Ekzekutimin e vëllezërve të gjakut e quan INCIDENT!?

Drejtësia dhe e vërteta, për të gjithë ata që janë të pambrojtur janë armët më të fuqishme në luftën për liri dhe progres personal. Aspirata për drejtësinë dhe të vërtetën është tipar i brendshëm i natyrës njerëzore, megjithëse mund të ndrydhet dhe të prishet njëlloj si aspirata për lirinë.

Aurel Dasareti, 2010-05-22, Arizona

Rastësisht, përmes http://vimeo.com/11821561 e dëgjova debatin politik të datës 15.05.2010 në mes të kryetarit të BDSH-së Bardhyl Mahmutit dhe zëdhënësit të Qeverisë së FYROM-it Shefik Durakut. Shefiku nuk e tregon të vërtetën, rrenë, kur masakrimin e shqiptarëve: Harun Aliu, Shaban Zenuni, Qemajl Fejzullahu dhe Xhafer Shala nga qeveria fashiste sllavo”maqedone”, e vlerëson si INCIDENT. Me këtë akt skandaloz, për një kolltuk, i pranon rregullat e imponuara prej armikut.
Është koha e fundit që të gjithë shqipfolësit ta kuptojnë se: megjithëse përshtatja me shpirtin e kohës dhe mjedisin shoqëror është mjaft dobisjellëse, gëzimet e sinqeritetit janë më të mëdha dhe zgjasin më shumë.

Sa më shumë që shtohen masakrat e okupatorëve ndaj popullatës shqiptare, aq më tepër prodhon prirje specifike si dëshira për lirinë dhe urrejtja për shtypjen, sepse liria është kushti themelor i çdo rritjeje. Edhe dëshira për liri mund të ndrydhet dhe të zhduket nga ndërgjegjja e individit, por edhe atëherë nuk pushon së ekzistuari në mundësi dhe e tregon ekzistencën e saj përmes urrejtjes së ndërgjegjshme ose të pandërgjegjshme të cilën gjithmonë e shoqëron shtypja.

Politikanët shqipfolës të FYROM-it nuk e pranuan Draftin për UNITET të DIASPORËS; ata ranë në një gabim të rëndë, tashmë nuk janë asgjë tjetër, veçse kukulla të mjera që drejtohen nga fijet e rrethanave të punëdhënësve të tyre sllavo”maqedonë”.

Të drejtat e patjetërsueshme të shqiptarit për liri dhe lumturi bazohen mbi cilësi njerëzore të brendshme: aspirata për të jetuar, për të zgjeruar dhe shprehur mundësitë që zhvillohen tek individi shqiptar në procesin e evolucionit historik./22 May 2010/A.D. në www.lajmet.com