image
Kryeministri Gruevski sot edhe njëherë ka refuzuar të përgjigjet se po diskutohen ose jo tre kërkesat e Ali Ahmetit për mbylljen me urgjencë të rasteve të Hagës, lirimin e sopotasve  dhe zgjidhjen e statusit të ish luftëtarëve të UÇK-së. Gruevski konfirmoi se ai dhe VMRO-DPMNE mbajnë takime të rregullta me partnerin e koalicionit, BDI-në duke mos shpalosur se për çfarë bisedohet.
“Unë me Ali Ahmetin takohem shumë shpesh, janë këto takime të rregullta. Funksionarë tanë partiakë gjithashtu mbajnë takime të rregullta ku diskutohen çështje të shumta, për të gjitha gjërat që duan njëra ose pala tjetër të diskutojnë”, tha Nikolla Gruevski.
Këto tre pika mes të tjerash kanë qenë edhe temë debati gjatë mbledhjes së para dy jave të kryesisë qendrore të BDI-së, ku është kërkuar një rrugë për dalje nga situata e krijuar. Edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit të fundit që kishte me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Filip Gordon tha se këto çështje kërkojnë zgjidhje të shpejtë.

Read More

Komisioni Evropian mund të shqyrtojë tërheqjen e resurseve financiare dhe njerëzore nga Maqedonia, në rast se Bashkimi Evropian nuk trajtohet si prioritet nga Qeveria e këtij vendi. Shqetësimi është shprehur tek disa media maqedonase, të cilat kanë cituar burime diplomatike pranë BE-së në Bruksel.

“Deklarata e kryeministrit se BE ka ndjenja të gabuara për përkushimin evropian të Maqedonisë, Brukseli zyrtar ka kërkuar që Qeveria në vepër të dëshmojë se çka do të fillojë të punojë në planin e reformave që duhet të jenë pjesë e vlerësimit të raportit të vjeshtës të KE-së për Maqedoninë. Brukseli seriozisht është i shqetësuar për gjyqësorin, korrupsionin, partizimin e administratës publike dhe kërcënimet ndaj mediave”, ka theksuar në diplomat i lartë evroperëndimor.

Read More

Shkup, 29 maj – Policia zvicerane ka arrestuar tre shtetas të Maqedonisë, të cilët kanë vjedhur arkën dhe gashtë kompjuterë nga zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë dhe pastaj kanë tentuar të ikin në Francë, njoftuan të shtunën mediat maqedonase.

Arka nuk është hapur ende, por policia thotë se brenda saj nuk ka të holla, por vetëm dokumente, kështu nuk është e qartë saktësisht se çka kanë kërkuar hajnat e arrestuar.

Hetimi ka treguar se janë kompjuterët e vjedhur ishin të anëtarëve të delegacionit të Lituanisë, i cili qëndroi në Gjenevë për shkak të konferencës së OBSH-së.

Read More

 

Prishtinë, 29 maj – Gjykata Ndërkombëtarë e Drejtësisë do të nxjerrë opinionin e vet në lidhje me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 22 korrik. Kështu kanë thënë burime të ndryshme të gazetës “Koha Ditore”, duke konfirmuar raportet se muaji i shtatë i vitit do të jetë koha kur GJND-ja do ta përmbyllë rastin rreth Kosovës, që e ka marrë vitin e kaluar.
Vendimi i GJND-së do të jetë gati më 22 korrik, kanë thënë dy burime të ndryshme ndërkombëtare.
Opinioni këshillues që GJND-ja pritet ta nxjerrë do të jetë përgjigje pyetjes nëse Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, e shpallur më 17 shkurt 2008, ka qenë shkelje e së drejtës ndërkombëtare. Ka qenë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ajo që, me iniciativën e Serbisë, ka kërkuar nga GJND-ja të shqyrtojë rastin. Procesi ka nisur muajt e fundit të vitit të kaluar, me deponimin e dëshmive dhe me paraqitjen para Gjykatës të palëve të interesuara, përfshirë Kosovën dhe Serbinë, por edhe një numër shtetesh që përkrahin pavarësinë e Kosovë, dhe ato që kundërshtojnë.

Read More
imageAfrim TANALLARI-Botuesi i gazetës “Lajm”, Fejzi Hajdari thotë se një nismë e udhëhequr nga njerëz me eksperiencë do të merrte një mbështetje të madhe te qytetarët shqiptarë. Ndërsa, gazetari Isuf Kadriu shprehet se bashkimi i intelektualëve shqiptarë, do të ishte alternativë për të parandaluar politikat anti-integruese dhe destabilizuese të krerëve aktualë të ekzekutivit
 Nisma për formimin e një fronti shqiptar që pikësynim do të kishte artikulimin e interesave shqiptare në Maqedoni, është e mirëseardhur për opinionin shqiptar në vend, vlerësojnë analistët politikë dhe gazetarët. Sipas tyre, është më se e nevojshme kjo nismë, pikërisht pas dështimeve të subjekteve politike shqiptare.

Botuesi i gazetës “Lajm”, Fejzi Hajdari thotë se një nismë e tillë e artikuluar dhe e përgatitur mirë dhe e udhëhequr nga njerëz me eksperiencë, do të merrte një mbështetje të madhe te qytetarët shqiptarë. 

“Mendoj se një iniciativë e tillë përfundimisht do të ishte e mirëseardhur në skenën politike shqiptare, për shkak të debaklit të partive të deritanishme shqiptare, në kuptimin e realizimit dhe artikulimit të interesave kombëtare shqiptare në Maqedoni. Aktualisht, shqiptarët kanë humbur besimin te politika shqiptare në Maqedoni”, deklaroi për “Koha e Re”, Hajdari.

Read More
image

Mjerisht, ndodh ajo që e thoshte Encensbergeri: Kemi plot politikanë dhe pedagogë injorantë dhe taksistë që e lexojnë Xhojsin dhe Prustin. Përse ndodh kjo? Sepse jetojmë nën një pushtet që ka frikë nga dija

Shqiptari me aftësinë e pashoq i ka përsëritur prapësitë e tij, që s’i mungojnë as të tashmes që e jetojmë me stres të papërballueshëm. Për anën e errët të shqiptarit flet edhe Mit’hat Frashëri në librin eseistik “Plagët tona”; një libër që, sikurse thotë, ishte shkruar jo për ata “që ankohen dhe mendojnë se qarja shëron lëngatën, as për ata që nuk mendojnë dhe nuk shohin, por për ata që shikojnë e dëgjojnë, që duan të lodhen dhe të kuptojnë përgjegjësitë personale”.
Idealisti fatkeq besonte se ligësitë brenda një kombi nuk shëroheshin pa i ditur shkaqet e tyre. Burimi kryesor i së keqes te shqiptari ishte shmangia nga faji, pra mungesa e virtytit për të njohur të metat; mungesa e gatishmërisë për të marrë përgjegjësi personale; mungesa e ndjenjës për një jetë të përbashkët. Shqiptari jeton me tërbim dhe jo me djersën e ballit. Priret drejt aventurave.

Read More
image
Këto ditë përsëri janë aktuale ndryshimet në Kodin zgjedhor. Tre vjet më vonë, propozimi vjen nga partia më e madhe maqedonase në opozitë, e cila propozon që Parlamenti të zgjerohet për 10 deputetë të rinj, të cilët do të zgjidhen nga një listë e rezervuar për pjesëtarët e komuniteteve të vogla.  BDI është konsekuente në qëndrimin parimor kundër një ndryshimi të këtillë. Ka disa arsye objektive për këtë kundërshtim

Fillimisht duhet thënë se propozimi për ndryshime në Kodin zgjedhor paraqet tentim për pazarllëk të partive të mëdha maqedonase me komunitetet e vogla në vend. Ky lloj pazari është komprometim për Maqedoninë multietnike sepse, ndërsa flet për “avancimin e pozitës së të vegjëlve”, në esencë ka vetëm interesin e përfitimit të votave të tyre në ditën e zgjedhjeve.

Read More
image
 Po, është i pakuptimtë mendimi dhe pozicionimi anakronik i BDI-së për të qëndruar në Qeveri edhe pas gjithë atyre vektorëve “kundër” konceptit parësor ideologjik të kësaj partie

Duke mos gjetur motiv për të shkruar përskaj gjendjes kaq të rëndë në të cilën ndodhet ky shtet, ndonjëherë kërkoj që të “by-pass” këtë sezon dhe të mundohem të paktën të shoh se si mund të hapet një rrugë anësore në këtë autostradë të së keqes që i prin shtetit.
Tanimë dimensioni i së keqes është real. Procesi i evrointegrimve është tretësor, duke qenë vazhdimisht i zëvendësuar nga etnonacionalizmi i kësaj Qeverie. Procesi i ndëretnointegrimit brenda në shtet është po ashtu tretësor, duke u vënë si i zëvendësuar nga platforma për promovim të trashëgimisë antike të maqedonasve antikë, siç thonë maqedonasit e sotëm. Procesi i multikulturalizmit është i bllokuar totalisht duke qenë i zëvendësuar përsëri nga promovimi i etnoidentitetit të maqedonasve të këtij territori përsëri.

Read More
image
Në kryeqytetin e Norvegjisë sonte në mbrëmje zhvillohet nata finale e Festivalit Europian të Këngës. Në skenën e stadiumit ‘Telenor Arena’ do të ngjiten këngët e 25 shteteve evropiane të cilat janë përzgjedhur nga dy netët gjysmëfinale dhe 5 këngë kanë hyrë automatikisht në garë, falë pozicionit që zunë vitin e kaluar në këtë kompeticion. Festivalin do ta hapë Azerbajxhani me këngën Drip Drop të kënduar nga Safura. Përfaqësuesja e Shqipërisë Juliana Pasha do të ngjitet në skenë e 15-ta e shoqëruar nga tri këngëtare amerikane, Glenys Vargas, Desiree Keedjour dhe Joy dhe tingujt e muzikës së violinistit të njohur edhe në arenat ndërkombëtare, shqiptarit Olen Cezari. Gjithë këto ditë, për grupin shqiptar që ndodhet atje, për këngëtaren Juliana Pasha, kompozitorin Ardit Gjebrea dhe tekstshkruesin Pirro Çako kanë qenë të ngjeshura me prova, konferenca shtypi. Në një intervistë për faqen online ecstoday. com e cila publikon gjithçka që po ndodh në këtë festival, gazetarë, nga Meksika, Greqia, Spanja, SHBA dhe Gjermania, Serbia të akredituar në Oslo dhe po ndjekin festivalin parashikojnë Shqipërinë me “It’s all about you” si pretendente për çmimin e parë mes shteteve si Belgjika Izraelit, Gjermanisë dhe Azerbajxhanit. Ata shprehen se është e vështirë pasi këtë vit gara ka është shumë e fortë. Vetë Juliana Pasha ka thënë se Tirana do të ishte shumë e lumtur të mirëpriste Festivalin Evropian në rast se Shqipëria fitonte, megjithatë e pranon se gara është shumë e fortë.

Read More

Ministri i Forcës Mbrojtëse të Kosovës, Fehmi Mujota është anashkaluar nga Konferenca rajonale për integrimin e Evropës Juglindore në NATO, e cila do të fillojë nga 31 maji në qytetin e Manastirit.
 
Ministria e Mbrojtjes në Shkup nuk i ka dërguar ftesën homologut kosovar Fehmi Mujota, derisa janë ftuar të gjithë ministrat e mbrojtjes të rajonit. Në këtë konferencë janë ftuar ministrat e mbrojtjes të Serbisë, Malit të Zi, Kroacisë,Shqipërisë, Sllovenisë, Bosnjë-Hercegovinës si dhe Turqisë. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga delegacione të vendeve anëtare të NATO-s.

Read More