NT=Kushdo që sadopak e njeh gazetarinë e Kosovës dhe raportet brenda saj, e di mire se të gjithë, femra e meshkuj gazetarë, për të ulë poshtë njëri-tjetrin, më së shumti, më së shpeshti dhe kryesisht e përditë thërrasin në ndihmë fjalë e shprehje nga bagëtia e bujqësia.

 Salih Kabashi

Në Kosovë ka ra një kijamet!? Milaim Zeka ka përdorë për një soj gazetarësh e gazetaresh në vend të fjalëve të rënda: injoranatë, të padije, provokatorë, teveqelë…, fjalën e butë që emërton një kafshë jashtëzakonisht të dobishme e paqësore shtëpiake. Dikujt që kamera i mbuloi fytyrën (pse « viktimës » e jo « agresorit » të supozuar ?!) dhe që në rastin konkret në një vend konkret (kthimi i delegacionit parlamentar nga vizita në Kuvajt dhe konferenca për shtyp e kryetarit të Kuvendit në Aeroportin e Prishtinës), mëtohet të identifikohet si viktimë e një agresioni verbal, po i përgjigjej në pyetjet e saja agresori i supozuar, të cilin kamera (e kujt ?) po i përcillte çdo lëvizje. Nga lëvizja me gjasë e njëanshme dhe e parapërgatitur e kamerës, shohim « filmin » ku « lopa » ankohet pse M. Z. kishte ironizuar pyetjet e disa gazetarëve në konferencën e sapopërfunduar të shtypit, ndërkohë që « çobani » po i qortonte për joprofesioniste dhe jashtë kontekstit pyetjet e disave syresh.

Read More

Arrestimet arbitrare të komanduara nga qarqet politike dhe proceset e montuara gjyqësore kundër shqiptarëve në Maqedoni nuk janë fshehtësi për askënd. Siç nuk janë fshehtësi as motivet e urrejtjes etnike dhe fetare që i shoqërojnë këto dënime.

Koordinimi i politikës ekstreme antishqiptare dhe i fundamentalizmit ortodoks maqedonas dita ditës është duke marrë përmasa shqetësuese.

Vendosja e gurëthemelit të Gjykatës Themelore në Shkup me ceremonitë e bekimit nga Kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë  dhe nga diktatorët e VMRO-së në krye me Nikolla Gruevskin, janë sinjale alarmi për demokracinë e këtij vendi dhe stabilitetin e kësaj pjese të Ballkanit.

Read More
Nga Arbën XHAFERI

Është punë shumë delikate të shkruash biografinë e një personaliteti, veçmas atë politike, ngaqë në këtë fushë, si askund tjetër zhvillohet beteja me oponentët me tërë qenien e njeriut, intelektin, moralin, dinakërinë, hipokrizinë, vizionin e tij, vendosmërinë, kapacitetin për vendimmarrje, paragjykimet, egon dhe superegon e tij. Në veprimtarinë politike ndikojnë shumë faktorë, shpeshherë edhe irracionalë që vështirë dekodohen.

Read More

FRONTI DEMOKRATIK PËR BASHKIM KOMBËTAR

KRYESIA QËNDRORE

Dr. Sulejman Anazi (NESHAJ) Sekretar i Përgjithëshëm i FDBK-së

Anëtarëve dhe smpatizantëve të FDBK-së

Duke respektuar vullnetin e antaësisë kudo, përpjekjet dhe sakrificat e tyre për t’i shërbyer çështjes sonë kombëtare, vlerësoj shtjellimin e analizës së shkurtër të situatës politike në hapësirën shqiptare, duke kërkuar mbështetjen tuaj, mendimet dhe sugjerimet për përmirësimin e punës së strukturave të Frontit në të ardhmen.

Read More

          Jeton Ameti-        Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë Etnike
Shqipëria EtnikeKryengritjet e vazhdueshme dhe heroike të popullit shqiptarë që i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë,kundër sundimtarëve shekullorë të Perandorisë Osmane, dhe kundër politikës së vjetër të fqinjëve tonë shovinist,mbartë me vehte vullnetin e pamohueshëm të popullit shqiptarë dhe të periudhave historike kombëtare siç ishin Epoka e lavdishme e Skenderbeut,Lidhja Shqiptare e Prizrenit,Lidhja e Pejës, Kongresi i Manastirit,e sidomos kryengritjet e vazhdueshme antiosmane të viteve 1910 dhe 1911 të cilat pasuan me kryengritjen e përgjishme të vitit 1912 e cila kryengritje përfshiu mbarrë hapsirën e shtresës së popullit shqiptar, për liri dhe pavarësi kombëtare.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë Etnike më 28 Nëntor 1912 përbën një akt më madhorë në mbarë historinë e popullit shqiptar,dhe ishte një fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore për të mbrojtur tërësinë territoriale,dhe për të formuar shtetin etnik shqiptar.Populli shqiptar më 28 nëntor 1912 arriti të krijoj të drejtën e tij të pamohueshme,për të pasur liri të plotë dhe sovranitet politik në të gjitha trojet e veta etnike,si të gjithë kombet e civilizuar në mbarë hapsirën e botës,krijimi i shtetit shqiptar zhvillon një prespektivë të përgjithshme në të gjithë shtresën njerëzore duke ngritur potencialin e zhvillimit ekonomik,shoqëror,kulturor e politik, duke marrë pjesë në mënyrë aktive në proceset përparimtare të civilizimit botëror.
Vendimi historik i pavarësisë kombëtare që burroi nga Kuvendi i Vlorës nën udhëheqjen diplomatit shqiptar Ismail Qemali,arriti të parandaloj programet antishqiptare të cilët ishin përpiluar nga fqinjët tonë shovinist dhe nga diplomacia Franko-Ruse që kishin një mentalitet të vjetër bizantin,për të asimiluar popullin shqiptar nga hapsira e Gadishullit Ballkanik.Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë Etnike dhe krijimi i qeverisë së Vlorës ishte një fitore e përbashkët,e të gjithë popullit shqiptar që kishin luftuar pandërprerë me shekuj,kundër sunduesve të ndryshëm. 
 

Read More

KUJTIME NGA BURGU-(PJESA E TRETË)

 “Prore mbaj kujtim synimet që po rrekemi

Nëpër hullitë e kohës që të zhduket pabesia”

(Fazli Greiçevci)

-Si u prite nga drejtoria e Burgut të Zajeçarit?

Read More

LEKA I MADH: PELLAZG – ILIR – SHQIPTAR

Aristidh Kola:

”Askush nuk na ka faj,

se vetë i kemi verbuar sytë tanë,

me duart tona”!

                 Leka i Madh ka folë Shqip dhe duhet të kuptohet si Shqiptar, edhepse në atë kohë nuk kishte etni shqiptare, por kishte etni ilire,  makedhone, dardane, mollose, epirote etj., pra kishte etni Pellazge, e cila është paraardhësja e etnisë së sotme Shqiptare.

Read More

Xhemil Zeqiri – Fadil Shyti –(Ky shkrim vijon nga dat.20.05.2010)

Si arriti A.Kasami të pozicionohet aq lartë në hierarkinë e UÇK-re?!

…Pas mbarimit të luftës së Kosovës administrative, që ne fakt shqiptarët u mobilizuan dhe e ndihmua, sepse objektivë kryesore e kishte platformën  për ribashkim kombëtar dhe  kjo bëri që të kishte një mobilizim të masave të gjëra popullore dhe në mërgatë, pavarësisht, se kjo mërgatë qe përçarë si mos më keq nga partitë politike pacifiste, kudo që vepronin në trojet shqiptare. Prandaj, mërgata mori pjesë aktive dhe i ndihmoi fort faktorët ushtarakë. Në Danimarkë u krijua fondi ” Atdheu në rrezik-vendlindja thërret”, kryetar qe zgjedhur dr. Musa Krasniqi, një djalë shumë i ndershëm dhe i urtë që të bënte për vete dhe të ndihmoje…

Read More
image
Protesta të fuqishme ndërkombëtare po bëhen për shkak të ndërhyrjes së komandosëve të Izraelit në flotën e anijeve me ndihma për Gazën, me ç’rast u vranë të paktën 10 aktivistë. Nënsekretari i ministrisë së Jashtme turke, Salim Jenel, i tha Radios Evropa e Lirë se Ankaraja po e tërheq ambasadorin e saj nga Izraeli, dhe ka bërë thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit.
Jenel tha se ambasadori izraelit është paralajmëruar për “dëmtim të pakthyeshëm” të marrëdhënieve dypalëshe. Ai i hodhi poshtë pohimet e Izraelit se anijet humanitare turke, të cilat ishin inspektuar nga një vend i NATO-s, mund të kenë trafikuar armë.
“Kjo ndodhi në ujërat ndërkombëtare, dhe kjo ishte shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Ne e ftuam ambasadorin e Izraelit këtu. Ne thamë se kjo ishte shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar sepse ky ishte konvoj që mbante vetëm mallra humanitare. Ishte një iniciativë paqësore, dhe është e papranueshme”, tha Jenel.

Read More
image

Në anijen ndërkombëtare me furnizime për palestinezët e cila sot u sulmua nga anijet luftarake izraelite ndodhen edhe tre shtetas të Maqedonisë, Jasmin Rexhepi 28 vjeçar, Sami Emin 57 vjeçar, që të dy nga Shkupi dhe Seat Ramadani 44 vjeçar nga Sllupçani i Kumanovës. Sipas informatave që Ministria e Jashtme ka marrë deri tani nga autoritetet e Tel Avivit, emrat e këtyre shtetasve nuk figurojnë në asnjë nga listat e publikuara deri tani. Por nga MPJ theksojnë se situata do të ndiqet më tej, pasi identifikimi i aktivistëve në anije ende nuk ka përfunduar.
“Ambasada jonë në Izrael është në kontakt të përhershëm me Ministrin e punëve të jashtme të Izraelit. Informacionet e fundit prej atje flasin se anijet kanë mbërritur në portin Azhdat. Atje po kryhen të gjitha kontrollet nga ana e zyrtarëve izraelit. Jemi njoftuar se po përgatiten tre lista nga zyrtarët izraelit; lista e parë e të arrestuarve, lista e dytë e atyre që kanë humbur jetën dhe lista e tretë e të plagosurve. Deri tani, na kanë njoftuar se, në asnjërën nga listat nuk ka shtetas të Maqedonisë. Megjithatë ka mbetur edhe një pjesë e madhe e vullnetarëve nga udhëtarët e anijeve, që do të thotë se ka edhe një pjesë të madhe të atyre që nuk janë kontrolluar”, deklaroi Borçe Stamov, përfaqësues i MPJ për marrëdhënie me publikun.

Read More