Hadi Osmani-Fshati Sllupçan,Zvicër

Udhërëfyesit e Qeverisë janë demagogët që me breshëri plumbash po na vrasin dita ditës dhe tanimë kjo është fundi i pashpirtësisë së tyre , tani kur vranë katër shqiptarë dhe me arsyetime të kota mundohen të mbulojnë mëkatet dhe fajin e tyre.Sllavët po na vrasin me të madhe, varret tona nuk kanë fund dhe ne po na ngec pështyma në fyt duke thënë deri kur kështu. Në vitin 2001 u bë lufta dhe në krye te kesaj lufte ishte njeriu më me autoritet, njeriu që ishte me merita dhe vepër me te madhe si asnjë shqiptar tjetër, Ali Ahmeti.,Ky njeri kishte një histori në vete,që nga koha kur ishte student. ,dhe pas asaj kohe ai nga pushteti i atehershëm iku dhe migroj ne Zvicër por kur nuk u largua nga çështja shqiptare, ndaj kontribuoi në emër të UÇK dhe hyri në pushtet.

Në emër të kësaj ushtrie dhe nga vepra e shumë ushtarëve ai erdhi në Qeveri duke premtuar shumë gjëra duke u betuar në gjakun e dëshmorëve dhe me gjakun e tyre u fut në radhët e poltikës, krijoi një parti të quajtur BDI-Bashkimi DEmokratik për Integrim dhe harroi të kaluarën dhe nisi me të sotmen e ulët dhe tekanjoze që shohim vetëm vrasje po nga ky pushtet I egër.Humbi autoritetin për një karrike,sepse iu ofruan kushte të mira nga sllavi Gruevski, dhe kuvendon pa pikën e turpit se na qenka një trim i trimave, ndërsa në fakt është vetëm një njeri që shkatërroi popullin shqiptar dhe dinjitetin e tyre.Më kujtohet Enver Hoxha, diktatori i Shqipërisë i cili për të mbajtur me gënjeshtra popullin ka lëshuar inserte filmike të Afrikës ku njerëzit vdesin nga uria duke u thënë shqiptarëve se ne jemi shumë mirë në këtë shtet dhe me këtë ushqim të begatë.Kjo është një shembull tipik edhe për Ali Ahmetin I cili mashtrohet nga Gruevski duke I vënë në post ministra e zëvendës ministra e këta janë një kot i kohës së sotme sepse kanë poste pa përgjegjësi.

 Nuk do harroj asnjëherë ditën kur erdha për herë të parë në Zvicër në vitin 2003, të gjithë pyetnin për këtë “njeri të madh”, ndërsa unë rrija anash se vija nga një rajon i luftës, nga komuna e LIkovës, nga Sllupçani, dëgjoja për veprat e mëdha të këtij personi, por në fakt pati ngecje në saj të paaftësisë së tij dhe jo profesininalitetit të tij në politikë dhe tash po bëjmë një dallim të madh nga ajo kohë dhe tani ku emri Ali me parë u bë debat nëpër shtëpi për mirësi, ndërsa sot për heshtje kur është në pyejte vrasja dhe likuidimi I shqiptarëve.,Ali ke ndëruar për 180 shkallë, kujdes se populli nuk harron! Kemi frikë se një ditë Gruevski do na vrrasë të gjithëve me rradhë, do na likuidojë.Tani ka ndryshuar mendimi, një kohë njerëzit flisnin për meritat e tij, ndërsa sot për shkeljen e gjakut të dëshmorëve, shkeljen e premtimeve , njeri që e harroi amanetin e gjakut të dëshmorëve.Si qytetar I Maqedonisë, me qëndrim të përkohshëm në Zvicër,nuk kam për qëllim të uli Ali Ahmetin dhe të ngrej dikë tjetër por kam një qëllim të vetëm, të largohet nga politika , kjo ëshë mendimi I mërgimtarëve tanë që jetojmë në Zvicër,largimi I tij është në dobi të politikës shqiptare, le të mbetet me ato pak vepra të mira, me ato fjalë të bukura për popullin, dhe nëse mbetet në politikë se paku lë të realijozë pak nga Marrëveshtja e Ohrit sepse kjo e fundit mbeti një dokument pa vlerë

.Ali mos harro ligjin e UÇK, gjuhën shqipe, flamurin kombëtar, punësimin e të rinjve, mos harro se ne ende jemi gjallë dhe na e ke borxh jetën tonë.Me qeverisjen e tij u bastisën shumë shtëpi shqiptare, burgjet po vëlojnë nga shqiptarët, varret po mbushen me vëllëzëit tanë,Ali mos e le Gruevskin të na mbysë, sepse ai është pa shpirt dhe ka një tendencë, të vrasë vëllezërit tanë nëpër kufinj, kujtohu se edhe ti je prind dhe ata që u vranë janë pirindër dhe bij të dikujt.Për 10 vite nuk bërë asgjë, e kuptojmë vlerën tënde luftarake, por tanimë ajo u bë demode e jotja, sepse nuk ke njerëz në frontin tënd, I kë zhgënjyer të gjithë , e sidomos popullin.Gruevski po pin gjakun tonë, na ka shndërruar në kafshë, në miza, në njerëz të vegjël, ndaj ty dhe ata që I ke përeth , hapi sytë se një ditë populli do kalojë në afekt dhe mjerri ti o zotëri!Jankullovksa po thotë situata është e qetë, nuk ka nevojë për panikë, dhe ju nuk I revanshoheni asaj zonjushe e cila me aq besim po thotë ishin kriminelë dhe asgjë më shumë.Po pse na qenkan kriminelë, pse janë shqiptarë?Ne edhepse jemi larg nga vendi jonë, analizojmë mirë dhe po mbushemi gjithë mllef nga padrejtësia.

I nderuar Ali Ahmeti, kryetar I BDI-së, Nikolla Gruevski po kënaqet me gjakun e shqiptarit, po sheh storie tragjike në kurrizin tonë ndaj nëse nuk ke forca, lirro karriken Ali Ahmeti së bashku me ministrat tuaj, ajo karrike I takon dikujt tjetër.Mjaft më përbuzjë dhe vrasje!PO bëhëmi kurban I Gruevskit dhe Aliut, duam një barazi , e duam jetën.