Fillimisht duhet thënë se propozimi për ndryshime në Kodin zgjedhor paraqet tentim për pazarllëk të partive të mëdha maqedonase me komunitetet e vogla në vend. Ky lloj pazari është komprometim për Maqedoninë multietnike sepse, ndërsa flet për “avancimin e pozitës së të vegjëlve”, në esencë ka vetëm interesin e përfitimit të votave të tyre në ditën e zgjedhjeve.
Opozitë, kthjellu!
Duke mos gjetur motiv për të shkruar përskaj gjendjes kaq të rëndë në të cilën ndodhet ky shtet, ndonjëherë kërkoj që të “by-pass” këtë sezon dhe të mundohem të paktën të shoh se si mund të hapet një rrugë anësore në këtë autostradë të së keqes që i prin shtetit.
Tanimë dimensioni i së keqes është real. Procesi i evrointegrimve është tretësor, duke qenë vazhdimisht i zëvendësuar nga etnonacionalizmi i kësaj Qeverie. Procesi i ndëretnointegrimit brenda në shtet është po ashtu tretësor, duke u vënë si i zëvendësuar nga platforma për promovim të trashëgimisë antike të maqedonasve antikë, siç thonë maqedonasit e sotëm. Procesi i multikulturalizmit është i bllokuar totalisht duke qenë i zëvendësuar përsëri nga promovimi i etnoidentitetit të maqedonasve të këtij territori përsëri.
Konjanovski nuk fton Mujotën në konferencën rajonale
Ministri i Forcës Mbrojtëse të Kosovës, Fehmi Mujota është anashkaluar nga Konferenca rajonale për integrimin e Evropës Juglindore në NATO, e cila do të fillojë nga 31 maji në qytetin e Manastirit.
Ministria e Mbrojtjes në Shkup nuk i ka dërguar ftesën homologut kosovar Fehmi Mujota, derisa janë ftuar të gjithë ministrat e mbrojtjes të rajonit. Në këtë konferencë janë ftuar ministrat e mbrojtjes të Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë,Shqipërisë, Sllovenisë, Bosnjë-Hercegovinës si dhe Turqisë. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga delegacione të vendeve anëtare të NATO-s.
Jeta përtej politikës
Unë nuk merrem me politikë. Hiç, ama hiç nuk më intereson politika. Këto fjalë dëgjohen shumë shpesh, në shumë raste e nga shumë njerëz. Por, posa të fillojë muhabeti, menjëherë shtrohen pyetje që drejtpërdrejt ose tërthorazi janë ekskluzivisht të natyrës politike. Kjo është jeta. E gjithë rreth nesh është politikë dhe këtë topi nuk e luan. Çdo gjë që na rrethon, me çdo gjë që ndeshemi (përveç natyrës), është e lidhur me politikë.
Zgjidhja e çështjeve ballkanike nuk mund të bëhet pa vullnetin politik të tri fuqive të mëdha.
FRONTI DEMOKRATIK PËR BASHKIM KOMBËTAR-KRYESIA QËNDRORE
Në prag të mbajtjes së takimit ministror të Sarajevës, bashkësia e shoqatave të shoqërisë civile nga vendet e “Ballkanit Perëndimor” mendojnë që në një konferencë për shtyp në Sarajevë të bëjnë një deklaratë dhe këtë tja dorëzojnë përfaqësuesve më të lartë të BE-së.
Në emër të Kryesisë Qëndrore të FDBK-së, nismëtarëve u është kthyer kjo përgjigje:
AI: Në Maqedoni shkelen të drejtat e njeriut
Raporti i Amnesty International për të drejtat e njeriut konstaton si një ndër problemet kryesore në Maqedoni dhunën policore, kushtet katastrofale në burgje, lirinë e shprehjes, diskriminimi ndaj komunitetit rom.. etj. Në raport gjithashtu theksohet se është bërë pak progres në ndjekjen e krimeve të luftës që rrjedhin nga konflikti i brendshëm i vitit 2001.
Organizata thekson se, shteti fqinj Greqia vazhdon ta bllokoj integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.“Greqia vazhdoi mosmarrëveshjet për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë. Edhe pse me Marrëveshjen e Përkohshme të vitit 1995, Greqia kishte pohuar se nuk do të bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare, ajo e ka bllokuar hyrjen e saj në NATO, në vitin 2008”, theksohet në raport. Në raport më tej thuhet se në tetorë Komisionit Evropian (KE) rekomandoi hapjen e negociatave të pranimit, por në dhjetorë, Ministrat e Jashtëm të BE me kërkesën e Greqisë e shtynë këtë vendim.
Danaj: Një opozitë etnike shqiptare për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
Shqiptarët e Maqedonisë janë në pozitë të palakmueshme për shkak të politikanëve të tyre, kështu ka deklaruar analisti nga Shqipëria Koço Danaj, në emisionin ‘Rruga drejtë…’ që do të emetohet sonte në Alsat-M. Sipas tij, derisa nuk krijohet opozitë etnike shqiptare për zbatimin e Marrëveshjen e Ohrit, e njëjta asnjëherë nuk do të zbatohet deri në fund në frymën e saj reale.
“Kur nuk ke realizuar të drejtat qenësore si etnitet është komoditet, luks i tepërt të thuash jam i majtë, jam i djathtë, jam i qendrës së majtë apo qendrës së djathtë. Ali Ahmeti gabimin e bëri që në shtator 2002 kur fitoi zgjedhjet dhe kur nuk ftoi PDSH-në të qeveriste edhe ajo bashkë me të në pushtet. Pra ne si shqiptar sa të zbatohet deri në fund Marrëveshja e Ohrit do të futemi në qeveri komplet që të gjithë. Ne nuk jemi opozitë etnike, ne kemi një opozitë etnike, më vonë kur të zbatohet kjo Marrëveshje, kur të krijohet kjo frymë besimi, kur marrëdhëniet të jenë vërtetë sipas standardeve demokratike atëherë le të quhen si të duan dhe le të përpunojnë çdo lloj ideologjie të duhur. Fatkeqësisht nuk u ndoq kjo rrugë, fatkeqësisht deri në 2006 u veprua po ndryshe nga partia tjetër, fatkeqësisht edhe më vonë u ndoq kjo dhe sot shqiptarët janë në pozitë të palakueshme për shkak të politikës së tyre, të politikanëve të tyre, pra u mungoi politika reale përfaqësuesve përball një kryeministri i cili është shumë korrekt dhe shumë koherent në qëndrimin e tij”, deklaroi Koço Danaj, analist politik nga Shqipëria.
Deputeti Leka demanton deputeten e VMRO-së në Parlamentin Kroat
Deputeti i pavarur Daut Rexhepi – Leka në mënyrë revoltuese ka ndërprerë kryetaren e grupit parlamentar për miqësi me Parlamentin e Kroacisë, deputeten e VMRO-DPMNE-së, Bllagorodna Duliç, derisa po informonte parlamentarët kroat lidhur me zhvillimet dhe politikën e brendshme në Maqedoni.
Skandali ka shpërthyer në Parlamentin e Kroacisë, kur Duliç kishte nisur të shpjegonte për situatën e brendshme politike në Maqedoni dhe realitetin e shpjeguar sipas saj, mirëpo rrëfimi i saj ka zgjatur shumë pak, pas ndërhyrjes së ashpër në delegacion të deputetit Daut Rexhepi.
“U detyrova të shkaktojë incident sepse ajo në mënyrë të turpshme po gënjente lidhur me situatën në Maqedoni, duke shpjeguar se gjithçka është në rregull në këtë vend. Ajo aspak nuk përmendte shqiptarët, se Maqedonia është shtet multietnik apo edhe çështje të tjera. Në fjalimin tim unë bëra të qartë se Maqedonia është shtet multietnik dhe shqiptarët janë popullsi dominante. I qartësova kolegëve kroat se nuk zbatohet Marrëveshja e Ohrit me përpikëri dhe nuk janë realizuar të gjitha reformat e kërkuara”, ka theksuar deputeti i pavarur Daut Rexhepi-Leka.
MPB evidenton mërgimtarët nëpër pikat kufitare
Të gjithë mërgimtarët që do të vijnë apo ata që tani gjenden për pushime, Ministria e Brendshme nuk do ti lëshojë që ta braktisin vendin derisa nuk e paraqesin qëndrimin e tyre në vendlindje tek stacionet policore apo policia kufitare, për shkak se ka nisur evidentimi i mërgimtarëve, që do të shfrytëzohet për zgjedhjet e ardhshme.
Ky aktivitetet po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme, me qëllim të numërimit të mërgimtarëve. “Patjetër duhet që të ketë një evidencë të saktë për mërgimtarët, pasi që në zgjedhjet e ardhshme do të dihet se sa mërgimtarë i kemi jashtë vendit”, kanë theksuar nga MPB-ja.
Kjo ministri ka njoftuar policinë kufitare, që të gjithë mërgimtarët me shtetësi të Maqedonisë që jetojnë gjatë kohë jashtë vendit duhet të mbushin formularë për evidentim. Nëse mërgimtarët paraprakisht nuk kanë lajmëruar vendqëndrimin disavjeçar të tyre jashtë vendit në ambasada apo përfaqësitë konsullore, gjatë hyrjes së tyre tani në Maqedoni duhet që në formularë të evidentojnë se sa vjet jetojnë jashtë vendit dhe adresën ku jetojnë.
Nikolla Gruevskin e krahasojnë me Millosheviçin
Kryeministri Nikolla Gruevski për çdo ditë po identifikohet tek shqiptarët si një “Millosheviç i ri apo i vogël”. Identifikimi dhe krahasimi i Gruevskit me ish-presidentin mizor serb, Sllobodan Millosheviç po bëhet duke nisur nga Fazli Veliu, kreu i SHVL-së së UÇK-së dhe deputet i BDI-së, Bardhyl Mahmuti i BDSH-së dhe organizatat joqeveritare shqiptare.
Fazli Veliu, i rebeluari në radhët e “integristëve” është ndër të parët që shpërtheu duke e krahasuar Nikolla Gruevskin dhe veprimet e tij të ngjashme me ato të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç, si një ndër kryekriminelët për gjenocidin kundër shqiptarëve në Kosovë. “Nëse Gruevski vazhdon njësoj sikur Milosheviçi , e pret i njëjti fat, atje ai ku vetëshkoi dhe vetëpërfundoi”, kështu Veliu, e ka cilësuar kryeministrin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së. Deputeti i revoltuar i BDI-së që mban edhe postin e kryetarit të SHVL-së së U]K-së nuk e shkëputë fare nga goja identifikimin e politikave të Gruevskit me ate të Millosheviçit.
Edhe kreu i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti e krahason qeverisjen e Gruevskit me ate të ish-diktatorit serb. Vrasja në Radushë e katër ish-pjesëtarëve të UÇK-së është cilësuar nga Mahmuti si një krim i kryer në stilin e e krimeve të kryera nga regjimi terrorist i Millosheviçit. Valon Kurtishi nga organizata “Illyricum Libertas” thekson se politika e Gruevskit është e ngjashme në disa pika me atë të Millosheviçit.