APOKALIPSI -ERËSIRA E PAFUND DHE DËNESJA E VARGUT
Po vij në një vend ku ka halle populli shqiptar, kam ankth kur do dëgjoj vetëm për politikë, një storie aktuale, histori e pafund e këtyre viteve, bestytni , gënjeshtra, marëzi , naivitet, kjo është realiteti, jam pesimist në këtë drejtim sepse këtë lojë të hidhur e luajnë disa parti politike shqiptare, po thurin disa gjëegjëza dhe përgjigjen duhet ta gjejnë nga shqiptari.Dhe eksplodoj!!
Hadi Osmani-F.Sllupçan-Zvicer
Gjithçka me duket perfekte, por frymëmarja më ngadalëson të nis drejt një rruge të cilën mezi e prisja me kohë duke imagjinuar ngjarje dhe kujtime, qofshin ato të lumtura ose me dhimbje.Meditoj dhe pres të zgjohet dita.Fjala merr dhenë, une po nisem e meditoj….Natyra më ngjallet, më jep diell, dhe unë jam i vetëdijshëm se jam i zgjuar, nuk ka errësirë, dielli po lind, po dalin zogjtë nëpër skutat e tyre dhe cicërimat më thonë një fjali kallëzuesore: NISU!!!!!
Dhe unë nisem me shokët e mi, po shkoj drejt një vendi të bekuar, ku kam mall, kam familjen, kam nënën e cila me lot në sy pret afër ditares të sheh kush është te dera, ndoshta Biri im, nga larg, nga fundi i botës , botës së akullt, botës së vetmuar, pa ngrohtësi, pa ndjenja, botë pa shpirt dhe e mekanizuar me ligje dhe me robotë, e në këtë rast këta të fundit jemi ne, shqiptarët e mjerë, të cilët jemi shpërnda kudo dhe po asimilohemi gradualisht.Jeta ikën, ne duhet ta jetojmë, por e jetojmë pse duhet dhe jo pse kemi dëshirë, në këtë çast më ndalet fryma…më kap në fyt stresi i madh që kam në zemër dhe po bëhem artist i jetës, gjoja se jam i lumtur me këto gjëra që mi ka ofruar Zoti, e ky i fundit më jep pak shpresë të jetoj sepse besojmë, duam nuk duam, këtu kemi përkrahje, askund tjetër…
Po vij në një vend ku ka halle populli shqiptar, kam ankth kur do dëgjoj vetëm për politikë, një storie aktuale, histori e pafund e këtyre viteve, bestytni , gënjeshtra, marëzi , naivitet, kjo është realiteti, jam pesimist në këtë drejtim sepse këtë lojë të hidhur e luajnë disa parti politike shqiptare, po thurin disa gjëegjëza dhe përgjigjen duhet ta gjejnë nga shqiptari.Dhe eksplodoj!! I liroj të gjitha ndenjat, çmendem në pafundësi, bërtas, shqirrem, kërcej, qaj, dhe hidhem në humnerë.Apokalipsi rreth meje!Po përmbyset bota nga vajet e popullit, njerëzimi po merr tatëpjetën, askush nuk beson në të mirën e gjithësisë, revolucioni i skamjes po afrohet dita ditës, por përsëri ka një shkëndi shprese, në krye të shtëpisë së ligjeve kuvendojnë vëllezërit tanë, politikanët e shquar, të cilët jenë aty ku janë, u ra një llotari por ku është fati i popullit?Fati është në duart e Nikolla Gruevskit, në duart e partisë shqiptare në pushtet, në duart e askujt…..
Ne jemi të vetëdijshëm se ndodhemi në një process status-quo,përshpejtohen ngjarjet për në sferat e jetës, por ekonomia e këtij shteti po ulet dukshëm, e në këtë rast të kujtohen “Tollumbat e Lulit të vocër”te Migjeni, tollumba që po shfaqen edhe sot e kësaj dite tek fshati im në Sllupçan, rezistencë e pashoqe e këtij mjerimi fatal.Zgjidhja është e kuptueshme, të kërkohet nga Qeveria punësimi i shqiptarëve, së paku të jeni këtu vëllezër, kënaquni më bukë e me kripë , mërgimi është plagë e madhe në shpirtin tonë, shkuam sepse na detyroi jeta, ndërsa ju jeni këtu, reformoni jetën me ngulm dhe nisni drejt rrugës së Integrimit Europian.
Këmba e Gruevskit po shkel në secilin shpirt të shqiptarit, sepse lirinë ia japin të gjithë, gjëgjësisht partia në pushtet-BDI. Sllavët në shpirt, kanë një krimb që u lëviz shekuj më radhë në barkun e tyre me helm e pa gjak, ndërsa këta të fundit nuk po e ndalojnë me një term -JO dhe JO. Kënaqësia e tij e pashpirt po na dërgon në batica e zbatica e askush nuk zgjohet nga gjumi i përjeshtëm dhe nga zhgjëndrra e keqe t’i thotë këtij njëriu-Ndal.Mjaft po vuajmë, jemi sakrificë e jetës, duam paqe ne trojet tona, ne jemi racë e butë dhe këmba e huaj shkel kudo.Vendime diskriminimi po vijnë nga Qeveria aktuale, po shkatërohet secili dikaster, kultura, ekonomia, infrastruktura, dinjiteti i shqiptarëve, kontradikta të shumta mes këtye dukurive dhe fundi pa sukses.Mirëqenia e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë është të jemi në hap me kohën e jo të na përmbys ajo.Por këta shqiptarët tanë në pushtet, sikur e kanë haruar se ka orë , ka kohë, ka muaj, vite, ditë, momente..duhet të kujtohen se pas tyre pret një ushtri e tanë, është populli shqiptar i cili kërkon hisen e vet nga minisrat të cilët duhet të hapin dritën jeshile për të mirën e shqiptarëve. Dënesja e vargut tim nuk është asgjë tjetër, vetëm një metaforë e çthurur, sepse jemi në dorën e shkaut, në klithmën e vajit, në meridianët e botës , nën maskat e turbullta të partisë në pushtet, e cila nuk bën asgjë tjetër vetëm pluhur në erë.Me një buzëqeshje cinike, po afrohem drejt vendit tim, në tokën mëmë, në shtëpinë time, por e di se do vërej demaskime të shoqërisë, ndjej mall dhe urejtje, ndjej neveri për politikën e pistë.Ndërkohë me përshkon një meditim tjetër, jam i zgjuar, mendoj për një personalitet të dukshëm që mund t’i bëjë ballë armikut, sllavit, Gruevskit, Ivanovit, politikës së ngjeshur me urejtje.Partia Demokratike Shqiptare mban në zemër simbolin e shqiptarisë, Besën shqiptare.Nuk kam për qëllim të reklamoj dikë, por mendoj se vetëm kjo e ndal Gruevkin dhe “elitën e tij”.Tani jemi në një teatër , ku po luajnë shumë artistë në skenë, me role të ndryshme , me shpirt të sulmuar dhe me viktima të çastit.Nën pranga është populli, roli kryesor, ndërsa Gruevski po mban rol të dytë.Këtë rol mund ta përjashtron nga teatri vetëm PDSH-ja në krye me Menduh Thaçin.Meditimi po bëhet realitet, kjo do të ndodhë, këtë e dimë ne që jemi larg, dhe ju që jeni afër , tek vendi im.Unë erdha këtu, i gjeta të gjithë, por ngadalë po vdes , në mëshirë të fatit, me shpresa tek kombi im shqiptar se një ditë do të bëhet mirë e ne do ua kemi zili për jetën tuaj që e gëzoni në atdhe…Apokalispi po vjen ngadalë, rreth hapave të mi, rreth nesh, pushteti do përmbyset, e më pas do vijë pranvera.