“Ka mbetur heshtja” Që të flas për babanë tim, Bekimin, së pari do të duhet të flas për gjyshin tim, Ibrahimin, i cili ka lindur më 1892 në Gjakovë, në një familje tregtare dhe arsimore. Shkollën Normale dhe Medresenë e kishte kryer në Shkup. Biografi a e gjyshit shkurtimisht mund të tregohet edhe përmes emrave që ua kishte lënë fëmijëve të vet, duke u përpjekur që ata t’i kishin vetëm me kuptime shqiptare, e në asnjë mënyrë arabe ose turke. Vajza më e madhe quhej Shpresa, fjalë e nderit, betim dhe një lloj shenje mbrojtëse e shqiptarëve; Shpresa do të thoshte shpresë në ditë më të mira për popullin shqiptar; Bashkim, djali i parë, në kuptimin e bashkimit të shqiptarëve; Arsim, arsimimi i popullit; Fatmir, fat i mirë për popullin; Bekim, babai im, donte të thoshte bekimi i popullit; Afërdita, agimi është afër për popullin shqiptar dhe Luljeta, lulja e jetës. Ibrahim Fehmiu me pushkë dhe libër ishte dora e djathtë e patriotit të shquar Bajram Curri, i cili kishte luftuar kundër pushtimit turk në vitin 1912.

Read More

Fadil LUSHI

 Kur anadollakët mllefosen dhe nuk i kanë në dorë frerët e arsyes, zbrazen me dy të shara e tyre karakteristike: e para është “sikanani”dhe e dyta “horospi evladi”.  Ndonëse janë shprehje fare të ulëta e denigruese, ngandonjëherë, pasi i përdorin, anadollakëve sikur u bien nervat dhe u kthehen “binarëve të arsyes së tyre”. Për këtë e shkaqe të tjera dhe për respekt ndaj lexuesve të mi të vëmendshëm dhe të paanshëm, sidomos ndaj njerëzve që sadopak llafosin a komunikojnë në gjuhën turke, fillimisht u kërkoj ndjesë për fjalët e pahijshme që hetohen në këtë opinion dhe, për këtë, nuk do t’i përkthejmë nga osmanishtja në shqip.

Read More
image
Megjithatë, po funksionon partneriteti me partitë maqedonase në mënyrë të shkëlqyer, thuajse këta shqiptarëve nuk u paskan bërë asgjë të keqe, besa as vetë partive shqiptare, por habitem se si zonjusha në fjalë kaq shpejt harroi se në vitin 2006, po kjo partnere e shpërfilli vullnetin e votuesve shqiptarë, po nga ministria e kësaj partnereje u realizua aksioni i suksesshëm në Vaksincë, Brodec dhe Radushë me shumë shqiptarë të vrarë, të plagosur dhe të prangosur

Ide fisnike, por jokredibile, ndaj së cilës nuk bënë dot të heshtet! Këto ditë patëm rastin ta lexojmë një artikull të deputetes Ermira Mehmeti, esenca e së cilës ishte sa fisnike aq edhe e dëmshme, besa fillim e mbarim ishte e dëmshme.

Read More
image

Sipas partive shqiptare, këto referoma duhej të fillonin me shkarkimin e redaksisë së vjetër dhe të kreut të saj Bllazhe Ristovski. PDSH, madje vlerëson se e vetmja rrugëdalje është hartimi i një Enciklopedie të shqiptarëve

Bekim MURATI

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë (ASHAM) duhet të reformohet dhe pa reforma të thella, çështja shqiptare nuk do të artikulohet në mënyrë të drejtë. Është ky vlerësimi i partive politike shqiptare pas paralajmërimeve se dy anëtarët shqiptarë, Alajdin Abazi dhe Ramiz Abdyli, do të largohen nga Redaksia e re.

Read More

Prishtinë, 16 qershor – Albin Kurti ka nisur ditën e martë pa frikë se njësitë speciale të Policisë së Kosovës do t’i trokasin me shqelma në derë për ta arrestuar. Herët në mëngjes ka shkuar në selinë e lëvizjes që drejton në lagjen “Pejton” në Prishtinë, ku ka takuar shumë aktivistë me të cilët nuk është parë nga e shtuna. Ka dhënë shumë intervista gjatë ditës, pa pasur ndjenjën se mund të “lidhet” siç i ka ndodhur shumë herë. Një ditë pasi është shpallur fajtor nga një trup gjykues i udhëhequr nga një gjyqtar i EULEX-it dhe është dënuar me nëntë muaj burgim, Kurti thotë se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë më të lirshëm për aktivitetet e tij të cilat i janë shtuar këto ditë kur lëvizjen “Vetëvendosje” po e çon drejt zgjedhjeve të përgjithshme për t’iu nënshtruar votës së qytetarëve.

Read More

Aktori Bekim Fehmiu do të varroset në qytetin e Prizrenit. Miku i tij Milazim Salihu ka konfirmuar për TCH, se trupi i aktorit të madh do të digjet siç ai e ka lënë amanet, dhe hiri do të sillet në Prizren nga dy djemtë dhe bashkëshortja e tij.

Bekim Fehmiu, kishte kërkuar që banesa e tij e fundit të ishte në qytetin e Prizrenit. Aktori kishte lindur në Sarajevë në një familje me origjinë gjakovare, por fëmijërinë dhe rininë e kishte kaluar në Prizren.

Read More

Artistët: Bekimi, Aleksandër Moisiu i dytë i shqiptarëveBruna Merko

Një ditë zie për artin dhe artistët shqiptarë pas vdekjes tragjike të një prej emrave më të shquar të Kosovës, duke e cilësuar atë si Aleksandër Moisiu i dytë.

Ai ishte një nga legjendat e kinemasë, duke i dhënë vetes rastin të prek Hollivudin, por mbi të gjitha duke na dhënë ne shqiptarëve shansin e madh që ta kishim atë. Një aktor që kurrsesi nuk mohoi origjinën e vet, madje përkundrazi e lartësoi atë në kinematë më të mëdha të botës.

Read More
image

Faton MEHMETI

Nuk bëhet fjalë për “Një komb” që u breshërua nga plumbat maqedonas ku mbetën të vrarë 4 shqiptarë fatkeq të cilët u harruan për një kohë shumë të shkurt, nuk bëhet fjalë as për serialin “Një komb” që ka vërshuar televizionet private dhe shihet me entuziazëm të madh nga qytetarët tanë, por fjala është për një Komb shqiptarë që i po i humbë vlerat e veta bujare dhe idealin e ndërtuar me shekuj për të jetuar i lirë dhe i bashkuar. Lajmi i fundit që pushtoi mediat, si elektronike dhe të shkruara ishte arrestimi i liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti. Është paradoksale që ta arrestosh një aktivist që kërkon vetëvendosjen e popullit të tij në një shtet të “pavarur” e “demokratik” ku mbi 90% janë shqiptarë. Për çudi, e gjithë kjo bëhet nga disa “shqiptarë”. Arrestimi pas protestës para disa dite në Prizren tregoi qartë se n’çdrejtim është duke shkuar udhëheqja e Kosovës.

Read More
image

Fejzi HAJDARI

Politika shqiptare padyshim se vuan nga doza e madhe e naivitetit, mirëpo, politikanët shqiptarë nuk janë edhe aq naivë, sa kanë mendim nënçmues për elektoratin.
Kjo mund të vërehet edhe nga qëndrimi i fundit i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) pas dështimit diplomatik që pësoi Maqedonia në Luksemburg, ku nuk u përmend në konkluzat e këtij samiti.
Për t’i ikur përgjegjësisë, s’i bashkëfajtore për këtë dështim, BDI-ja doli me qëndrim se “kjo çështje nuk varet nga partitë shqiptare dhe komuniteti shqiptar, por nga dikush tjetër”. Shih naivitetin, thuaja se dikush i beson justifikimeve te këtilla tepër-tepër naive.

Read More

Një lajm i papritur erdhi për vdekjen e aktorit të madh, Bekim Fehmiu. Gazeta “24 orë” disa muaj më parë tentoi që të marrë një intervistë ekskluzive me legjendën e filmit, mirëpo askush nuk përgjigjen në telefonin e tij të shtëpisë që e dispononim, por edhe nuk ishte i predispozuar të flasë asgjë për mediat. Këtë na kumtoi edhe kolegu ynë në Beograd, Fahri Musliu, gazetari i RTK-së, nëpërmjet të cilit arritën të sigurojmë kontaktet.

Por ajo që na thanë të gjithë që e njihnin aktorin e madh ishte se ai nuk dëshironte të flas për mediat dhe nuk guxonte askush që ta fotografonte. Tentimi shkoi kot pasi që deshëm të merrnim prononcimin e tij lidhur me botimin e një Enciklopedie të Filmit nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë, në të cilën Fehmiu shkruhej si aktor jugosllav dhe serb.

Read More