LIRIA – burimi i NORMAVE të Jetës!
Aurel Dasareti, 2010-05-19, Arizona-Qarja dhe dhimbja janë përgjigjet tona të para e të natyrshme për vdekjen e një personi të dashur për ne. Ato na ndihmojnë në trishtimin dhe humbjen tonë, por nuk mjaftojnë për të na mbajtur të bashkuar me të ndjerin, që edhe ne të vetësakrifikohemi. Kjo realizohej në shoqëritë e lashta me kultin e të vdekurve: dhurata, përkujsdesje për varret, monumente, lule. Sidoqoftë, kulti i të vdekurve duhet të gjejë vend në shpirtin tonë, në mendimet, kujtimet, në rikrijimin e qenies së dashur brenda nesh. Po t`ia arrijmë kësaj, atëherë i ndjeri do të vazhdojë të jetë përkrah nesh, figura e tij do të ketë shpëtuar dhe do na ndihmojë ta bëjmë dhimbjen forcë. Aurel Dasareti, 2010-05-19, Arizona
Shqiptarëve të okupuar të FYROM-it u mungojnë kushtet që inkurajojnë jetën, pa UNITET, të pambrojtur e të pafajshëm masakrohen nga të huajt. Forumi politik www.liriakombtare.com dënon ashpër aktin e fundit terrorist të kolonizatorëve në Radushë. Ngushëllimet më të thella vëllazërore familjarëve të viktimave. Lusim popullatën të mos bien pre e provokimeve të armikut; kërkojmë nga BDI-ja të largohet menjëherë nga qeveria e okupatorëve dhe apelojmë për UNITET të shqiptarëve: ATDHEU para partive!
Për mua, nuk përkon se njeriu do të jetë një fletë letre e papërlyer, mbi të cilën kultura shkruan tekstin e saj; ai modelohet nga shoqëria e tij për të mirë apo për të keq, “më e mira” dhe “më e keqja” të kuptuara si gjykime të vlerës nga një pikëpamje etike dhe fetare. Qëndrimi im, në të kundërt, niset nga parakushti se njeriu ka një pikësynim të tejmatshëm, se konstitucioni biologjik njerëzor është burimi i normave të jetës. Ai ka mundësinë e një zhvillimi dhe të një rritjeje të plotë, me kusht që kushtet e jashtme të jenë të tilla që ta drejtojnë në këtë pikësynim. Kjo do të thotë se ekzistojnë kushte mjedisore të posaçme që çojnë në një rritje optimale të njeriut dhe, nëse supozimet e mia të mëparshme janë të sakta, në zhvillimin e sindromës që inkurajon jetën. Nëse përkundër këto kushte mungojnë, ai do të bëhet një qenie e paralizuar, e rrëgjuar, e karakterizuar nga prania e sindromës që pengon jetën.
Jemi pjesë e natyrës, të mësojmë nga ajo. Që të rritet fara e bimës, ka nevojë për njëfarë shkalle lagështie, ngrohtësie, dhe për një lloj të caktuar toke. Nëse nuk përmbushen këto kushte, fara do të kalbet dhe do të vdesë nën tokë; bima do të lindë e vdekur. Nëse kushtet në të kundërt janë optimale, pema frutore do të rritet deri në mundësitë e saj më të larta, duke dhënë frutat më të arrira. Nëse kushtet janë më pak se optimale, pema dhe frutat e saj do të jenë të dëmtuara apo prishura.
Dokumentacioni historik dhe studimet psikologjike të individëve tregojnë qartas se rritja e njeriut është mbështetur nga prania e lirisë, nxitësit aktivizues, mungesa e sundimit dhe shfrytëzimit, nga sistemet frytdhënëse, ndërsa është penguar nga kushtet e kundërta.
Vetëm në një sistem shoqëror në të cilin ndërthuren kushte të ndryshme të volitshme të tilla që të sigurojnë klimën e përshtatshme, ndodhen ato kushte të përgjithshme që përcaktojnë rritjen e plotë të njeriut. Këto kushte shqiptarët do mund t`i arrijnë vetëm në SHQIPËRINË etnike./19 May 2010/A.D. në www.lajmet.com