Gazeta Shqiptare shkruan se ndër më të sigurtat “përfolje” tryezash nga ana e PD-së, emri i kandidatit që diskutohet më shumë për kryeqytetin, është ai i ministrit të brendshëm Lulzim Basha.
Në Tiranë, dy forcat kryesore politike, PD e PS, po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme vendore, që priten të mbahen në muajt e parë të vitit 2011.

Edhe pse nuk është mbledhur asnjë nga forumet e dy partive kryesore për të përcaktuar se cila do të jetë gara reale në terren, dhe shpallja e kandidatëve, sigurisht në tavolinat kryesore të deputetëve, të lidhur me drejtuesit kryesorë të partive, si Berisha ashtu edhe Rama, emrat e kandidatëve janë duke u lakuar gjithmonë e më tepër.

Gazeta Shqiptare shkruan se ndër më të sigurtat “përfolje” tryezash nga ana e PD-së, emri i kandidatit që diskutohet më shumë për kryeqytetin, është ai i ministrit të brendshëm Lulzim Basha.

Ndërkohë nga kampi socialist, situata është akoma e paqartë. Vetë Edi Rama, u ka “konfiduar” miqve të tij në parti se ende nuk ka vendosur nëse do të jetë kandidat për kryeqytetin për të katërtën herë, apo nëse do të duhet të ketë një tjetër funksionar që të prezantojë PS-në në Tiranë.