Shkruan: Fadil SHYTI

Ka vite që në shkrimet e atyre pak analistëve përparimtarë, me të drejtë kanë folur dhe shkruar, prej kohësh është paralajmëruar fakti i hidhur, që padrejtësitë e pushtetit maqedonas në bashkëpunim me politikanët puthadorët e tyre në Shkup, Prishtinë dhe në Tiranë; ka rrezik serioz që të destabilizohet rajoni! Mirëpo, pushtetarëve në Maqedoni dhe gjetiu, nga njëri vesh u hynte – në tjetrin u dilnin fjalët dhe shkrimet që e pasqyronin gjendjen e hidhur të së vërtetës.

-Pavarësisht faktit, që sot heshtin Tirana dhe Prishtina, politikanët tanë që shohin vetëm me syzet optike të politikës ditore një fakt duhet ta dinë; se nuk mund të ketë paqe në Prishtinë as në Tiranë, kur përgjaken viset shqiptare në Tetovë, Preshevë, Ulqin e deri në Çamëri.

-E rrejnë veten ata, se janë burra të shtetit shqiptar, që nuk i vënë gishtin kokës e s’i dalin zot; çdo pëllëmbe të tokës shqiptare!

Mos të harrojmë faktin gjithashtu se i madhi Abdyl Frashëri erdhi nga Toskëria në Prizren, për t´i mbrojtur kufijtë etnikë, i madhi Çerçiz Topulli, u vra nga malazezët, duke e mbrojtur Shkodrën, ndërsa Tahir Sinani ra në altarin e lirisë, duke e mbrojtur Gostivarin.

Vrasjet ndaj atdhetarëve, siç ishin komandant ”Kushtrimi” me shokë, s´janë asgjë tjetër vetëm përpjekje të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm, që të masakrohen të gjithë ata bijë e bija që tani marrin guximin dhe duan të bëjnë jo vetëm me fjalë, por me vepra ta jetësojnë ribashkimin kombëtar. Partitë servile shqiptare në Shkup, Tiranë dhe në Prishtinë po heshtin paturpësisht përballë këtij sulmi kriminal i ndërmarrë nga policia sllave-okupatore, për faktin e vetëm se duan ta ruajnë pushtetin e tyre në ”status-quon” e turpit. Në një debat që u bë në Radio Televizionin e Kosovës, dega në Danimarkë, Shefik Duraku i BDI-së deklaroi hapur se: ”Këtë politikë durimi e kemi të sevuar e të përcaktuar nga Bamir Topi, Sali Berisha, po ashtu jemi të këshilluar për këtë durim dhe nga udhëheqja e Prishtinës; pastaj as Amerika, as Evropa nuk janë të kënaqura, që ne të kemi konflikte në Maqedoni dhe në rajon”.

Duke u bazuar nga kjo, konsideroj se është turp që në këtë gjendje kaq kritike t´i lëmë pa përkrahje, si të ishin jetim, vëllezërit tanë shqiptarë në Maqedoni.

Ndërsa, kujtoj dhe e përkrahu idenë këtu që, Bardhyl Mahmuti, kryetar i PBDSH. Këto ditë deklaroi se: “Kjo situatë konflikti i konvenon vetëm forcave të errëta , pa harruar të theksoj faktin se, ende ka shumë rrugë tjera që nuk janë përdorur”…

Ky qe edhe një version tjetër shumë i rëndësishëm se si mundemi të dalim nga kjo katrahurë që na kanë futur qeveritarët shtetit terrorist, maqedon dhe vasalët e tyre.

-Lidhur me këtë, dua të përkujtojë faktin që, nëse ndonjëherë diku në viset shqiptare sulmohet ndonjë qytetar serb apo maqedon; të gjithë e dimë, që ende pa u vërtetuar fakti se prej kujt është sulmuar viktima; të gjitha gazetat dhe radiot e shteteve fqinje e alarmojnë rastin kudo nëpër botë; madje deri edhe në OKB, qeveria shqiptare merr protesta dhe reagime jo vetëm nga qytetarët, por në veçanti me një gjuhë tejet të papërmbajtur reagon edhe politika e tyre.

Për vite të tëra qeveria e Maqedonisë i ka vu në shënjestër të sulmeve shqiptarët atdhetarë; në veçanti ish-ushtarët e UÇK-re, të cilët që prej vitesh janë degdisur si mos më keq, të pambrojtur as nga qeveritarët shqiptarë, që për fatkeqësinë më të madhe kombëtare, janë bërë aleatë të shovinistëve të egër të shtetit maqedon. Me këtë politikë luftënxitëse, si duket objektivi i tyre është që t´i demoralizojnë dhe t´i dobësojnë masat e gjëra popullore shqiptare, që pastaj të detyrohen të ikin larg trojeve stërgjyshore, dëshmi më e madhe se kjo, se vetëm për tre muaj që u hapën kufijtë e Maqedonisë, mijëra e mijëra shqiptarë ikën me dhjetëra autobusë drejt Evropës dhe Skandinavisë, ikën aq shumë sa evropianët dhe fqinjët e tyre u detyruan të reagojnë e të thonë: ”Çka po ndodhë me këtë popull? Ky emigrim kërkohet të ndalohet me të gjitha format dhe mjetet!” E thanë këtë jo për hir të shqiptarëve, se atyre u qajnë zemrat, se ne shqiptarët po asimilohemi sot o nesër; por e thanë se u rrezikuan vetë ata, duke u bazuar në situatën e sotme të krizës financiare, me të cilat po ballafaqohen këto shtete.

– Është koha, që sot o kurrë, shqiptarët kudo që jemi të ndërgjegjësohemi se me këtë politikë kompromisesh, ”ngrehe e mos e këputë,” me shovinistët sllavë, nuk do të na shpie asgjëkund, përveç në disfata e humbje të njëpasnjëshme përballë tyre.

Kam shkruar edhe vite më parë se atyre të pabesëve gjakatarë që dinë të vrasin natën dhe të vajtojnë ditën; siç thotë një fjalë e urtë e jona popullore: ”Duhet treguar kufirin tek thana”; e ky kufi ”tek thana” nuk mund t´u tregohet atyre, nga individë të revoltuar e madje as shoqata apo parti, që s´janë të pajtimit me këto zhvillime tejet të papërgjegjshme të tyre, mirëpo ”kufirin tek thana” përballë armiqve e bëjnë të fuqishëm vetëm institucionet shtetërore, ato të cilat së fundi edhe kanë detyrë t´i mbrojnë qytetarët e vet.

Kur jemi këtu në rastin konkret, në sulmin rreth kufirit me Kosovën, aty u vra dhe një qytetar i Prishtinës, i quajtur Xhafer Shala, qeveria e Kosovës për të ruajtur miqësinë tradicionale titiste , e dërgoi në Shkup ministrin e punëve të brendshme, Bajram Rexhepin, jo për të reaguar, por për t´u dhënë kurajë kriminelëve maqedon, duke u zotuar se ”Kosova, nuk është e interesuar të gjenerojë kriza” – sikur, qeveria e Kosovës të ishte fajtore, se shteti maqedon i ka vrarë shqiptarët, ”kontrabandistë të armëve”!!!

Bajram Rexhepi. po luan një rol tejet destruktiv në raport me çështjen shqiptare në përgjithësi kur një ish-kryeministër i Kosove; e, tani në cilësinë e ministrit të punëve të brendshme shkoi e përkrahu qeverinë anti-shqiptare e anti-demokratike në Tiranë, po atë ditë kur ministri i Korruptuar Lulëzim Basha i urdhëroi policët të përdorin forcën ndaj protestuesve socialistë kur me këtë rast u rrah dhe u maltretua dhe deputeti i parlamentit të Shqipërisë, dhe ish-kryeministri , Pandeli Majko, i cili aq shumë ka bërë për Kosovën gjatë luftës dhe aq shumë e ka respektuar garniturën e partisë së Bajram Rexhepit.

Me këtë rast do t´í shtroja pyetjen z. Rexhepit: a shkove t´i vizitosh ata dhjetëra e qindra shqiptarë që tani e 19 ditë janë në grevë urie, që po luftojnë midis jetës dhe vdekjes për të zbardhur të vërtetën me hapjen e kutive; sepse nga qeveria “berisha 2” iu kanë vjedhur votat e tyre?!

A nuk do të ishte kjo një akt modest, por shumë i njerëzishëm për ty si shqiptar, të tregoheshe i paanshëm politikisht si njëri ndër ministrat e qeverisë “kosovare”?! Por, si duket kohëve të fundit keq u ka marrë koka erë, si dikur narcistin politik, Ibrahim Rugova, i cili nuk e kishte kurajën bile, as të komunikonte me socialistët shqiptarë. Dallime të tilla ideologjike, politike dhe partiake, kujtoj se, as e nderojnë as i përparojnë marrëdhëniet brenda shqiptare. Dallime të tilla shpiejnë drejt mosmarrëveshjeve brendakombëtare, të cilat nuk do t´i dëshironte askush me dy pika mend në kokë dhe me bindje atdhetare.

Po, i rikthehem ca, vizitës së ministrit “të qetë” në Maqedoni; a nuk do të ishte më e arsyeshme dhe më e ligjshme, që menjëherë pas njoftimit të lajmit të hidhur për vrasjen e 4 apo 6 qytetarëve shqiptarë; (numri i saktë ende nuk po dihet); qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtinës të bënin një reagim të fuqishëm dhe të kërkonin fuqishëm, që shteti maqedon të bënte të hapur ngjarjen si e qysh ka ndodhur kjo tragjedi, pra të kushtëzohej kjo me përgjegjësi serioze dhe menjëherë BDI-ja do të duhej të tërhiqej nga koalicioni me gjakatarët e pangopur maqedonas.

Mirëpo, jo vetëm që këto hapa nuk u ndërmorën, por druaj që vrasja e atyre djemve trima që ranë në gracka të armiqve dhe tradhtarëve, zor se do të zbulohet ndonjëherë, për faktin e hidhur se nuk kemi institucione të vendosura kombëtare dhe shtetërore që do ta qesin të vërtetën në dritë, se si e qysh u ekzekutuan ata. Është, një fakt i hidhur pastaj, që njerëzit përparimtarë i bën të dyshojnë; mos në këtë krim makabër ka gisht qeveria e Kosovës ”sovrane”, kur ministri i brendshëm i saj u tregua aq servil dhe mos (ruana o zot), ka marrë zotimin se do t´i luftojnë e t´i heqin qafe të gjithë ata që nuk pajtohen me këtë politikë, servile dhe tejet të dëmshme të politikës shqiptare në Ballkan. Pra, mos kjo qeveri i ka mashtruar, i ka prerë në besë, i ka dorëzuar tek maqedonët e ata pastaj, i kanë masakruar. E them këtë dyshim të bazuar në faktin ”e ndjekjes së shtrigave”, që po i bëhet nga policia e inkuizicionit me emrin EULEX-it dhe ajo e Kosovës që po i bëhet atdhetarit të madh, Albin Kurtit, i cili është njëri nga ata djem që nuk pajtohet kurrë me këtë politikë skllavërimi dhe ricopëtimi për shqiptarët. -Për ata djem trima të masakruar, opinioni shqiptar dyshon gjithashtu edhe faktin që: si qe e mundur që automjeti i tyre ishte bërë shoshë nga plumbat, ndërsa thuhet se ishte i mbushur plot armë, eksploziv dhe nuk e kaploi flaka?!

– Prandaj kujtoj, që kjo teori, apo më saktë, gënjeshtër policore bie poshtë!

– Pastaj, si është e mundur që ata ilegalë të armatosur e kaluan kufirin ashtu, aq lehtë pa e kontrolluar paraprakisht ajo polici profesionale me të gjitha mjetet digjitale, kur dihet që këta janë të aftë të zbulojnë edhe drogën në kamionin e ngarkuar me ushqim.

Edhe kjo është një dëshmi e madhe, se teoria e gënjeshtrave policore bie poshtë!

-Atje, në ato, male policia kriminale ka bërë një masakër, kjo s´do të thotë tani që ne të mos mendojmë kthjelltë, kur ata kanë vepruar aq errët, mbi shqiptarët liridashës.

– Me sa jam i njoftuar unë, në Maqedoni, ka një Shoqatë të burgosurve politikë të drejtuar nga Shpëtim Pollozhani, Zaim Beqiri e të tjerë; kujtoj se do ishte hap i qëlluar që ata të marrin një aksion dhe të bisedojnë me të gjitha partitë politike shqiptare, që këto parti të bashkohen në një pikë me qëndrime për organizimin dhe shpëtimin e popullit shqiptar.

Pastaj, pse të mos merren për bazë mësimet e analistëve dhe intelektualëve përparimtarë, Beqir Berisha dhe Kim Mehmeti, të cilët për vite të tëra kanë dhënë prova se, janë për demokratizimin e vërtetë të vendit dhe për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. Pra, ata dinë dhe munden t´ i japin orientimet e tyre , si të veprojnë partitë shqiptare dhe shqiptarët në këto çaste të rënda që po kalojnë. Mos të harrojmë faktin që edhe në kohën e ilirëve, kanë ekzistuar ca pleqësi të burrave të ditur, që pushtetarët e Ilirisë i kanë pyetur si të veprojnë, përse të mos pyeten edhe sot dijetarë emblematik, për hapa të mëtejmë në historinë tonë të re?! Me këtë rast, kujtoj që do të ishte mirë atje të kemi një Këshill të tillë. Për faktin që, ende në Shkup mungon Akademia e Shkencave Shqiptare.

– Kujtoj me këtë rast faktin, që shteti i Maqedonisë, tani ka problemet ë mëdha të pazgjidhura me Greqinë, e cila nuk ia pranon emrin, shteti Maqedonisë, tani ka problemet ë mëdha të pazgjidhura me Serbinë, e cila nuk ia njeh kishën maqedonase; prandaj shqiptarët duhet të përfitojnë nga këto pengesa, të cilat as Evropa as Amerika nuk po ia zgjidh dot me fqinjët si vëllezër të tyre.

– Ne, shqiptarët ka vite e vite që ”ia krisim gjumit” në kohën kur kaq shumë na e krisë shpulla historia e re përballë diplomacive të vjetra dinake të ballkanasve dhe të qarqeve ndërkombëtare, që vërtetë nuk na e duan të mirën.

– Nga kjo masakër, shqiptarët mund të mësojnë nga pësimi se qeveria dhe shteti i Maqedonisë, përditë e më shumë po e zbaton projektin e tij famëkeq të ”Enciklopedisë” së famshme fashiste sllave, e cila shqiptarët nuk i konsideron shtetas të vet, por ardhacakë të ardhur nga viset e Shqipërisë Veriore.

-Tani, shtrohet pyetja: Sa janë sot shqiptarët që e morën pushtetin me “vota demokratike” t´i çojnë në vend këto amanete gjeniale te rilindësve tanë e në veçanti amanetin e të madhit; Pashko Vasa, i cili shkruante:

Që nga Arta, deri në Prevezë,

Ku lëshon dielli , vapë edhe rreze,

Është tokë e jona, askujt s´ia lamë,

Kush do t´na e preki, do të vdesim të tanë!

-Prandaj, o sot, o kurrë të bashkohemi si një trup i vetëm e t´i dalim përballë kësaj te keqeje që po na imponohet nga sllavet- gjakatar!

Suedi, 18.05.2010