Të etur për pushtet dhe privilegje !
Politikanët e qendrave të vendsojes (ato që sillen patronë botëror, që thonë kur të duan PO që thonë kur të duan JO) gjitnjë e më tepër po binden se bota është në rrezik!
Shkruan: Alisetar Ramadani
Shikuar nga këndvështrimi njerëzor, real, bota sot po përballet me rrezik permanent nga vetë ato që thonë kur t ju teket PO dhe kur t ju teket JO!
Gara për të dominuar mbi njëri tjetrin solli shumë telashe planetit tonë Tokë që Allahu u Madhërishëm e krijoi për të jetuar të qetë, të barabartë, të jetojmë në emër të Tij dhe të vdesim të tillë siç Ai na ka mësuar.
Jo, kjo analizë nuk ka të bën fare mbi jetesën në aspektin fetar, sepse vetëm ato që nuk duan të kuptojnë ose shtirren se dine diçka do të gjenin “vrima” gjithmonë atje ku nuk ka që të replikojnë por pa i njohur mire sendet! Pra, kjo analizë edhe pse do të përmend shpesh Krijimin e Gjithësisë nga I Gjithfuqishmi, nuk e ka ama aspak prejudikimin se mbahet ders fetar, por e ka fjalën pikërisht siç duhej ta kenë të gjitha analizat dhe idetë që vine nga të gjitha anët pa përmendur thelbin e Krijimit të Gjithësisë dhe pse kjo nodhi?
Të nderuar, u lodhëm duke thënë se si është më mirë, u lodhëm duke ua tërhequr vërejtjen atyre që thonë JO dhe PO kur t ju teket se e kanë gabim, u lodhëm duke i përmendur alternativat, dhe një shkrimtar, që e respektoj shumë do të thotë: E gjithë kjo tani më nuk ka aspak kuptim ngase gjithnjë sillen të njejtat fraza dhe mendime për të njëjtat probleme dhe telashe, dhe unë jam lodhur kur më e gjithe kjo nuk ka asnjë kuptim dhe nuk zë vend askund! – Kim Mehmeti.
Në këtë drejtim pa dyshim se jo vetëm Kimi, por të gjithë jemi lodhur! Megjithatë mua personaslisht më qetësohet shpirti sepse kam besim të madh në Krijuesin e Gjithësisë se Ai është i drejti dhe Gjykatësi më i mirë i mundshëm në ditën e Gjykimit, kurse disa që nuk dinë dhe tallen duke qenë në krye të vendit, duke pasur privilegje dhe të mira të kësaj dynjaje, me të vërtetë janë shkurtpamës, do të marrin dënim shumë të keq në ditën e gjykimit, por ama që në këtë botë deri sa janë gjallë, Allahu i Plotfuqishëm do t’i turpëron.
Për të dalë në krye të vendit, me të vërtetë duhet shumë të mendohet, gjatë të analizohet, të njohësh popullin që duhet ta udhëheqësh, por mbi të gjitha të njohësh vetveten, se vallë je ti ai që duhet të marrësh mbi supe një barë kaq të rëndë?! Të ka sprovuar i Madhi Allah gjatë jetës tënde me diçka që të bën të thuash se PO MUNDEM TË UDHËHEQ POPULLIN! Të vish në këtë përfundim, patjetër duhet t’i njohësh ato që përmendëm më lartë. Dhe natyrisht mbështetjen e vetë Allahut xh.sh. në rrugëtimin tënd. E pra, e ke lutur Allahun përpara se të marrësh timonin e udhëheqësit? Nëse nuk e ke bërë këtë ke marrë në qafë tërë një popull dije, dhe asnjëherë nuk do të kesh sukses edhe pse ti mendon se je i suksesshëm, sepse degradimi vetvetiu vjen, e din pse? Sepse nuk e ke mbështetjen e Atij nga i Cili është dashur të kërkosh leje.
Jam i vetëdijshëm se ka plot e përplot “intelektual” të kalibrave të ndryshëm, bile edhe akademik se do të thonë për këtë shkresë (nëse e lexojnë) diçka jo të zakonshme ngase nuk jam as i pari as i fundit që prejudikoj sistemin jetësor sipas asaj që na ka mësuar i Plotfuqishmi në Kur-an dhe Hadith nëpërmjet të dërguarit të Tij Muhamedit a.s. Por, nuk ka këtu asgjë jo të zakonshme sepse aty fillon dhe mbaron kuptimi i çdo gjëje, prandaj është tepër e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se pa lutje tek Allahu dhe pa mbështetjen e tij gjithçka është e kotë dhe vetvetiu zverdhet dhe kalbet pa asnjë rezultat të dëshirueshëm në këtë botë ndërsa në botën tjetër thejsht – zjarr.
Shumë pak udhëheqës e dinë, ose ndoshta edhe nuk e dinë fare, se ato për deri sa e quajnë veten udhëheqës, drejtues të një populli, patjetër e kanë ta dinë se janë direkt pasardhës të profetëve të Allahut xh.sh, dhe si të tillë pra duhet t’i kene vetit e tyre, të jenë të mirë, të butë, të sjellshëm dhe të punojnë drejtë dhe pa hile. Personalisht të këtillë nuk shoh askund në rang botëror. Ato që duan të jenë me tipare të mira, dhe duan jetë normale dhe të barabartë për të gjithë, “shkenctarët” i kanë shpallur njerëz me prapambeturi mentale, prandaj nuk janë askund! Për të këtillët kam bindjen se vetë Allahu xh.sh. i mbronë nga xhahileti, Jo rastësisht postet në Islam janë ndarë shumë qartë, por nuk do të flasim shume për këtë, ngase ka më të ditur se unë që mund të japin “fetfa” me argumente më mirë, megjithatë dua t ‘ua përkujtoj atyre që nuk e dinë se në Islam, udhëheqës është zgjedhur ai që e ka njohur Kur-anin dhe Hadithin më mirë se të gjithë tjerët në atë vend.
Sot, në rang botëror “liderët” që e kanë sjellë planetin Tokë në rrezik, tallen me Kur-anin dhe Hadithin! Nuk e kuptoj, pse atëherë thonë se : Planeti është në rrezik? E pyesin ato veten kush e solli këtë rrezik? Po ta pyesnin nuk do të kishim Mubaraka, Ben Alia, Putina, e lloje të tjera të species së Faraonëve! Specie këto të etur për pushtet dhe privilegje!