë të maskuar dhe armatosur deri në dhëmbë, të cilët kanë qëndruar gjithë natën në hyrje daljet si dhe në brendësi të fshatit. Vetë pamja e tyre e jashtme nuk do tu hiqet kurrë nga mendja fëmijëve të vegjël të këtij fshati. Helikopterë të shumtë kanë fluturuar mbi këtë fshat të banuar me shqiptarë etnikë që rikthenin në memorien kolektive tonën si popull pamje nga viti i tmershëm 2001, kur helikopterët e njëjtë bënin kërdi mbi fshatrat dhe lagjet shqiptare në vend.

Read More

Faik MUSTAFA

Diçka po vlon , mund të përzihen kapuçat, sikur i ndihet era barotit, mund të krisë, janë këto disa nga pëshpëritjet që më së shumti dëgjohen nëpër ndeje të ndryshme. Prej nga këto konstatime ? Kujt i duhet krijimi i panikut? Mbase pjesërisht, në krijimin e kësaj atmosfere të zymtë, përmes informatave që i kanë sjellë si:Konfiskohet arsenal i armëve ,konflikt i armatosur mes policisë-grupit të armatosur , Komunikatë e UÇK-së, nëpërkëmbje e lirive dhe të drejtave më elementare,aktivizimi i ndërkombëtarëve për ringjalljen (jetësimin) e Marrëveshjes së Ohrit si garantë të saj etj. kanë krijuar mjetet e informimit publik e kuptueshme , vend për brengosje e shqetësim ka. Megjithatë , të mendohet se zgjidhja e tyre mund të bëhet vetëm me luftë , nuk i lejohet askujt .

Read More
image
Demokracia e Re ka drejtuar akuza në adresë të qeverisë e ne veçanti ndaj partnerit shqiptar, BDI-së, e cila sipas Imer Selmanit, nuk ka program të qartë për zgjidhjen e problemeve. Selmani vlerëson se vendimi i Ahmetit për të qëndruar në qeveri është pjesë e, siç shprehet, marrëveshjes së fshehtë që ekziston mes tij dhe Gruevskit, por e cila sipas kreut të DR-së, do të dëmtoj më së shumti interesat e shqiptarëve.
“Ata marrëveshje gjithsesi kanë, por ajo marrëveshje është shumë e dëmshme për shqiptarët në Maqedoni dhe thjesht është e dëshme për vetë Maqedoninë për vetë shtetin. Vendimet e qeverisë ku ata participojnë shumë herë janë në kundërshtim pastaj me interesin tonë parimor, qoftë kombëtar qoftë shtetëror në parlament dhe mënyrën më të lehtë e gjejnë të jenë pjesë e qeverisë dhe të vazhdojnë të jenë servil dhe vazal ashtu siç janë dy vitet e fundit. Mendoj se të rrish në qeveri pa asnjë ofërtë politike për zgjidhjen dhe tejkalimin e situatës në Maqedoni është shumë më e dëmshme sikur edhe të marrësh një vendim të gabuar”, deklaroi Imer Selmani, kryetar i DR-së.

Read More

Hadi Osmani

Po shkojmë hap pas hapi dhe jeta po vjen dita ditës me turbulence, ndaj dhe ne i shpejtojmë hapat për të arritur deri te caku gjoja i suksesit të punëve që kanë ngecur me një vend dhe në një kohë të shurdhër dhe askush se di se ku do i del fundi këtij misteri të pamposhtur.Dhe vitet e tranzicionit ikin, ndërsa ne numërojmë në vend duke mos ditur se si të vijmë deri te frymëmarja e lehtë..Krejt domethënia e këtillë e radhës është mungesa e lidershipit shqiptar që kanë ngecur në një rrugë qore dhe nuk kanë shpëtim për ata që dhanë verdiktin dhe gjakun.Secili komb ka karakteristikat e veta, e ne si komb jemi të pastër në shënjestrën e sinqeritetit mirëpo “zëdhënësit” e popullit që janë në karrike sikur kanë ra në gjumin e natës dhe presin fushatën elektorale që të ringjallen përsëri.Këto janë disa simbolika të halleve dhe problemeve tona që përsiaten ndeshur mes etnitetit të kundërt, maqedonasve dhe ne shqiptarët.Nëse marrim rastin e Sopotit do të vërejmë inferioritetin e partisë shqiptare në pushtet, e cila në media pasqyron një ngjarje tejet optimiste dhe me delikatesë vrojton se së shpejti sopotasit do të lirohen sepse janë të pafajshëm.

Read More

Shaban Zenuni dhe Sahit Rushiti janë tashmë dy të akuzuarit që kanë ndërruar jetë, të cilët janë përfshirë në akuzën për rastin e maltretimit të punëtorëve maqedonas të ndërmarrjes ndërtuese Mavrova, gjatë konfliktit të vitit 2001, një vepër e ngritur nga autoritetet maqedonase, e cila nuk u procedua nga Tribunali i Hagës dhe i`u kthye autoriteteve gjyqësore në Maqedoni.

Shaban Zenuni nga fshati Merovë i komunës së Zhelinës së Tetovës është një nga të akuzuarit, i cili u vra në aksionin policor dy javë më parë në fshatin Radushë.

I akuzuari i dytë Sahit Rushiti dje u gjet i varur në qelinë e tij në burgun e Idrizovës, ku ai po vuante një dënim që nga viti 2004, i akuzuar për vrasje.

Read More

Ekzekutimin e vëllezërve të gjakut e quan INCIDENT!?

Drejtësia dhe e vërteta, për të gjithë ata që janë të pambrojtur janë armët më të fuqishme në luftën për liri dhe progres personal. Aspirata për drejtësinë dhe të vërtetën është tipar i brendshëm i natyrës njerëzore, megjithëse mund të ndrydhet dhe të prishet njëlloj si aspirata për lirinë.

Aurel Dasareti, 2010-05-22, Arizona

Rastësisht, përmes http://vimeo.com/11821561 e dëgjova debatin politik të datës 15.05.2010 në mes të kryetarit të BDSH-së Bardhyl Mahmutit dhe zëdhënësit të Qeverisë së FYROM-it Shefik Durakut. Shefiku nuk e tregon të vërtetën, rrenë, kur masakrimin e shqiptarëve: Harun Aliu, Shaban Zenuni, Qemajl Fejzullahu dhe Xhafer Shala nga qeveria fashiste sllavo”maqedone”, e vlerëson si INCIDENT. Me këtë akt skandaloz, për një kolltuk, i pranon rregullat e imponuara prej armikut.

Read More

Zeripress Takim Ahmeti-RikerTë gjitha iluzionet dhe spekulimet e fundit se për shkak të inferioritetit të BDI-së në koalicionin qeveritar dhe për shkak të tensioneve të vazhdueshme kjo pari do të braktisë qeverinë u hodhën poshtë në mënyrë të hapur nga Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.Sot, në një takim që pati me ambasadorin e SHBA-ve në Maqedoni, z.Filip Riker ai deklaroi se  “Edhe përkundër bllokimit të proceseve integruese të Maqedonisë nga ana e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe hezitimit të pranojë kërkesat e shqiptarëve, Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë”.

Read More

Masakra e Radushës është një masakër e radhës mbi shqiptarët dhe popullin shqiptar, një masakër në të cilën u ekzekutuan katër shqiptarë:   Harun Aliu, Xhafer Shala, Shaban Zenuni dhe Qemal Mustafa, në menyrën më mizore (ku sipas medieve edhe janë masakruar). Kjo dëshmon një të vërtetë se të gjitha qeveritë e IRJM e kanë dënuar popullin shqiptar me ekzekutim klasik – me vdekje, kurse në anën tjetër kemi edhe një përsëritje tjetër ku përfaqësuesit e shqiptarëve të cilët vazhdojnë lojën e servilit, dashtë e pa dashtë me heshtjen dhe mosangazhimin e tyre në ndriçimin e rasteve dhe mbrojtjen e shqiptarëve dalin në krahun e njësiteve që vrasin dhe vranë shqiptar.

Shkruan: Vaxhid Sejdiu

Read More