STOP SPASTRIMIT ETNIK TË FSHATIT PATISHKA REKA!
Vera DUSHI
Policia sllavo-maqedonase ka rrethuar fshatin Patishka Reka në rajonin e Shkupit me arsyetimin e ndërtimit të ujësjellësit.
Ky pushtet sllavo-maqedonase që ndërton ujësjellesa në pronat e fshatarëve pikë së pari është një pushtet kriminal që shkel të drejtat e pronësisë së fshatarëve, sepse po bën ndërtimin pa praninë e tyre.
Së paku do të duhej t’u japin fshatarëve dëmshpërblim për shkeljen e pronës së tyre!
Më shumë, në asnjë vend në botë ujësjellësat nuk ndërtohen me prani policore sikur të ishte ndonjë sulm. “Vetëm poshtë malit ka mbi 1700 policë, ndërsa gjithsej janë mbi 3000 policë.”, deklaroi Muharrem Shaqiri, kryetar i Këshillit për ujin. (TV ALB, 24. 09. 2010)
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme sllavo-maqedonas Ivo Kotevski, i cili mohoi që në këtë fshat të ketë prani të madhe të forcave policore, tha se policia ka ndërhyrë në Patishka Rekë me kërkesë të komunës së Sopishtes e cila ka kërkuar asistencë me qëllim që të kryhet ndërtimi i ujësjellësit. (TV ALB, 23. 09. 2010)
Pra, pushteti sllavo – maqedonas dëshmon edhe këtë rradhë djallëzinë e tij, sepse ky është i vetmi fshat me popullsi shqiptare në rajonin e Sopishtës dhe sllavët duan ta spastrojë etnikisht fshatin dhe në mënyrë të heshtur duke ia bërë popullit shqiptar jetën e padurueshme.
Popullsia shqiptare në atë zonë është e pambrojtur nga bishat sllavo-maqedonase që vërtitën mbi qiellin shqiptar duke krokatur kërcënime…
Nëse ka më pikë drejtësie, edhe pse kot mund të kërkosh drejtësi në një shtet artificial dhe kolonial siç është IRJM, duhet që policët të tërhiqen prej rrethimit të fshatit dhe duhet të ndërpriten punimet në atë ujësjellësin e mallkuar.
Por kështu është jeta e të kolonizuarëve, se po të ishte Shqipëria Lindore (Ilirida, Lugina e Vardarit) e lirë nuk do të ndodhë që të vijnë hordhitë barabare policore dhe të rrethojnë fshatrat shqiptare. Ndaj, shtrohet për detyrë jetike çlirimin dhe ribashkimin e të gjithë trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar.
Autorja është anëtare e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK)
Gjakovë (Shqipëri Etnike), 25 shtator 2010