Duke folur para gazetarëve gjatë vizitës së tij zyrtare në Brazil, Erdogan kritikoi vendet e Perëndimit pse nuk flasin për Izraelin, i cili, sipas disa ekspertëve, ka arsenal bërthamor.
“Nuk keni qasje të njëjtë në raport me këtë çështje, ndërsa sillni tensione lidhur me Iranin. Konsideroj se kjo nuk është një qasje e ndershme dhe e sinqertë”, ka thënë Erdogan.
Tensionet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë e Brazilit, anëtare këto jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, janë rritur, pasi SHBA-të kanë kundërshtuar marrëveshjen e arritur më 17 maj midis Teheranit, Brazilit dhe Ankarasë, mbi shkëmbimin e karburantit bërthamor.
Pavarësisht nga kjo marrëveshje, Uashingtoni vazhdon të kërkojë vendosjen e sanksioneve të reja për Iranin, duke thënë se Teherani nuk po përdor programin bërthamor për qëllime civile.
Propaganda me Ligjin e UÇK-së
Nga viti 2001 partitë shqiptare që defiluan nëpër qeveritë e koalicionit vlerësohet të kenë humbur betejat me afatet e tyre për miratimin e Ligjit për ish-ushtarët e UÇK-së
Aida XHONI
“Zgjidhja e çështjes së ish-ushtarëve të UÇK-së vazhdon të mbetet peng. Kjo vjen si rezultat i mosdisponimit të bllokut politik shqiptar për koordinim në këtë drejtim, të cilët Ligjin e ish-ushtarëve vazhdojnë ta përdorin për marketing politik”, thotë për “Koha e Re” Besim Hoda, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL).
Sipas tij, ka qenë e qartë prej fillimit se moskoordinimi i partive shqiptare nuk do të nxisë presion të duhur për t’u sjellë ligji për ish-ushtarët e UÇK-së.
Rrugët e Tetovës rrezik për këmbësorët
Shumica e qytetarëve janë të mendimit se këta njerëz duhet të ndëshkohen në mënyrë maksimale sepse këtu nuk është në pyetje ndonjë tendencë politike, as etnike, por kjo ka të bëjë me sigurinë e njerëzve dhe ajo vihet në rrezik nga këta persona që rrugët e qytetit i kanë shndërruar në vende argëtimi dhe matin sa shkojnë veturat e tyre dhe sa të shpejta janë
Urim SALIHU
Vozitësit akoma nuk po i shmangen shpejtësisë në Tetovë dhe Gostivar madje edhe në rrugët e frekuentuara dhe ku ka shumë lëvizje qytetarësh ata nuk respektojnë rregullin e domosdoshëm. Por ata nuk kanë mundur t’i shmangen ndëshkimit dhe gjobave në drejtim të tyre nga ana e policisë së komunikacionit që kontrollon rrugët dhe vozitësit nëse ata i respektojnë ose jo rregullat bazë në komunikacion që janë shpesh edhe të dëmshme dhe krijojnë pasiguri për njerëzit.
.Për një Tetovë të gjelbër
Për të pasur një qytet më të rregulluar dhe më të bukur duhet që të gjithë të kontribuojnë në mirëmbajtjen e tij , ky është apeli i drejtorit të ndërmarrjes Komunale Publike Hasan Luma .
Ai tha se institucioni që e drejton ka vazhduar me intensitet punët për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra. Në bazë të planit ditor ndërmarrja bën kositjen dhe rregullimin e të gjitha hapësirave të gjelbra në qytet.
Drejtori i NPK “Tetova”, u ka apeluar qytetarët që të kontribuojnë për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra dhe vendosjen e higjienës në qytet sepse vetëm në këtë mënyrë do të kemi një Tetovë më të bukur dhe më të pastër.
Ndryshe, sipas drejtorit Luma, krahas disa defekteve të vogla në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm është kryer pa restrikcione. (U.S.)
Largim masiv i shqiptarëve nga Maqedonia
Në bazë të dhënave zyrtare të cilat i posedon Agjencia për Migracion të vitit 1998, zyrtarisht janë të evidentuar mbi 500 mijë emigrantë të cilët janë nga Maqedonia, e që jetojnë në vendet e ndryshme të botës. Mirëpo zv/drejtori i kësaj agjencie, Osman Shukriu, por edhe njohësit e mirë të këtyre çështjeve, pohojnë se ky numër është shumë më i madh
Fitim KRYEZIU
Mungesa e perspektivës ekonomike në vend, pamundësia për të gjetur një vend pune dhe varfëria në të cilën zhyten gjithnjë e më tepër, ka bërë që shumë shqiptarë të kërkojnë shpëtim në braktisjen e vendlindjes dhe marrjen e rrugës për në vendet e perëndimit, ku shpresojnë të gjejnë një jetë më të mirë.
Mitrovicë: Gaz lotsjellës ndaj protestuesve shqiptarë dhe serbë
Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës për të evituar një konflikt të mundshëm mes shqiptarëve dhe serbëve në urën e lumit Ibër në Mitrovicë. Situata është tensionuar kur një grup i shqiptarëve dhe serbëve në veri dhe jug të urës kryesore janë nisur në drejtim të njeri-tjetrit. Situata thuhet se është provokuar nga serbët, të cilët kanë hedhur gurë dhe gjësende tjera në drejtim të protestuesve shqiptarë
Policia e Kosovës ka përdorur sot, në mesditë, gaz lotsjellës për të evituar tensionet e mundshme mes shqiptarëve dhe serbëve në urën kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë.
Një grup i shkëputur nga protesta e shqiptarëve kundër zgjedhjeve serbe që po mbahen sot në veri të Mitrovicës, sipas policisë, është nisur në drejtim të urës mbi lumin Ibër, ndërkohë që në veri të urës ka qenë një grup serbësh.
Lamtumir Kushtrim, Lamtumir Komandant
Izmit NURA
Prishtinë, Strugë – Shkup , sa rrugë e shkurtër për tu takuar ne të dy….
Idrizovë-Hasanbeg, sa rrugë e gjatë, sa larg, sa afër, oh Zot sa larg.
Atë fundmarsi, ec e ec……dita kishte bërë marrëveshje me natën…kënga jehonte , eh kënga thonë është vaj i burrit. Jehona e këngës së vajit u përhap në çdo cep të atdheut, zogjtë e asaj pranvere të hershme përsërisnin pandërprerë refrenin “kur ka ra Kushtrimi në Kosovë”.
Kriza, s’ka kompromis PD: Nuk na lejon ligji PS: Berisha, përgjegjës
PD dhe PS kanë treguar sot se deri më tani mungon kompromisi për zgjidhjen e krizës politike në vend. Fillimisht Partia Demokratike komunikoi përmes zëdhënëses se me ligj Ramës nuk i takon të hetojë zgjedhjet e certifikuara e më pas reagoi Partia Socialiste e cila tha se nëse negociatat dështojnë përgjegjësia bie mbi Sali Berishën.
Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi deklaroi se: Përpjekjet e Sali Berishës për të shtruar pyetje të kota, kur duhen zgjidhje, janë shprehje e një kapsllëku mendor që nuk e zgjidh krizën. Djemtë dhe vajzat që recitojnë ato çfarë ju shkruan Sali Berisha, nuk e fshehin dot se, përgjegjësia për mospranimin e kompromisit do ti takojë vetëm Sali Berishës. Nuk e fshehin dot as se afati 2 javor është ultimativ, sepse parashtron pasojat që do të vuajmë. Nuk e fsheh dot as se neni i famshëm 178 i kodit elektoral nuk është mbi kushtetutën, që ne na jep të drejtën të hetojmë pa kushte.Ndaj apeli ynë për Sali Berishën është: mos pengo vizat, mos pengo integrimin e vendit”.
Populli shqiptarë në Maqedoni në udhëkryq, sovranit duhet me ia kthye votën!
SHSHA-ja në Çikago del para opinionit dhe në kancelaritë relevante ndërkombëtare për të alarmuar gjendjen e rëndë të popullit shqiptarë në Maqedoni(dhe në trojet e veta)me skenarët vrastarë dhe të denigrimeve tjera pajada që po i bënë Qeveria e Nikolla Gruevskit.
Subjekti politik shqiptarë në Maqedoni,ka kohë që e ka humbur hapin dhe kondicionin e vet politik për të nisur përpara kahet e zhvillimit të gjithanshëm shoqëror-ekonomik,arsimor, kulturorë dhe në fushat tjera të jetës. Tash e dhjetë vjet,dy subjektët poltike (PDSH-ja dhe BDI-ja) kanë vepruar në jetën poltike në Maqedoni vetëm përmes kualicioneve ndërpartiake maqedonase,ato që vinin në pushtet. E kemi thënë shtruar se kualicionet ndërpartiake maqedono-shqiptare nuk kanë dhënë as më të voglin rezultat në kahet e jetës shqiptare.Në këtë rrjedhë,vetëm sa janë ndërruar rolet dikur në komunizëm një përfshirje gjoja,,të pakicës shqiptare,,(sic!)gati-gati me 40 përqind të popullit shqiptarë në këtë vend.Tashti në demokraci me ,,rregulla të ditës,,në kualicion për mandatin dhe mbyllja e gojës!
POLITIKËS, QË I MUNGOJNË PERIUDHA TË EMANCIPUARA
Fadil LUSHI
Të nderuar lexues të vëmendshëm dhe të paanshëm. Këtë shkrim do ta filloj duke iu referuar një miku, i cili zhvillimet e fundit politike në hapësirat e Republikës së Maqedonisë, të Kosovës dhe Shqipërisë politike, lëre që nuk i ndjek me vëmendje, por përkundrazi, në krahasim me të tjerët, ato i percepton dhe i koncepton bythëprapthi, shkarazi dhe në instancë të fundit, ashtu thjesht i sikteris deri në atë shkallë sa që i koncepton si lojëra kalamajsh.