Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili në krye të një delegacioni të vendit tonë po qëndron në Kuvajt është pritur nga princi i këtij shteti, Shejh Es-Sabah, nga kryeministri, Nasir Es-Sabah dhe kryetari i Kuvendit Kombëtar Xhasim El-Harrafi. Kryetari Krasniqi i njoftoi autoritetet e larta të këtij vendi lidhur me çështjen e Kosovës, njohjen e shpejtë ndërkombëtare të pavarësisë, zhvillimet aktuale dhe synimet në perspektivë të shtetit. Krasniqi i kërkoi Kuvajtit njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës, për ta bërë të mundur hyrjen e saj në familjen e madhe të OKB-së dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Udhëheqësit kuvajtianë shprehën mirëkuptim për vizitën dhe për të arriturat e Kosovës si dhe për njohjen e saj ndërkombëtare, duke premtuar se edhe Kuvajti së shpejti do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Duke shprehur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën në shumë plane, Emiri i Kuvajtit, Shejh Es-Sabah, kërkoi takim të menjëhershëm të delegacionit me kryetarin e Fondit kuvajtian për Zhvillim.

Read More

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim për të protestuar kundër mbajtjes së zgjedhjeve vendore serbe në pjesën veriore të vendit. Sipas njoftimit publik nga kjo organizatë, pas shqyrtimit të situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, është vendosur të protesohet në Mitrovicë, më 30 maj, pikërisht në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të Serbisë, të cilat janë planifikuar të mbahen në veri si dhe në enklavat të banuara me pakicën serbe.  Me anë të kësaj proteste gjithëpopullore, sipas OVL-UCK-së, do të kundërshtohet ashpër mbajtja e këtyre zgjedhjeve paralele në vendin tonë. Motoja e protestës është parashikuar të jetë,”Të mbrohet sovraniteti i Kosovës”.

Read More

Shkup: Kopjet e Enciklopedisë së vjetër të rikthehen në shitje

Enciklopedia e parë maqedonase ka përfunduar dhe nuk do të botohet më, megjithë lëshimet e shumta në përmbajtjen e saj. Por botimet e mbetura të kësaj Enciklopedie duhet të nxirren në shitje. Kështu deklaroi sot redaktori i ri i Enciklopedisë Maqedonase, Mitko Maxhunkov.

‘Unë vlerësoj se Enciklopedia e vjetër është çështje e kryer dhe në të ka shumë lëshime jo vetëm materiale por edhe gabime faktike lidhur me rajone dhe popuj të tërë, për shqiptarët, për kulturën maqedonase etj. Unë thash se ajo enciklopedi, ne për të morëm urdhër nga parlamenti ynë që të bëjmë një edicion të dytë të zgjeruar dhe çfarë do të thotë kjo…. asgjë tjetër përveç se kjo të hidhet në ndonjë depo ose të riciklohet dhe të ndryshohen 200, 300 ose 1 mijë kapituj. Por në fakt kjo gjë nuk zgjidh asgjë pasi ajo enciklopedi është përfunduar në këtë formë siç është, dhe këtu me një shtojcë të gjerë ajo duhet të jepet në shitje për blerësit dhe ky është mendim i imi personal”, deklaroi Mitko Maxhunkov, redaktor i ri i Enciklopedisë Maqedonase.

Read More

Sulmohet vetura e “Makedonija Pat”, një i vdekur

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një sulmi të armatosur ndaj punëtorëve të ndërmarrjes publike “Makedonija Pat”. Incidenti ka ndodhur rreth orës 13 në pikën e pagesës në Petrovec, në autostradën Shkup-Veles, kur një grup i armatosur ka sulmuar makinën që ka mbartur paratë e pikës së pagesës së taksës rrugore.

Sipas MPB-së shoferi i makinës edhe pse i plagosur, nuk ka ndaluar makinën por ka arritur të mbërrije deri në lagjen Avtokamndë, përpara filiajlit të Stopanska Bankës.

Policia menjëherë ka mbërritur në vend e ngjarjes dhe po kryen ekspertizë. Personi i plagosur është dërguar në spital. Ndërkaq nga ndërmarrja “ Makedonija Pat” konfirmuan se makina është e kompanisë së tyre dhe se të punësuarit kanë qenë duke mbartur paratë nga pikat e pagesës

Read More

Kritika favorizon Shqipërinë në finalen e Eurosongut

Festivali Eurosong shpall në 29 maj fituesin

Në kryeqytetin e Norvegjisë dje në mbrëmje ka performuar e 12-ta në konkurrim në natën e parë të gjysmëfinales së bashku me Glenys Vargas nga Nju Jork, Desiree Keedjour nga Chicago dhe Joy po nga Nju Jork, të shoqëruar nga violinisti Olen Çezari këngëtarja Juliana Pasha. Në ditën që përfaqësuesja shqiptare bëri provën e parë në skenën evropiane të këngës, Pasha hipi në skenën gjigande të Oslos më 21 maj me një veshje të zezë, ku spikaste xhaketa e dekoruara në disa pjesë me fije dhe materiale të argjendta nga ku performoi për së dyti për të hyrë në gjysmëfinale.

Read More
image
 Ish diplomati amerikan, James Hooper

Incidentet e fundit në Maqedoni, sado të vogla të jenë, duhet të merren seriozisht nga autoritetet e atjeshme, për shkak se do të mund të shndërroheshin në një problem serioz i cili do ta destabilizonte tërë rajonin. Këtë për ALSAT-M e deklaroi ish diplomati amerikan, James Hooper. Ai tha se Uashingtoni zyrtar si dhe shtete të tjera të Evropës, janë duke ndjekur me kujdes zhvillimet në Maqedoni.
“Në Uashington dhe në kryeqytetet evropiane ekziston një përkushtim i madh për çështjen e Maqedonisë për shkak se çdo incident qoftë edhe më i vogëli, mund të kalonte në një problem, i cili mund të çojë në destabilizimin e rajonit. Për këtë arsye të gjithë i kanë ndjekin incidentet qoftë edhe më të voglat, për të mësuar shkakun e krijimit të tyre, dhe për të parë nëse ka ndonjë implikim politik ose është vetëm një incident i vogël pa prapavijë politike”, deklaroi Hooper.
Ish diplomati amerikan, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë që të shfrytëzojnë mundësitë e tyre legale për të arritur deri të realizimi i kërkesave të tyre dhe të lënë format tjera të cilat vetëm mund të rrezikojnë sigurinë në vend.

Read More

EULEX, KFOR-i e Policia e Kosoves duhet t’i përcaktojnë detyrat e tyre, t’ia vejnë shulin kapixhikut e t’i përforcojnë rojet.

 Hyri Koshtunica në Kosovë me një suitë të armatosur pa kurrëfarë pengese.Eci me kokën lartë, ashtu sikur që kishte hyrë para 12 vitesh me kallash e me paramilitarë. Atëherë me ushtrinë e paraimlitarët e Millosheviqit e pushtuan Kosovën, kurse tash me bindjen se Kosova ende është tokë e Serbisë dhe mund të shkel kah të dojë, vjen për të vendos pushtet paralel në tokën që nuk është më e tij.

Read More

Kim MEHMETI

Nuk ka më keq se të jetosh në shoqëria ku strukturat policore janë ato që në çdo kohë, pa i dhënë llogari askujt, cilin të duan, e stolisin me diademën e heroit apo e ekzekutojnë si kriminel. Është i pafat ai popull të cilit një grusht politikanësh, ia ngatërron vlerat dhe jovlerat, të cilit injorantët partiak ia përcaktojnë standardet vlerësuese për të vlefshmen dhe të pavlefshmen që ka. Janë të rrezikshme shoqëritë ku qarqet policore janë ato që vendosin për fatin e bardëve e heronjve të një populli, dhe janë fatkeq popujt që nuk kanë asnjëfarë kontrolli mbi qarqet që kompletojnë listat e “heronjve“ dhe “kriminelëve”. Dhe është mëkat mbi të gjitha mëkatet t’i ndihmosh institucionet e një shtetit që hapur zhvlerësojnë çdo gjë që ka populli yt, është jonjerëzore të mbështesësh një qeveri e cila policinë e përdorë si eskadron për të likuiduar njerëzit që populli yt i vlerëson si heronj të tij.  Pra, është i pafat ai popull të cilin e përfaqësojnë njerëz të cilëve nuk u shkon ndër mend  të pyesin veten si është e mundur që në listën e njerëzve publik të popullit tënd, të mos ketë asnjë emër të  panjollosur.

Read More

Ujku, qimen e ndërron por zanatin nuk e harron!

“Aksioni i armëve” i Rankoviqit dhe “Aksioni i armëve” i Jankullovskës janë produkte të të njëjtës kuzhinë antishqiptare!

I

Analistët dhe historianët e dhunës së diktaturave komuniste, një vend të rëndësishëm i kushtojnë themelimit të shërbimit sekret rus ÇEKA-s (në rusisht ЧК, IPA- Komisioni i jashtëzakonshëm pan rus për shtypjen e kundërrevolucionit dhe sabotazhës).

Ky aparat represiv në duart e komunistëve shkaktoi një tmerr të pa parë në historinë e njerëzimit. Jepen shifra rreth dhjetëra milion të vrarë dhe të torturuar.

I diskredituar për krimet monstruoze të ushtruara që nga themelimi i këtij shërbimi më 20 dhjetor 1917 dhe me qëllim të fshehjes së gjurmëve me 13 mars 1954 ky shërbim emërtohet KGB.

Read More

 

 Teuta Rexhepi – Bjondina Juniku

 Rogovë, maj – Një dritë iu shua shtëpisë së familjes Shala në Rogovë të Hasit. Njëri nga pesë vëllezërit u vra nga policët sllavo-maqedonas. Xhafer Shala 31-vjeçar më nuk është pjesë e familjes Shala të Rogovës së Hasit, edhe pse ai gjatë tërë jetës së tij, përballoi tri luftëra për lirinë e popullit shqiptarë. Ende pa i mbushur të 20-tat ai ishte bërë pjesë e UÇK-së. Kur mbaroi lufta në Kosovë hyri në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të cilat mendoheshin të ishte ushtria e ardhshme e Kosovës. Por, as tash pas 10 vjetësh, dhe kur Xhaferi iku nga kjo jetë me idealin për atdheun, TMK-ja ka arritur të kthehet vetëm në Forca të Sigurisë, që ende është shumë larg të qenit ushtri, ndërsa shumica e shokëve të Xhaferit më nuk janë as në FSK.

Read More