Norvergji, Suedi, Finlandë, të gjithë e dinë që këto janë vendet ku jetojnë femrat më të lumtura të planetit. Pjesëmarrja e tyre është e pranishme kudo, nga politika te shërbimet e thjeshta, duke ua bërë jetën një parajsë të vërtetë.Një femër në vendet e Europës Veriore nuk ka asnjë arsye përse të ketë zili një mashkull: ato mund të jenë drejtuese kompanish të fuqishme, të pranishme në jetën politike dhe kulturore të vendit. Sipas një studimi të fundit të bërë në shumë vende europiane, gratë e Europës Veriore tregonin se ishin shumë të lumtura dhe nuk u mungonte asgjë. Mjafton që të kesh dëshirë për të bërë diçka dhe mund t’ia dalësh mbanë. Gratë në Norvegji, përveçse në shumë sfera të jetës janë të barabarta me burrat dhe kanë ditur të fitojnë pozicion dhe influencë në sferën politike. 30 vjet më parë vetëm 15 për qind e përfaqësuesve të Parlamentit norvegjez ishin gra, ndërsa vitet e fundit kjo shifër lëkundet mes 36 dhe 39-s.
Kjo rritje për mundësi të barabarta mes dy sekseve lidhet ngushtë me mundësitë e shumta për shkollim dhe karrierë për gratë. Sot pothuajse të gjitha subjektet politike vendase e mbështesin programin e tyre te forca e femrave. Norvegjia ka qenë ndër vendet e para që ka zgjedhur një ministre femër në vitin 1986, e cila po ashtu formoi një qeveri me një numër rekord ministre gra. Që atëherë asnjë qeveri vendase nuk është formuar me më pak se 40 për qind femra në përbërje të tyre. Gratë vendase kanë mundësi për të bërë karrierë dhe gjetur punë të mira, njëlloj si meshkujt. Ato nuk paragjykohen dhe ndalohen për asgjë, madje shteti social i ndihmon për të kaluar periudha të vështira. Si në ndërmarrjet shtetërore dhe në ato private vihet re një numër i madh grash në postet drejtuese.
LËVIZJA PËR BASHKIM:REAGIM
VETËM QEVERIA E KOSOVËS “HARRON” SE KOSOVA ËSHTË E PAVARUR!
Qeveria e Kosovës, përmes zëdhënësit të saj, z. Memli Krasniqi, dje u prononcua kundër kërkesës së Lëvizjes për Bashkim që prefiksi serb i telefonisë fikse +381 të zëvendësohet me prefiksin shqiptar +355.
Me këtë rast z. Krasniqi deklaroi se ia kujton Lëvizjes për Bashkim se Kosova është shtet i pavarur dhe se Kosova duhet ta ketë kodin e vet telefonik!
Shefi i Mbrojtjes së Danimarkës vizitoi KFOR in
Gjenerali Markus Bentler, Komandant i Forcave të Kosovës (COM KFOR), priti dje pasdite gjeneralin Knut Bartels, shef i Mbrojtjes së Danimarkës në shtabin kryesor në Kosovafilm. Komandanti i KFOR it shprehu falendërimin e tij për kontributin e jashtëzakonshëm të Forcave të Armatosura Daneze në misionin e KFOR it…
Ai po ashtu e ka informuar atë rreth situatës së përmirësuar të sigurisë në Kosovë dhe për ngjarjet e fundit që kanë lidhje me kushtet për transferimin e përgjegjësisë tek institucionet civile në Kosovë.
Kur humbët ndjenja kombëtare
Kur i hoqën milicët shqiptarë nga puna, në fillim të vitit 1990, njëri nga ata më pyeti, “Çfarë do të ndodh me fatin e tonë tash, kur të fitojnë shqiptarët?” Unë iu përgjigja. “Nëse fiton LDK, ju do të jeni të rehabilituar, e nëse fiton programi im me shokët, ata që na kanë ndjekur asfaltit e arave, ata që në bastisje i kanë mëshuar me shqelma rrobave dhe orendive, ata që na kanë keqtrajtuar në prezencën e familjes, ata që me tytë automatiku në prezencën e fëmijëve janë munduar të ta frikojnë të arrestuarin dhe anëtarët tjerë të familjes, ata që na kanë rrahur në organe të policisë, ata që na kanë sharë nënën tonë e kombëtare, ata që na kanë sharë flamurin, ata që na kanë sharë Republikën etj.
Bekim Fehmiu u gjet i vdekur në banesën e tij
Shkuarja tragjike e Bekim Fehmiut
Ka bërë vetëvrasje të martën njëri nga aktorët më të mirë shqiptarë të të gjitha kohërave në banesën e tij në një lagje të Beogradit, ku jetonte me familjen.
Miloshoski: Brukseli nuk na shpërbleu
Ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski, shprehu keqardhje që BE-ja, siç
theksoi, edhe njëherë nuk mblodhi forca që problemet bilaterale të cilat keqpërdoren në kontekstin rajonal ose global t’i vendosë anash ose t’i ndajë nga interesat e përbashkëta evropiane.
Qeveria Thaçi refuzon ofertën e Haradinajt
Oferta e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për krijimin e një tryeze kombëtare, është shpërfillur nga Qeveria, e cila i ka bërë të qartë kreut të AAK-së se është qytetari ai që me votën e tij vendos se kush duhet të udhëheqë vendin për një periudhë të caktuar kohore.
Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi në një konferencë për media ka thënë se Kosova është shtet demokratik dhe në shtetet demokratike janë qytetarët ata që vendosin se kush do t’i udhëheq, kush do t’i qeverisë dhe përmes zgjedhjeve të rregullta demokratike vendoset se kush do të qeverisë me vendin për një periudhë të caktuar.
Apologjetët e Gruevskit
Gjykata para do kohësh e shpalli fajtor një mik timin, kolumnist i jashtëzakonshëm, duke ndarë “drejtësi” me padi private një nga apologjetët më të njohur medialë të pushtetit. “I dëmtuari u ankua se kolumisti e ka ofenduar, ashpër e haptazi, duke i kritikuar qëndrimet e tij. Gjykatësi mbajti anën e njeriut për të cilin e tërë Maqedonia di se është mik I kryeministrit Nikolla Gruevski. Emrat e aktorëve të kësaj farse, kuptohet, nuk do t’i publikoj përderisa procesi nuk përfundon me aktvendim të plotfuqishëm. Por juve gjithsesi do t’ju kujtohet se për cilin është fjala.
Dilema e këtij shteti: rusizim apo evropianizim
Ardian RAMADANI-Qeveritarët maqedonas përmes shkollës së Putinit, dëshmuan se janë mjaft të suksesshme në drejtim të shterjes dhe venitjes së partive politike shqiptare
Shteti i Maqedonisë, ky shtet i cili mezi po mbahet me këmbët e qelqta dhe të krisura që i ka, prej pavarësimit të tij e deri ën ditët e sotshme, po përballet me sfida të natyrave të ndryshme. Sfidat e këtij shteti, po i përjetojnë të gjithë qytetarët, po ata që më së shumti po i paguajnë janë shqiptarët. Pse e them këtë? Ngase ky shtet, qysh prej pavarësimit shumë të lehtë dhe të çuditshëm nga ish-Federata Jugosllave, i zënë peng nga politikanë dhe shtetarë me mendësi Kumroveci, në vend që të ofrohet drejt vlerave të mirëfillta evropiane dhe qytetëruese, ai edhe më tej zhytet dhe bëhet shtet model për Rusinë e Putinit. Këtë e ka dëshmuar dhe po e dëshmon edhe më tej.
PËRSHPIRTJE
Pastaj njëherë, vetëm një herë, njeriu fle dhe e humb trupin e tij”.
Rene Char
Erdhi papritur korrieri i vdekjes dhe solli një mesazh hyjnor: duhej që t’ia ktheje Hyut atë që ta kishte falur para 68 vjetësh – jetën. Ky fat i paracaktuar, që i ndodh çdo qenie njerëzore, një herë të vetme dhe të fundit, nuk lë asnjë shteg për shfuqizimin e vdekjes, e cila, sikurse thonë, vjen si fëmijë i frikësuar dhe vë dorën mbi zemër. Ajo vuri dorën edhe mbi zemrën Tënde; mbi atë zemër të mirë që punoi pareshtur për të shpërndarë dashuri njerëzore… Si gjithkush, ndjeva pafuqinë për riparimin e këtij ligji hyjnor, i cili shfuqizon çdo ligj fizike a kimie – dy lëndë që i deshe shumë dhe besove se pa gjuhën e tyre bota, ndonëse nuk eviton fundin ekzistencial, mund të bëhej vend i mirë për të jetuar…




