Princesha trashëgimtare e fronit mbretëror të Suedisë, Victoria u martua me Daniel WestlingPrincesha 32 vjeçare, trashëgimtare e fronit mbretëror suedez, Victoria u martua me, princin e saj, ish trajnerin e fitnesit Daniel Westling, në Stokholm. Ceremonia u zhvillua në katedralen e qytetit “Storkyrkan”, e mbushur me 1.100 vetë, të ftuar nga të gjitha oborret mbretërore evropiane. Daniel Westling bir i një familjeje nëpunësish, merr titullin Princ i Suedisë. Në një mot pa shi por me vranësira, dhjetëra mijëra vetë vërshuan nëpër rrugët e kryeqytetit suedez, Stokholm për të parë princeshën e zemrës, Victoria dhe princin e ri. Pikërisht në këtë ditë para 34 vjetësh në të njëjtin vend janë martuar edhe Mbreti Carl Gustav dhe Mbretëresha e lindur në Heidelberg të Gjermanisë, Silvia. Televizionet nga e gjithë bota e transmentuan drejt për së drejti këtë eveniment.