Arritëm!
Imer Dervishi-Për të qenë deri në fund i sinqertë duhet medoemos të pranoj se ky artikull më shkaktoi më shumë vështirësi, nga shkaku se s’dija nga të filloj, njëkohësisht s’di dhe çfarë përfundimi t’i japë. Ideja në fillim ishte të ribotoj një nga tekstet e publikuara më herët që nga fillimi i kësaj qeverisjeje dhe këtij mandati kualicionues, i cili do të mbahet mend vetëm për nga mënyra e funksionimit mbi bazën e raporteve të pastërta të padronit dhe vazalit. Dilema ishte cili nga këto shkrime paraprake të ripublikohet ku temë trajtimi kanë qenë difektet që kanë shoqëruar këtë qeverisje ndjellakeqe në radhë të parë për shqiptarët e më pastaj edhe për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Duke përdorur metodën e reduktimit dhe të eliminimit erdha deri tek tri artikuj për të cilët ka hapsirë më të volitshme të flitet dhe atë; ,,Zhytja në totalitarizëm,, i botuar më 20 prill 2010, ku bëhej një krahasim i hapur mes sistemit demokratik dhe atij totalitarë. Në këtë artikull mes tjerash për sistemet totalitare thuhej; Parimet e totalitarizmit në fakt janë parime të kundërta me parimet univerzale të demokracisë, dhe si më të njohura janë; Ideologji zyrtare, Parti unike e masës e udhëhequr nga një individ karizmatik apo nga një grup i ngushtë udhëheqës, Dirigjim ekonomik, Kontroll policorë, Monopol absolut në të gjitha sferat, duke mos përjashtu arsimin dhe shëndetësinë, dhe së fundi Krijimi i një armiku absolut dhe permanent. Kurse përfundimi i tekstit ishte me një paralajmërim të shkurtër,,KUJDES PO ZHYTEMI,,. Si shkrim i dytë që poashtu konsideroj se është aktual, ishte artikulli me titull ,, Bojkoti si përgjigje ndaj dominimit arrogant,, i publikuar më 19 gusht të vitit 2009. Nga ky artikull do të veçoj vetëm disa pjesë ku qartë shihet se vendimi i PDSH-së për të braktisur punën e këtij institucioni ka qenë legjitim, dhe në funksion të parandalimit të situatës në të cilën aktualisht gjendemi, si shtet por edhe si qytetarë të këtij shteti. Në vazhdim po nxjer vetëm disa fjali lidhur me bojkotin e asaj kohe; Elementi i parë është ai i heshtjes dhe ngulfatjes së zërit të popullit në rastin konkret të popullit shqiptarë dhe elementi i dytë ka të bëjë me mekanizmin kontrollues të ekzekutivit. Më pastaj vazhdon; Forma e veprimit jashtëinstitucional nuk është formë e pëlqyer veprimi, por është e mundshme dhe e domosdoshme kur hapsirat e veprimit brendainstitucional aq shumë janë ngushtuar për të shfaqur mendimin ndryshe, saqë s’ngelë tjetër variant pos servilizmit dhe bashkangjitjes së vepriveve totalitariste dominuese në të gjitha sferat dhe trajtat e saja të mundshme. Kjo që po ndodhë tani s’dëshiroj të paraqes vehten si vizionist por këta dy fjali të paraqitura në artikullin e lartëpërmendur pasqyrojnë situatën momentale politike, pra atë të totalitarizmit, të ngulfatjes së zërit dhe mendimit ndryshe, të imponimit të konceptit të njëmendësisë, të thyerjes së parimit të ndarjes së pushtetit, kontrollit të ekzekutivit mbi gjithçka duke mos përjashtuar as Kuvendin, as Kryetarin e shtetit, as Gjyqësorin, e as edhe Median, dhe për fund servilizimin e skajshëm dhe të turpshëm të partnerit shqiptarë të kualicionit. Shikuar nga prizmi i kohës këta fjalë janë thënë gati para dy vitesh, në atë kohë kurë njerëzit e lapsit dhe kolumnistë të ndryshëm ( jo të gjithë ) flisnin për ,,lisa e fshisa,, por jo edhe për situatën e mjeruar politike dhe kahet e zhvillimeve të proceseve politke me theks të veçantë të shqiptarëve. Për fund si dilemë e tretë vend të posaçshëm zuri edhe artikulli ,, Takimi i liderëve institucion paralel, jolegal,, i botuar më 15 mars të vitit 2010. Pos tjerash në këtë artikull, për ,,Takimin e liderëve,, do veçoja vetëm pjesën ku flitet për përbërjen, qasjen dhe aspektin normativ të këtij institucioni edhe atë; Takimi i liderëve, për bazë kryesore ka kultivimin e dialogut, ndërsa un vlersoj se i njejti ka dy qëllime; i pari është se i rrënon dialogun politik në tërësi dhe qëllimi i dytë është se ky institucion nënvlerëson rolin e Kuvendit, dhe shërben si institucion paralel i tij. Do shpalos disa nga argumentet me të cilat konsideroj se Takimi i liderëve duhet të bojkotohet të paktën nga përfaqësuesit shqiptarë pasi i njejti aspak s’është në shërbim të interesave shtetërore e në veçanti atyre shqiptare. Argumenti i parë është se ky institucion nuk shpreh vullnetin e qytetarëve, pastaj ky institucion e vë nën hije Kuvendin dhe e bënë atë jofunksional, ky institucion nuk është normë kushtetuese, ky institucion nuk ka organet e saja udhëheqëse, ky institucion nuk ka regullore pune, ky institucion nuk ka kriteriume bazë se cili mund të përfaqësohet në të, ky institucion nuk njeh të drejtën e votimit të dyfishtë me konsezus, ky institucion konvokohet dhe thiret vetëm nga kryeministri i vendit, pastaj rendin e ditës e cakton vetëm kryeministri si lider i partisë më të madhe, iniciativat e aktorëve të tjerë për konvokim të të njejtit janë të pamundëshme, pastaj kapacitet apo resurset njerzore janë të kufizuara dhe të mbështëtura vetëm në një apo dy përfaqësues nga çdo subjekt dhe së fundi vendimet apo konkluzat që dalin nga ky takim nuk janë as të shkruara e as të detyrueshme dhe nuk rezultojnë me votim dhe të njejtat të shëndrohen në Ligje apo të inkorporohen në ligjet ekzistuese apo aktet nënligjore. Fundi konsideroj se është më i relaksuar se fillimi, ku isha i kompleksuar se si të filloj, por ja që me shkëputje të pjesëshme nga këta tri artikuj të publikuar më herët arita disi të përkufizoj këtë artikull, gjithnjë duke u mbështëtur në paralajmërimet paraprake se një situatë e tillë ku aktualisht jemi do të ishte e paevitueshme. Për ata të cilët këta artikuj më herët i kanë lexuar kërkoj ndjesë se po përseritem, por njëkohësisht dëshiroj të ju tregoj se ARITËM, ndërsa për ata që s’i kanë lexuar është një rast i mirë, besoj!