Shkruajnë: Xhemil Zeqiri – Fadil Shyti
Ky shkrim vijon nga dat. 16. 05. 2010)

-Dhe, po ashtu në një rast tjetër -kur një mbledhje të LPRK-së, ndodhej edhe I. Kelmendi, zakonisht në mbledhje A. Kasami e bënte lojën “fluturoi, fluturoi huti”, si zakonisht me dinakëri iu shmangej bisedave reale por përherë thoshte se çka i thashë këtu këtij e atje atij, “filanit e fistekut” -këtij politikani apo shqiptari ose ndonjërit nga anëtarët e degëve të LPRK-së, të Gjermanisë o të Zvicrës.

Natyrisht, unë kurrë nuk i besoja dhe shpesh ia prishja duke ia kujtuar se jemi në mbledhje ilegale ato biseda mundemi t´i bëjmë në klub etj, etj. Me ç´rast filloi t´i nxehej gjaku, kur dy nga shokët e Halimit; Shenasi Rexhepin dhe Remzi Lokun i mbante si badigardë, ata, dilnin me qëndrime të ndryshme: kur donin thoshin se nuk jemi anëtarë të LPRK-së dhe kur donin formonin degë tjetër dhe, për të gjitha këto manipulime e dinë fort mirë ish-kryetari, Ibrahim Xhemaili dhe sekretari, Aki Bilalli.
-Po, pasi këta dhe të tjerët pjesëmarrës të kohës dhe të ngjarjeve nuk i pyet askush dhe natyrisht i mbrojnë interesat e tyre, nuk po prononcohen për këtë “njeri” as deri sot.

-Po jap dhe shembuj tjerë; si manipulonte A. Kasami me shokët e LPRK-së; në vitin 1989/99 . ”Komiteti i Miqtë e Kosovës ” bëri jehonë të madhe, për internacionalizimin e çështjes së Kosovës, në atë Komitet isha i vetmi shqiptar dhe pothuajse gjithë aktivitetin e financoja vet, derisa shqiptarët e kuptuan se çfarë qëllimi kishte Komiteti. Patëm disa demonstrata dhe shpërndanim komunikata ku tregonim realisht se ç´ po ndodhë me shqiptarët në Kosovë. Pra, Komiteti Ishte një zëdhënës i fuqishëm i popullit shqiptar dhe këtë e kemi faktuar disa herë.

-Në një rast, organizoheshim të bënim bëjmë një debat për grevën e minatorëve, me ç´rast Ibrahim Kelmendi propozoi që, prej LPRK-së, të vinte Xhavit Haliti, atij ia kishin dhënë detyrën që, më tepër të merrej me Skandinavinë. Ishte caktuar data e mbajtjes së debatit, salla, paneli, për debat për gazetarët dhe për të interesuarit, ishin shpërndarë njoftime për gazetarët dhe pritej vetëm dita kur të zhvillohej debati. Data u caktua, i telefonova disa herë Xhemal Durakut, i thashë që, kujdes mos të na dështojë ky debat, sepse, ka shumë rëndësi për faktin se, shpresojmë që pastaj do ta botojmë pastaj në një libër etj. Ju lutem, mos e vononi punën me Xhavitin sepse, zakonisht “nga patriotizmi i madh” që kishin atëherë, disa aktivistë i harronin, madje edhe tubimet kur gjendej ndonjë ftesë “e papritur” për dreka e darka, të begatshme kur i ftonte A. Kasami. Ia tërhoqa vërejtjen në veçanti; mos u vononi dhe i tregova se, A.Kasami, nuk din asgjë për këtë debat, sepse si zakonisht ai po i saboton këto aktivitete dhe po tallet me ata shokët danezë që po na përkrahin.Ia thashë troç që; ju e doni atë, por dijeni se, ai është spiun!

Kështu, iu kam thënë disa herë ; pastaj, takimin e lamë në shoqatën “Besa”. Erdhi dita dhe koha e caktuar; ata nuk vinin, iu telefonuam në Malmë -na thanë se, kanë dalë herët. Një mik imi, i cili quhet, I.M. ( i cili as tani nuk dëshiron t´i përmendet emri) Ai, e priste “Zekën”, atëbotë pseudonim i Xhavit Halitit. Iu afrova dhe i them ç´ të bëjmë tani, ai më tha se, A. Kasami po dëshiron t´i bien nën këmbë, e ta lusim sepse, konsideron që, vetëm ai është këtu më i madhi –për të tjerët atij nuk i intereson fare….

-A. Kasami, përndryshe iu thotë se, Xhaviti nuk është këtu dhe “ata të mëdhenjtë” e kryesisë së LPRK-së, kanë shumë besim tek ai.

-Eu, eu, eu! Bela, o punë! Ngela i vetmuar, mbeta pa tekst!
-Pa pritur pranë meje e pashë mikun tim të cilit i them: “Po ti e ke vërejtur sa shumë herë ai po mundohet t´i saboton aktivitetet tona; dhe, atëherë kur nuk ia arrin, “bën dredhi me bisht”, kinse, ofrohet, së paku dëshiron të jetë aty midis nesh, atje në demonstrata, a të kujtohet si vraponte së bashku me Havzi Sulejmanit, që të dukej se, është i pari, me ata “të mëdhenjtë ” e LPRK-së, se si ia siguronin makinën, se si ofrohej në mesin e tyre pranë mikrofonave etj, etj.

Isha i vendosur të mbahej ai debat dhe nuk tërhiqesha.
-Përsëri e binda mikun tim, që për hir të çështjes t´i kërkonte dhe t´u tregonte ku gjendej salla, se, për besë -ju nuk e kuptoni se kush është ky agjent sllav. Miku im shkoi i mori dhe debati u mbajt ashtu siç qe parashikuar.

-Kështu, kësaj i dështoi plani i këtij injoranti dhe sabotatori, i cili ; -siç i fola edhe mikut; -vetëm me tallje e herë-herë me disa “batuta”, ku ziejnë kërcënimet, përpiqet t´i frikësoj shokët, që të mos jenë aktivë. -Pastaj, ti je duke e parë se ç´ bën; unë jam duke bërë të pa mundshmen si për shoqatën si për Komitetin dhe për LPRK-në, ndërsa, ky po tallet dhe gjatë mbledhjeve ilegale i frikëson shokët, i demoralizon, iu thotë se “jeni jeshil” (të marrë), unë iu pata thënë të gjitha këto gjëra shokëve të LPRK-së, bile, as këtu në LPRK, nuk kam për ta lënë. -Sepse, ky dilinxhi po luan “majtap”, tërë kohën me Xhemal Durakun dhe Xhavit Halitin; – por, ata kurrsesi nuk po duan ta kuptojnë.

Natyrisht, kur jemi këtu, kujtojmë: se, sistemi ilegales ka qenë i domosdoshëm; por, ishte i mirë dhe herë-herë jo i përshtatshëm; sepse, ky dhe të tjerë prototipa “tarafë” si ky, e kanë shfrytëzuar “perden e hekurt” të ilegales, për të hyrë në radhët e LPRK-së e, pastaj për ta sabotuar e minuar nga brenda veprimtarinë e saj.

-Nga kjo konstatojmë që, pikërisht për këtë shkak për vite të tëra ka punuar UDB-ja, që ta dëmtonte sa më shumë lëvizjen ilegale në tërësi.

-Ky, dhe disa të tjerë rreth tij, që vepronin si ky; duke qenë spiunë të ambasadave jugosllave; -dhe, njëkohësisht ishin në mesin tonë; fort lehtë pastaj, UDB-ja, e ka ditur shumëçka nga aktivitet e ilegales; bile, pikërisht, këtë ”pikë të dobët” herë-herë ua përmendte Xhemal Durakut, Xhavit Halitit ndërsa, këta besa thoshin dhe dyshonin se: “Ky mund të jetë spiun”! -Bile, më kujtohet se, Ibrahimi e hetonte dhe pastaj e deshifronte që ta zbulonte ca gjëra nga ky spiun i ambasadës jugosllave. Mirëpo, si dukej, kishin idenë dhe thoshin shpesh; se, këtë “kavalier” e kemi nën kontroll. Mirëpo, fatkeqësisht, -siç po shihet tani; -në të vërtetë, ai i paska pasur këta nën kontroll.

-Me rastin këtij aktiviteti dhe shumë raste të tjera, ai ka vepruar kështu, bile, në një rast u qortua shumë me akademik H. Goranin, ka bërë aq shumë skandale ky “njeri”, sa zor se mundemi t´i përshkruajmë. Ka bërë shamatë e skandale me Xhafer Shatrin, Shaqir Shaqirin, Adem Demaçin. Me manipulime gënjeshtra të paskrupullta, e ka penguar vizitën akademik, Rexhep Qosjes në Danimarkë etj…. -Ky “njeri” me disa anëtarë të LPK-së, -siç ishin: Xhemal Duraku, Xhavit Haliti Musa Xhaferi e të tjerë, ky, tërë kohën është tallur me këta shokët dhe për të gjitha aktivitet e mia bënte telefonata nëpër Evropë dhe thoshte se, “ ja, na jena dërzhavë”, intervistat, letrat e hapura dhe artikujt që i botoja; kërkonte t´i përvetësonte si merita për vete; shokëve iu thoshte: “Xhemili, është jeshil, (i marrë), ai nuk din asgjë, mirëpo, unë ia mësoj të tëra”!…

-Kur vinin ndonjëherë delegacione diplomatike të Shqipërisë administrative, dëshironin të na takonin, ky mashtrues, injorant; -pa pikë turpi tallej me ata.

-Më kujtohet, kur me një rast, Dr. Abaz Dojaka dhe Nuri Çaushi, biseduam gjatë me ne , me ç´rast, A.Kasami u grind me Nuriun , duke e lavdëruar Ahmet Zogun dhe Titon, të nesërmen, Nuriu më pat thënë: “Ky, qenka një spiun i rrezikshëm, sepse shumë po m´ i lavdëronte mbretin Zog dhe Titon dhe kurrsesi nuk donte t´i dëgjonte argumentet e mia, sipas fakteve historike, se Zogolli ai xhelat, vërtetë ka qenë bashkëpunëtor i Serbisë të Pashiqit”, kurse, Titoja, një armik i përbetuar i shqiptarëve”!

-Ndërsa, A. Kasami, neve na thoshte: “Po ua lavdëroja Zogun dhe Titon, sepse, dua të di sa janë këta diplomatë të pjekur politikisht”.

-Pra, asnjëherë nuk ishte serioz, por, ishte si një “presë me dy teha”.Me këto makinacione, arrinte që, t´i mashtronte shokët tanë në Evropë. Por, tek unë kjo “çorbë” nuk i shkonte, sepse e dija se, ata ishin politologë dhe kishin tituj doktorë shkencash politike. Pikërisht se ishte dhe ka mbetur i tillë; ka arritur që të fitojë pozita madje deri në hierarkinë më të lartë të BDI-së, të Ali Ahmetit.

(VIJON…)

Danimarkë-Suedi
20. 05. 2010