Ushtria e Izraelit ka konfirmuar se së paku 10 aktivistë pro-palestinezë janë vrarë sot kur marina izraelite ka ndërhyrë në konvojin e anijeve, që përpiqet ta thej bllokadën katërvjeçare në Rripin e Gazës.

Nga ana tjetër, shefi i një organizate humanitare turke, Muhammad Kaya, i involvuar në flotë, tha se së paku 15 vetë janë vrarë gjatë ndërhyrjes, shumica prej tyre të kombësisë turke.

Flota, me afro 10 mijë tonë ndihma, që është nisur nga Turqia, ka afro 700 aktivistë pro-palestinezë me vete.

Read More

Partia Demokratike Shqiptare përmes një konference për shtyp reagon ndaj qeverisjes aktuale e cila sipas tyre po vazhdon diskriminin e shqiptarëve në të gjitha sferat e jetës.

“Gjendje kaotike ekonomike e sociale, vazhdim i diskriminimit në përfaqësimin proporcional të shqiptarëve në administratën shtetërore, përvetësimi monoetnik i institucioneve shtetërore dhe shtetit në përgjithësi, vazhdimi i veprimeve represive në baza nacionale dhe fetare, dukuria e korruptimit dhe nepotizmit pushtetar dhe tentativat qeveritare për largim nga rruga integruese janë shtyllat kryesore të bashkëqeverisjes BDI-VMRO, duke harruar dhe anashkaluar zotimet parazgjedhore para popullatës shqiptare, si në Kumanovë dhe gjithandej vendbanimeve tjera”, theksoi Driton Bilalli, anëtar i Kryesisës së Degës së PDSH-së, Kumanovë.

Read More

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës së UÇK-së “Kalaja”, Izair Samiu, i njohur me nofkën komandant Baci, në intervistën për agjencinë e lajmeve INA flet ekskluzivisht për lidhjet e tij me bashkëluftëtarin dhe komandantin Harun Aliu-Kushtrimi, i vrarë nga forcat policore maqedonase në fillim të këtij muaji në afërsi të Radushës së Shkupit.

Baci rrëfen edhe për misionin e SH.V.I. L të UÇK-së “Kalaja” si dhe për gjendjen aktuale të ish-luftëtarëve dhe shqiptarëve në Maqedoni.

 

Read More

SCRIPTA MANENT

Si çdo profesionist tjetër, edhe një politikan mund të dështojë në punën e tij, mund të ndjehet i penguar që t’i realizojë premtimet që ua ka dhënë zgjedhësve të vet, apo të përballet me rrethana që janë në kundërshti me bindjet e tij politike dhe njerëzore. Pra, edhe një politikan, si çdo profesionist tjetër, mund të dështojë dhe, shkaku i përgjegjësisë që ndjen, të tërhiqet nga pozita ku është. Por, asnjëherë dhe në asnjë rrethanë, një politikan i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm nuk e pyet popullin “ku të shkojmë nëse e braktisim qeverinë”, sepse udhëheqësit politikë, për një popull, janë si ata fanarët që tregojnë drejtimin e rrugëtimit drejt së ardhmes. Pra, prijësit politikë, të ardhur aty ku janë me votën e popullit, e jo nëpërmjet ndonjë konkursi ku është zgjedhur më i afti, kur e humbin mundësinë e veprimit të dëshiruar të mëtejmë, kanë dy zgjidhje: o të kërkojnë nga populli t’ua ripërtërijë legjitimitetin për një veprim ndryshe nga i premtuari, o t’i japin mundësi popullit të bëjë zgjedhjen e atyre që dinë nga duhet ecur përpara.

Read More

Erion Braçe

INTERVISTA

Z. Braçe, opozita në respekt të frymës së dialogut të vendosur në darkën e Strasburgut iu kthye jetës normale parlamentare. Kjo do të thotë se ju keni fituar besimin se konsensusi me mazhorancën për transparencën e zgjedhjeve do funksionojë?

Nuk është çështje besimi. Në Strasburg, ne kemi marrë angazhimin të punojmë për një zgjidhje të plotë, të qartë, të garantuar e pa kthim, të krizës politike dhe institucionale në Shqipëri. Dialogu është instrument, përmes të cilit mund të arrijmë në zgjidhje.

Read More
Flamuri gjgand edhe ne Tetove
Një flamurë i njejtë është vendosur edhe në Gostivar para gjykatës . Vendosja e flamujve të dimensionve gjigante filloi në Shkup ku janë të vendosur dhjetëra të tillë për të cilët janë marë leje nga qyteti i Shkupit,Ministia për Kulturë dhe Drejtoria për Mbrotje të Trashëgimisë kulturore, por Televizioni Koha sot nuk ariti të mer informata se këto leje a janë siguruar nga orgamet kompetente për vendosjen e tyre edhe në komunat shqiptare Tetovë dhe Gostivar të cilët në planin e qeverisë nuk kanë qenë të përfshira më parë.
Zmadho pamjen,…

Read More
– “Unë shtroj pyetje para jush poqese BDI braktis institucionet ku do shkojë, do shpall grevë urie para institucioneve, do dal në rrugë apo do shkoj te shpija? Kështu deklaroi të shtunën në Tetovë Ali Ahmeti. Është joserioze të shtrohet një dilemë e kësaj natyre. Vërtetë asgjë nuk do të ndodh.Sa për përgjigje, është lehtë. Vendi i një lideri në këso çaste dhe turbullira politike është tek populli dhe zgjedhësit e tij.
Zmadho pamjen,…

Dilemat e Kohës

Urim Hasipi
Opinioni i brendshëm në vend kohëve të fundit është i preukopuar me atë se BDI do të braktis qeverinë apo do të vazhojë të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.
Vetë lideri i kësaj partie Ali Ahmeti qartazi edhe një herë tregoi se nuk do të dal nga qeveria, por do të këmbëngul të realizojë të drejtat brenda saj.

Mirëpo i tërë problemi nuk është dalja nga qeveria apo mos dalja, por dilema se ku do të shkojë pas kësaj BDI.

Read More

Morton Abramowitz

“Po të ndodhë një gjë e këtillë, do të hapej e gjithë ajo Kuti e Pandorës, do të rihapej Republika Srpska, Maqedonia…”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Morton Abramowitz, ish-ambasador amerikan….

 “Është e qartë se Bashkimi Evropian është i ndarë mbi Kosovën, janë ende pesë vende anëtare që nuk e njohin Kosovën. Gjithashtu, mendoj se është krijuar një përshtypje se Shtetet e Bashkuara ia kanë dorëzuar Ballkanin Bashkimit Evropian. Por, nuk besoj se kjo është e krejtësisht e drejtë.

Read More
Trupa të policisë në Kosovë

Ministri i brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, i tha BBC-së se tensionet në qytetin e Mitrovicës po rriten për shkak të zhvillimeve politike serbe në veri.

Ai tha se forcat e sigurisë në Mitrovicë nuk kanë përdorur forcë të tepruar, por akuzoi individë serbë për, siç tha, përpjekje për të përshkallëzuar situatën në qytet.

Deklaratat e tij pasuan tensionet e rritura në urën e lumit Ibër, kur policia parandaloi një përplasje të mundshme mes protestuesve shqiptarë e serbë, në ditën kur po zhvilloheshin zgjedhjet lokale serbe në Mitrovicën e Veriut.

Read More

Policia e Kosovës njofton se situata në Mitrovicë është qetësuar, ndërsa protestuesit shqiptarë dhe serbë janë shpërndarë. Në mesditë, Policia e Kosovës ka përdorur në masë të vogël gaz lotsjellës për të evituar një konflikt të mundshëm mes shqiptarëve dhe serbëve në urën e lumit Ibër. Protestuesit shqiptarë ishin mbledhur për të kundërshtuar zgjedhjet serbe, që sot po mbahen në veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës ka përdorur sot, në mesditë, në masë të vogël gazin lotsjellës, për të evituar një konflikt të mundshëm mes shqiptarëve dhe serbëve në urën kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Read More