Hipokrizia e DR: arrestoni shqiptarët por jo me këtë formë kaq të dhunshme!
Demokracia e Re përmes një deklarate me shkrim dënon bastisjet e fundit të njësiteve speciale të Ministrisë të Punëve të Brendshme në f.Gërçec të Komunës së Sarajit.
“Si duket MPB-së dje por edhe në disa raste me radhë nëpërmjet njësiteve speciale po demonstron forcën ndaj shqiptarëve. Është për tu habitur fakti se njësitet speciale të MBP-së po përdoren për çdo qytetar i cili është shqiptar ndërsa jemi të bindur se në të shumtën e rasteve nuk duhet që MPB-ja ti përdorë njësitet speciale dhe të terrorizojë qytetarët dhe familjet e të dyshuarve, pasi që ka edhe forma të tjera për të arrestuar të dyshuari dhe jo me këtë formë kaq të dhunshme që po përdoret ndaj familjeve shqiptare”, thuhet në reagimin e DR-së. (INA)