Demokracia e Re përmes një deklarate me shkrim dënon bastisjet e fundit të njësiteve speciale të Ministrisë të Punëve të Brendshme në f.Gërçec të Komunës së Sarajit.

“Si duket MPB-së dje por edhe në disa raste me radhë nëpërmjet njësiteve speciale po demonstron forcën ndaj shqiptarëve. Është për tu habitur fakti se njësitet speciale të MBP-së po përdoren për çdo qytetar i cili është shqiptar ndërsa jemi të bindur se në të shumtën e rasteve nuk duhet që MPB-ja ti përdorë njësitet speciale dhe të terrorizojë qytetarët dhe familjet e të dyshuarve, pasi që ka edhe forma të tjera për të arrestuar të dyshuari dhe jo me këtë formë kaq të dhunshme që po përdoret ndaj familjeve shqiptare”, thuhet në reagimin e DR-së.

Read More

Po vij në një vend ku ka halle populli shqiptar, kam ankth kur do dëgjoj vetëm për politikë, një storie aktuale, histori e pafund e këtyre viteve, bestytni , gënjeshtra, marëzi , naivitet, kjo është realiteti, jam pesimist në këtë drejtim sepse këtë lojë të hidhur e luajnë disa parti politike shqiptare, po thurin disa gjëegjëza dhe përgjigjen duhet ta gjejnë nga  shqiptari.Dhe eksplodoj!!

 

Hadi Osmani-F.Sllupçan-Zvicer

Read More

Shkruajnë: Xhemil Zeqiri – Fadil Shyti
Ky shkrim vijon nga dat. 16. 05. 2010)

-Dhe, po ashtu në një rast tjetër -kur një mbledhje të LPRK-së, ndodhej edhe I. Kelmendi, zakonisht në mbledhje A. Kasami e bënte lojën “fluturoi, fluturoi huti”, si zakonisht me dinakëri iu shmangej bisedave reale por përherë thoshte se çka i thashë këtu këtij e atje atij, “filanit e fistekut” -këtij politikani apo shqiptari ose ndonjërit nga anëtarët e degëve të LPRK-së, të Gjermanisë o të Zvicrës.

Natyrisht, unë kurrë nuk i besoja dhe shpesh ia prishja duke ia kujtuar se jemi në mbledhje ilegale ato biseda mundemi t´i bëjmë në klub etj, etj. Me ç´rast filloi t´i nxehej gjaku, kur dy nga shokët e Halimit; Shenasi Rexhepin dhe Remzi Lokun i mbante si badigardë, ata, dilnin me qëndrime të ndryshme: kur donin thoshin se nuk jemi anëtarë të LPRK-së dhe kur donin formonin degë tjetër dhe, për të gjitha këto manipulime e dinë fort mirë ish-kryetari, Ibrahim Xhemaili dhe sekretari, Aki Bilalli.

Read More

 Para gjithë të pranishmëve maqedonë, serb dhe atyre nga Bosnja e Moldova, fjalim rasti mbajti ambasadori i ardhshëm i Maqedonisë në Norvegji “Gorani”. Lokali ishte i mbushur përplot, në tavolina kishte vetëm flamuj maqedonë, kurse në hyrje të lokalit valavitej flamuri maqedon ne shtizë përballë atij Norvegjez.

U kënduan shum këngë popullore e argetuese maqedone, këngët i këndoi “Gjoko” me publik, kenduan edhe grupe tjera pjesmarrëse ne eurosong 2010, këndoi edhe Juliana por u pa se askush nuk i vuri edhe aq veshin këngës shum të bukur të saj.

Në delegacion përfaqësonte vetëm një shqiptarë, përndryshe gazetar në RTVM programi i dytë z. Avni Qahili i cili shumicën e kohes e kaloi me disa shqiptarë të tjerë që kishin ardhur per ta takuar atë personalisht, sepse shqiptarët nuk kishin pranuar ftesa sikurse ajo pala maqedone.

A thua vallë ambasadori i Maqedonis në Norvegji kë do e perfaqësojë këtu? 200 maqedonët apo 2000 shqiptarët e Maqedonisë!? Sikurse u pa sonte në restoranin  “Tempest” shqiptarët nuk ishin te ftuar nga askush…

Read More

Shoqata e Veteranëve dhe Invalidëve të UÇK-së “Kalaja” ka vizituar familjen Aliu në Hasanbeg, për ti shprehur ngushëllimet për humbjen e komandantit legjendar Harun Aliu. 

Delegacioni i kësaj shoqate i përbërë nga kryetari Izair Samiu, sekretari Rexhep Murseli dhe anëtarët e tjerë si Muharem Veliu, Harun Mehmeti, etj familjes dhe babait të dëshmorit Harun Aliu, i`a dorëzuan mirënjohjen për kontributin e dhënë në veprimtarinë kombëtare, e cila i`u nda me rastin e përvjetorit të parë të SHVI të UÇK-së “Kalaja”. Familjes Aliu gjithashtu i`u nda edhe vërtetimi zyrtar i shpalljes së Harun Aliut “Dëshmorë i Kombit”. Përfaqësuesit e kësaj shoqate do ta vizitojnë edhe familjen Zenuni, për të shprehur ngushëllime për humbjen e dëshmorit Shaban Zenuni dhe ndarjen e titullit “Dëshmorë i Kombit”.

Read More

Aurel Dasareti, 2010-05-19, Arizona-Qarja dhe dhimbja janë përgjigjet tona të para e të natyrshme për vdekjen e një personi të dashur për ne. Ato na ndihmojnë në trishtimin dhe humbjen tonë, por nuk mjaftojnë për të na mbajtur të bashkuar me të ndjerin, që edhe ne të vetësakrifikohemi. Kjo realizohej në shoqëritë e lashta me kultin e të vdekurve: dhurata, përkujsdesje për varret, monumente, lule. Sidoqoftë, kulti i të vdekurve duhet të gjejë vend në shpirtin tonë, në mendimet, kujtimet, në rikrijimin e qenies së dashur brenda nesh. Po t`ia arrijmë kësaj, atëherë i ndjeri do të vazhdojë të jetë përkrah nesh, figura e tij do të ketë shpëtuar dhe do na ndihmojë ta bëjmë dhimbjen forcë.

Read More

Hadi Osmani

Kështu e titullova këtë tekst duke përmbëledhur në të jo vetëm një thirrje për ndërgjegjësim të veprimeve tejet primitive të politikanëve tanë ne Maqedoni, por që paraqet edhe driten e kuqe e cila sinjalizon shenjen STOP për keqpërdorimin dhe keqmenaxhimin e interesave të shqiptarëve në Maqedoni nga këto kauboj te politikës të cilët arritën kulmin e perfomancës së rrugës në ambientet ku duhet të vendoset për pozitën e shqiptarëve,pra në Parlamentin e Maqedonisë.. Çështja shqiptare në Maqedoni kërkon unifikim të faktorit politik ,harmonizimin të qëndrimeve ku janë në pyetje interesat kruciale të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni,duke qenë fleksibil dhe të pergjegjshëm për ngjarjet historike me peshë ndërkombëtare të zgjidhjes definitive të të drejtave të shqiptarëve.

Read More

Imer Dervishi–Totalitarizmi si koncept i udhëheqjes së shtetit është i njohur për shumicën e masave dhe shteteve, disa nga të cilët edhe e kanë aplikuar si sistem të regullimit shtetërorë dhe të njejtët me kohë kanë kuptuar se ky koncept dhe të ngjajshëm me të janë të dëmshëm për masën që udhëhiqet dhe se në fund bëhet i kobshëm edhe për vetë udhëheqësit apo praktikuesit e të njejtit. Historia flet për raste të shumta të aplikimit të këtij sistemi dhe përmbysja e tyre sigurisht se s’ka qenë në asnjë rast me lule apo diçka të ngjajshme. Tiparet, llojet dhe trajtat si i njejti është shfaqur në shoqëritë dhe shtetet përkatëse dallon varësisht rethanave dhe aspekteve tjera determinuese që e kanë shoqëruar. Duke analizuar me vëmendje zhvillimet e fundit në skenën politike në Maqedoni, sikur idila e sistemit demokratik në heshtje po zhduket dhe dalëngadalë sistemi i regullimit shtetërorë sikur kalon në një sistem totalitarë i cili është përjashtim i demokracisë, funksionimit të shtetit ligjorë dhe sundimit të së drejtës si koncepte bazë të demokracisë.

Read More

Arrestimi spektakular i kapitenit të ARM-së dhe djalit të drejtorit të Akademisë Ushtarake, Goce Smilevski lidhur me grabitjen e bankave, por edhe arrestimi i pjesëtarit të policisë disa javë më parë i përfshirë në kontrabandë dhe prostitucion ka nxjerrë në sipërfaqe krimin e organizuar që mban uniformën e institucioneve. Shqetësimi ka shokuar edhe qytetarët, të cilët po humbin besimin tek uniformat dhe institucionet e sigurisë. Dukuria e tillë ka rritur shqetësimet edhe brenda institucioneve, të cilat kanë ndërmarrë masa për punonjësit e tyre.

Read More

Rregullimi i statusit të ish ushtarëve të ish UÇK-së, të kësaj kategorie atdhetarësh që sakrifikuan veten në interes të aspiratave kombëtare apo që rastësisht janë ende midis nesh edhe pas 9 vitesh të përfundimit të luftës së vitit 2001, karakterizohet me qëndrime dhe veprime konstante.

Nga njëra anë, partitë politike shqiptare e riaktualizojnë këtë teme gjatë fushatave elektorale dhe sidomos gjatë krizave politike në vend, ndërsa institucionet shtetërore të Shkupit realizojnë asgjësimin gradual të kësaj kategorie të shenjtë për shqiptarët.

Për 9 vite rresht me qindra ish ushtarë të  ish UÇK-së u vranë në rrethana misterioze, me qindra të tjerë u dënuan në procese të montuara politike, nga të cilët shumë prej tyre me burg të përjetshëm.

Read More