
zeripress-Shqipëria dhe Juliana Pasha aritën që ti gëzojnë shqipëtarët anë e mbarë botës duke u kvalifikuar në finale të Eurosongut në Osllo.
Në kryeqytetin e Norvegjisë sonte kan performuar 12 gjysëm finalistët e natës së parë të gjysmëfinales së Eurosong në Osllo
Juliana Pasha ishte tepër elegante duke kënduar versionin e këngës në anglisht nën titullin “It’s all about you”, me një trio shoqëruese, veshja e të cilëve ngjan pak me atë të këngëtares. Ajo që binte në sy është se gjithë kohën këngëtaren e shoqëronte një violinist i veshur me të errëta, me të cilin Juliana improvizon dhe pak në kërcim.Ankthi i pritjes ishte deri në shpalljen e kandidatit nr 8 ku nga zarfa doli emri ALBANIEN ,kur edhe u shpallë kvalifikimi i Shqipërisë në finale.
Shtet që aritën të kvalifikohen në finale janë :Bosna dhe Hercegovina,Serbia,Portugalia,Greqia,Molldova,Rusia,Bjellorusia,Belgjika,Shqipëria dhe Isllanda.Festivali Eurosong shpall në 29 maj fituesin.I bëjmë apel shqipëtarve që në mënyrë masovike të dërgojnë votat e tyre nëpërmjet të SMS,në mbrëmjen finale që do të mbahet të shtunën me 29 maj 2010.
zeripress