Moratorium për grumbullimin dhe shitjen e mbeturinave të hekurit
Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e fundit ka sjellë vendim për ndalimin e kryerjes së blerjes dhe qarkullimit të mbeturinave të prodhimeve të metalit.
“Qeveria solli konkluzion që të merret urdhër për ndalimin e kryerjes së qarkullimit të brendshëm, blerje dhe eksportim në Maqedoni të mbeturinave të prodhimeve të hekurit, çelikut, aluminit, bakrit, plumbit, zinkut, kallajit, bronzit dhe tunxhit ( mesingut) në periudhë prej 6 muajsh. Veprimi i tillë është rezultat i vjedhjeve të shpeshtuara të objekteve nga metali që janë në përdorim të përgjithshëm. Me këto vjedhje u shkaktohet dëm i madh ekonomisë dhe qytetarëve të Maqedonisë”, theksoi ministri i Ekologjisë, Abdilaqim Ademi.
Sipas tij, në pajtim me autorizimet në periudhën e kaluar Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor, konfirmoi një sërë parregullsish në punën e një numri të madh të autorëve nga kjo sferë.
“Më 15.03.2012 është marrë njoftim se në punktin pranues, pas shkarkimit të kamionëve me lëndë sekondare është konfirmuar pranimi i 5 kapakëve të shahtave të ujësjellësit që janë dorëzuar nga ana e tri firmave të ndryshme, me ç’rast është kryer mbikëqyrje e përgjithshme inspektuese dhe pas procedurës hetimore janë sjellë aktet në vijim: Ndalesa për punë e katër subjekteve juridike si dhe janë përgatitur kërkesa deri te Prokuroria publike për ngritjen e procedurave penale”, thekson ministri Ademi.
Në periudhën e ardhshme gjatë dhënies së lejeve për eksport Inspektorati shtetëror do të jetë i pranishëm në vendin e ngarkimit të lëndëve sekondare, me ç`rast do të përpilohet procesverbal për llojin dhe sasinë e mbeturinës së hekurit, i cili do të jetë dokument përcjellës gjatë kontrollit në kalimet kufitare.
“Konsiderojmë se me një masë të këtillë do të kontribuojmë për pengimin e këtyre vjedhjeve si dhe për zgjidhjen dhe tejkalimin e këtij trendi që shfaqet në shtet pas çdo rritje të çmimit të mbeturinave të metalit. Njëherësh, ftohen të gjitha subjektet ta respektojnë urdhëresën dhe të ndihmojnë në zbatimin e saj”, theksoi ministri Ademi.(