Shkup, 29 maj – Policia zvicerane ka arrestuar tre shtetas të Maqedonisë, të cilët kanë vjedhur arkën dhe gashtë kompjuterë nga zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë dhe pastaj kanë tentuar të ikin në Francë, njoftuan të shtunën mediat maqedonase.

Arka nuk është hapur ende, por policia thotë se brenda saj nuk ka të holla, por vetëm dokumente, kështu nuk është e qartë saktësisht se çka kanë kërkuar hajnat e arrestuar.

Hetimi ka treguar se janë kompjuterët e vjedhur ishin të anëtarëve të delegacionit të Lituanisë, i cili qëndroi në Gjenevë për shkak të konferencës së OBSH-së.

Tre hajnat janë arrestuar të enjten, vetëm disa orë pas vjedhjes dhe tani gjenden në paraburgim. Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për hajna profesionistë.