image
Ne nuk guxojmë të kënaqemi vetëm me puthjen e flamurit, ovacionet para përmendoreve dhe palljen në gjuhën shqipe. Na duhet shumë më tepër. Na duhet edhe standardi përkatës i qytetarëve që dinë qytetarisht të respektojnë flamurin, solemnisht të përkulen para përmendoreve dhe ëmbëlsisht ta lëvrojnë gjuhën shqipe    

Unë nuk merrem me politikë. Hiç, ama hiç nuk më intereson politika. Këto fjalë dëgjohen shumë shpesh, në shumë raste e nga shumë njerëz. Por, posa të fillojë muhabeti, menjëherë shtrohen pyetje që drejtpërdrejt ose tërthorazi janë ekskluzivisht të natyrës politike. Kjo është jeta. E gjithë rreth nesh është politikë dhe këtë topi nuk e luan. Çdo gjë që na rrethon, me çdo gjë që ndeshemi (përveç natyrës), është e lidhur me politikë.

Read More

Koment politik i kryetarit të KP të LKÇK-së, Smajl Latifi

Mitrovica, pjesa veriore e qytetit dhe pjesa tjetër e veriut të Kosovës është pasqyra reale e gjendjes politike në Kosovë. Është Kosova në miniaturë. Është vet problemi Kosovë. Elementi i ndarjes është argumenti që na bënë me dije të gjithëve, se cila është pozita e kësaj pjese të Kosovës Administrative. Në të vërtetë kjo është vrima e zezë që paragjykon edhe statusin politik të kësaj pjese të trojeve të Shqipërisë. Në Veriun e Kosovës, posaçërisht në pjesën matanë Ibrit të qytetit, nuk ka ndonjë shenjë të qytetërimit. Atje i vjen era Serbi, atje është sikur në xhungël. Makina pa targa ose me targa të Serbisë, makina në mes të rrugës, anarki në pamje të parë, por për të bërë keq, çdo gjë është gati. KFOR-i bëhet sikur nuk i sheh, bëhet sikur nuk ka fuqi t’i ndalojë dhe gjendja mbetet në duart e kriminelëve të institucionalizuar, të cilët bashkë me KFOR-in, UNMIK-un dhe me shqiptarë të cilët identifikohen si të tillë vetëm në saje të gjuhës që flasin, përbëjnë mozaikun e kësaj vrazhdësie.

Read More

FRONTI DEMOKRATIK PËR BASHKIM KOMBËTAR-KRYESIA QËNDRORE

Në prag të mbajtjes së takimit ministror të Sarajevës, bashkësia e shoqatave të shoqërisë civile nga vendet e “Ballkanit Perëndimor” mendojnë që në një konferencë për shtyp në Sarajevë të bëjnë një deklaratë dhe këtë tja dorëzojnë përfaqësuesve më të lartë të BE-së.

Në emër të Kryesisë Qëndrore të FDBK-së, nismëtarëve u është kthyer kjo përgjigje:

Read More

Raporti i Amnesty International për të drejtat e njeriut konstaton si një ndër problemet kryesore në Maqedoni dhunën policore, kushtet katastrofale në burgje, lirinë e shprehjes, diskriminimi ndaj komunitetit rom.. etj. Në raport gjithashtu theksohet se është bërë pak progres në ndjekjen e krimeve të luftës që rrjedhin nga konflikti i brendshëm i vitit 2001.

Organizata thekson se, shteti fqinj Greqia vazhdon ta bllokoj integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.“Greqia vazhdoi mosmarrëveshjet për çështjen e emrit kushtetues të Maqedonisë. Edhe pse me Marrëveshjen e Përkohshme të vitit 1995, Greqia kishte pohuar se nuk do të bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare, ajo e ka bllokuar hyrjen e saj në NATO, në vitin 2008”, theksohet në raport. Në raport më tej thuhet se në tetorë Komisionit Evropian (KE) rekomandoi hapjen e negociatave të pranimit, por në dhjetorë, Ministrat e Jashtëm të BE me kërkesën e Greqisë e shtynë këtë vendim.

Read More
 

Nga Bahtir Hamza,

Date 26.Maj.2010.-Kosova dhe  Shqipëria janë Deget e një trungu të pemës se Arbërit, ecin të sigurta  në rrugën e proceseve demokratike dhe kurrë  nuk do të ndalen. Nuk do të rikethet kurrë sistemi monit,sistmi i dhunes dhe i krimeve mbi shqiptarët, rexhimit monist i gerbaqit i terorit, i burgjeve i vrasjeve  të pamotivuar dhe pa gjygj si dhe të zhdukjes se shumë njerëzve të pa fajshëm.

Shqiptari e ka tradit brez pas brezi cilësit që e karaketrizojn një dashuri të pa kufishëm për atdheun   për lirinë ,për të cilën  ka berë luftë shekullore.Lirinë  e ka pas gjënë matë çmuare nuk e ka shkembyare me asnjë vlerë tjetëre.

Read More
image Analisti Koço Danaj, në emisionin ‘Rruga drejtë…’ 

Shqiptarët e Maqedonisë janë në pozitë të palakmueshme për shkak të politikanëve të tyre, kështu ka deklaruar analisti nga Shqipëria Koço Danaj, në emisionin ‘Rruga drejtë…’ që do të emetohet sonte në Alsat-M. Sipas tij, derisa nuk krijohet opozitë etnike shqiptare për zbatimin e Marrëveshjen e Ohrit, e njëjta asnjëherë nuk do të zbatohet deri në fund në frymën e saj reale.
“Kur nuk ke realizuar të drejtat qenësore si etnitet është komoditet, luks i tepërt të thuash jam i majtë, jam i djathtë, jam i qendrës së majtë apo qendrës së djathtë. Ali Ahmeti gabimin e bëri që në shtator 2002 kur fitoi zgjedhjet dhe kur nuk ftoi PDSH-në të qeveriste edhe ajo bashkë me të në pushtet. Pra ne si shqiptar sa të zbatohet deri në fund Marrëveshja e Ohrit do të futemi në qeveri komplet që të gjithë. Ne nuk jemi opozitë etnike, ne kemi një opozitë etnike, më vonë kur të zbatohet kjo Marrëveshje, kur të krijohet kjo frymë besimi, kur marrëdhëniet të jenë vërtetë sipas standardeve demokratike atëherë le të quhen si të duan dhe le të përpunojnë çdo lloj ideologjie të duhur. Fatkeqësisht nuk u ndoq kjo rrugë, fatkeqësisht deri në 2006 u veprua po ndryshe nga partia tjetër, fatkeqësisht edhe më vonë u ndoq kjo dhe sot shqiptarët janë në pozitë të palakueshme për shkak të politikës së tyre, të politikanëve të tyre, pra u mungoi politika reale përfaqësuesve përball një kryeministri i cili është shumë korrekt dhe shumë koherent në qëndrimin e tij”, deklaroi Koço Danaj, analist politik nga Shqipëria.

Read More

Para do dite pata bërë një shkrim me titull: “Kosova nuk është shtet”. Ky shkrim u botua në shumë faqe interneti, por nuk u botua në asnjë gazetë ditore në Prishtinë. Nuk e di në është botuar apo jo në ndonjë gazetë në Tiranë. Ngjarjet dhe zhvillimet e këtyre ditëve veç sa ma forcuan mendimin se Kosova nuk është shtet. Kjo ndoshta edhe për faktin që Kosova nuk ka pse të jet shtet. Ajo, bashkë me krahinat tjera shqiptare do të duhej t’i ktehej vendit dhe shtetit që i ishte marrë, Shqipërisë. Serbia vazhdon me tërë arsenalin e saj propagandistik të thotë dhe të «dëshmojë» se «Kosova është Serbi»!? Ndërsa, disa politikanë, disa media të shkruara dhe elektronike dhe një grusht kalemxhinjsh të sojit të H. Matoshit e N. Spahiut, këmbëngulin që Kosova nuk është shqiptare!? Ky grusht kozmopolitësh besojnë që, pasi vetë kanë hequr dorë nga identiteti i tyre kombëtar, shembullin e tyre duhet ta ndjekin gjithë shqiptarët e Kosovës dhe të thonë: «Nuk jemi shqiptarë»!! Gjë që shqiptarët, të cilësdo krahinë, nuk e kanë bërë dhe nuk do ta bëjnë as sot, as mot. Kush do të bëhet, individualisht, kosovar-evgjit, serb, rom, francez, turk, amerikan, arab, etj., le të bëhet!! Madje të tillët bëjnë mirë që heqin dorë nga identiteti i tyre dhe nuk paraqiten si shqiptarë.

Read More

Deputeti i pavarur Daut Rexhepi – Leka në mënyrë revoltuese ka ndërprerë kryetaren e grupit parlamentar për miqësi me Parlamentin e Kroacisë, deputeten e VMRO-DPMNE-së, Bllagorodna Duliç, derisa po informonte parlamentarët kroat lidhur me zhvillimet dhe politikën e brendshme në Maqedoni.

Skandali ka shpërthyer në Parlamentin e Kroacisë, kur Duliç kishte nisur të shpjegonte për situatën e brendshme politike në Maqedoni dhe realitetin e shpjeguar sipas saj, mirëpo rrëfimi i saj ka zgjatur shumë pak, pas ndërhyrjes së ashpër në delegacion të deputetit Daut Rexhepi.
 
“U detyrova të shkaktojë incident sepse ajo në mënyrë të turpshme po gënjente lidhur me situatën në Maqedoni, duke shpjeguar se gjithçka është në rregull në këtë vend. Ajo aspak nuk përmendte shqiptarët, se Maqedonia është shtet multietnik apo edhe çështje të tjera. Në fjalimin tim unë bëra të qartë se Maqedonia është shtet multietnik dhe shqiptarët janë popullsi dominante. I qartësova kolegëve kroat se nuk zbatohet Marrëveshja e Ohrit me përpikëri dhe nuk janë realizuar të gjitha reformat e kërkuara”, ka theksuar deputeti i pavarur Daut Rexhepi-Leka.

Read More

Të gjithë mërgimtarët që do të vijnë apo ata që tani gjenden për pushime, Ministria e Brendshme nuk do ti lëshojë që ta braktisin vendin derisa nuk e paraqesin qëndrimin e tyre në vendlindje tek stacionet policore apo policia kufitare, për shkak se ka nisur evidentimi i mërgimtarëve, që do të shfrytëzohet për zgjedhjet e ardhshme.

Ky aktivitetet po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme, me qëllim të numërimit të mërgimtarëve. “Patjetër duhet që të ketë një evidencë të saktë për mërgimtarët, pasi që në zgjedhjet e ardhshme do të dihet se sa mërgimtarë i kemi jashtë vendit”, kanë theksuar nga MPB-ja.

Kjo ministri ka njoftuar policinë kufitare, që të gjithë mërgimtarët me shtetësi të Maqedonisë që jetojnë gjatë kohë jashtë vendit duhet të mbushin formularë për evidentim. Nëse mërgimtarët paraprakisht nuk kanë lajmëruar vendqëndrimin disavjeçar të tyre jashtë vendit në ambasada apo përfaqësitë konsullore, gjatë hyrjes së tyre tani në Maqedoni duhet që në formularë të evidentojnë se sa vjet jetojnë jashtë vendit dhe adresën ku jetojnë.

Read More
Zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe kryesues të Fondit Monentar Ndërkombëtar pritet të japin sot të dhëna rreth marrëveshjes së parë ndërmjet Qeverisë dhe FMN-së për një financim në vlerë prej rreth 110 milionë euro. …

Në konferencë do të marrin pjesë Kryeministri Hashim Thaçi, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala dhe kryesuesi i delegacionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jurgen Odenius.

Nënshkrimi i marrëveshjes është paralajmëruar për këtë fundjavë. Me këtë do t’i hapet rruga derdhjes së 1.2 miliard eurove të premtuara nga Konferenca e Donatorëve për Kosovën dy vjet më parë.

 
Read More