PJESËMARRJE NGA FAJI KRIMINAL
Në përkujtimin partiakizuar të fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ku „merrnin pjesë struktura të larta partiake” të BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi:
“Jemi në momente tepër të rëndësishme kur duhet të investojnë shqiptarët për paqen stabilitetin sigurinë ardhmërinë apo për lufta, konflikte, destabilizim. Mendoj që luftërat shqiptarët i kanë kryer me sukses. Kosova shtet i pavarur, shqiptarët e Maqedonisë me status shtet-formues, me ndryshime rrënjësore në kushtetutën e Maqedonisë, me universitete dhe emblema për të gjitha luftërat që janë realizuar në këto hapësira” (www.bdi.org.mk)
E para, lufta e UÇKombëtare nuk është diçka që i përket vetëm një partie gjoja „e dalë nga lufta” por i përket tërë popullit shqiptar si revoltë kundër pushtuesit dhe kolonizatorit sllavo-maqedonas. Si rrjedhojë, BDI-ja nuk ka të drejtë të organizojë përvjetorë elektorale të luftës.
E dyta, konsideroj se duhet ashper të reagoj ndaj deklaratës antikombëtare të Ali Ahmetit. Në tërë historinë, shqiptarët nën IRJM nuk janë më të nënshtruar se sa tani, kur Ali Ahmeti dhe çerdha rreth tij janë në pushtet. Shqiptarët akoma janë të pushtuar dhe të kolonizuar nga pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-maqedonas, aq thellë se po preket edhe indi i tyre kombëtar.
Si rrjedhojë, lufta për të drejtat kombëtare dhe për ribashkim kombëtar akoma nuk është e mbaruar për ata që nuk kanë hypur në kolltruqet e sllavo-maqedonasve, për përfitime. Në asnjë mënyrë shqiptarët nuk janë shtetformues në krijesën sllavo-maqedonase, ashtu siç flet përralla me mbret Ali Ahmeti, që dikur deklaroi : „Nëse mua me pret dikush zemra do të shikojë se atje shkruan emrin MAQEDONI”.
Shtetformues në një shtet kolonial prapë rob quhesh, sepse mund të kesh të drejta, por nuk ke të drejtën e LIRISË dhe të VETËVENDOSJES.
E para, Ali Ahmeti ka devijuar luftën çlirimtare për të bërë „shtetformues” shqiptarët,
E dyta, në „Maqedoninë” e pas luftës, shqiptarët janë vënë në një pozitë inferiore, sa që po preken edhe fëmijet e shkollës fillore që duhet të mësojnë që nga klasa e parë maqedonishten e urryer.
E treta, ai është fajtor për skenarin në Brodec, ku ushtria kriminale sllavo-maqedonase ka shkatërruar një fshat të tërë, ka arrestuar 16 fshatarë, të torrturuar si mos më keq nëpër biseda informative, dhe për këtë arsye është bërë peng i Gruevskit.
Karl Jaspers ka bërë dikur një tipologji rreth atyre bashkëpunëtorëve të komunizmit në shtetet e Evropës Juglindore, që mendoj se përputhet në karakteriologjinë e Ali Ahmetit. Si bashkëpunëtor të kolonizatorëve, ai praktikon një pjesëmarrje nga faji kriminal në strukturat e shtetit kolonial, jo një pjesëmarrje nga faji moral.
Ai kolaboron hapur me kolonialistët, u zbatojnë urdhërat dhe propagandojnë ideologjinë e „paqes, stabilitetit, sigurisë, ardhmërisë” në popull, që nuk është diçka tjetër përpos bashkim-vëllazërim i kulluar.
Nuk është pjesëmarrje nga faji moral, sepse nuk e bëjnë këtë nga detyrimi, por nga vullneti i vet.
Askush nuk e ka detyruar Ali Ahmetin të ndërpresë luftën dhe të formojë një parti antikombëtare.
As ndërkombëtarët, sepse një atdhetar nuk është ai që pranon shantazhet dhe kompromiset, por një që vazhdon deri në fund LUFTËN.
Dikush që angazhohet në një luftë çlirimtare duhet të jëte i gatshëm edhe të vdesë, por të mos tradhtojë.
Ali Ahmeti e ka zgjedhur TRADHTINË.
Dhe historia do ta gjykojë si TRADHTAR i kombit shqiptar.
P.S. Autorja është anëtare e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar.
Gjakovë, 15 mars 2009
