TIRANE-Ka qënë ora 13:00 kur një person së bashku me 3 fëmijët e tij u vu re në tarracën e pallatit përballë Ministrisë së Drejtësisë në Bulevardin “Zogu i Parë” në një tentativë hedhjeje. Ngjarja e rëndë u evitua brenda pak minutash nga policia që me anë të një negociatori dhe RENEA-s të bindte personin që u identifikua si shtetasi Ferik Haxhiaj, banor i qytetit te Durresit të largohej nga buza e tarracës së pallatit 6 katësh. Dyshohet se personi në momentin që tentoi të kryente aktin, ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike per shkak te nje ceshtje te pazgjidhur te pronave.
Arkivi RTVZIK 2010
Vace Zela mbush sot 71 vjeç
TIRANE-Kur Italia fashiste erdhi në Shqipëri për pushtim, si sot e 71 vite më parë, e kur disa patriotë dolën ta prisnin me armë, në një familje në Lushnjë kishte gëzim. Shtëpia e Zelajve do të gëzohej me një vajzë. Kohë më pas kjo vajzë do të bëhej e njohur e do të mbahej mend, jo se lindi në ditën e pushtimit, po se do të pushtonte zemrat e popullit të saj me këngën e zërin e veçantë. Vaçe Zela, e lindur më 7 prill të ’39-ës, një vajzë nga Lushnja, që u bë artistja e popullit, nuk e kishte menduar se të kënduarit e
Kufijtë e urrejtjes
Krahas kufijve të shteteve, reliefin e Ballkanit e shënojnë edhe kufijtë e urrejtjes. Dhe kufijtë e urrejtjes mbase janë më të qëndrueshëm dhe më të vjetër se ato të shteteve të këtushëm edhe pse nuk janë të shënuar në hartat ndërkombëtare. Banorët e këtyre hapësirave, e veçanërisht shqiptarët, e dinë saktësisht deri ku shtrihen kufijtë e urrejtjes ndëretnike dhe ndëreligjioze, andaj ata i përkushtojnë vëmendje të veçantë sjelljes së tyre kur shtegtojnë nga vendbanimi i tyre në ndonjë hapësirë tjetër të këtij Ballkani. .
U shtrinë
Në billbordin qeveritar kushtuar Epopesë së UÇK-së askund nuk ndodhej ngjyra e kuqe. FSK-ja në Epope ishte një tjetër orvatje për ta kosovarizuar shqiptarin më të madh, Adem Jasharin, e për t’i futur dëshmorët e kombit në paketë (të Ahtisaarit).
Bizantizimi i Greqisë
Salih Mehmeti
Bota shqiptare duhet të pushojë së habituri me arrogancën raciste të manifestuar prej qarqeve më të larta të shtetit grek. Mirazhi që thur politika zyrtare e Shqipërisë është një Greqi kinse mirëdashëse, europiane dhe partnere e denjë ndaj shqiptarëve në rrugën për në BE. Harrohet me apo pa qëllim se është pikërisht kjo Greqi, shteti më jomeritor i BE-s dhe NATO-s që është përgjegjës për përvijimin e një politike të sertë kundërshqiptare.
Fusha e mejdanit
Çlirim DACI Arberësha ROZI
Në letërsinë popullore shqiptare kanë mbetur antologjike anekdotat nga më të ndryshmet, të huazuara edhe nga popuj të tjerë të Evropës. Ndër to është edhe tregimi mbi fushën e mejdanit .
Thuhej se një her kishin vendosur dy trima për të dalë në fushën e mejdanit për të treguar forcën e tyre para të pranishmeve, mirëpo beteja mes këtyre dy trimave kishte përfunduar shpejt , dhe spektatorët kishin ngelur të habitur, duke shtruar pyetjen të humburit në mejdan se si ndodhi kjo çudi, përgjigja shumë e thjeshtë:
“Nuk ishte edhe aq i fortë mundësi , po unë jam shumë i dobët”
Gjendeni përpara RREZIKUT për t`u bërë SKLLAV!
Padyshim edhe kush nuk ka pushtet për t`u mbrojtur ka sëmundje karakteristike. Në vend se sadist, mund të bëhet i nënshtruar dhe mazokist. Por pafuqia e tij e njëmendtë mund ta shtyjë atë gjithashtu të zhvilloj virtyte si solidaritet, dhembshuria, krijimtaria. Të jesh i pambrojtje dhe të gjendesh përballë rrezikut për t`u bërë skllav, apo të kesh pushtetin dhe të shkosh drejt rrezikut për t`u çnjerëzuar, janë të dyja një e keqe. Se cila prej të dyjave më së shumti duhet të shmanget, varet nga karakteri i individit, edukata familjare, nga bindjet politike, fetare dhe morale.
Aurel Dasareti, 2010-04-06, Sydney, Australia
Sjellja antikombëtare e Ali Ahmetit, Menduh Thaçit etj, nxjerr në pah qartas një element të karakterit të tyre: dëshirën për t`u treguar shqiptarëve të rëndomtë se këta dy kanë mbi ta pushtet dhe kontroll të plotë: mjafton një fjali e tyre (në veshët e kolonizatorëve) që shqiptarët të vriten, të torturohen ose të shpëtojnë përsëri, të shpërblehen. Këta dy kanë një pushtet hyjnor mbi jetën dhe vdekjen, pushtet që e ka vetëm natyra, t`i bëjë të rriten e të shkatërrohen, t`i bëjë të vuajnë e t`i shërojnë.
Letër e hapur drejtuar z.Ali Ahmeti dhe shokëve të tij
Abedin Zymberi-Kur u përaqitën organizimet e para të luftës së vitit 2001 shumë pak persona guxonin të kapeshin për disa punë që bëheshin në atë kohë. E më pak dikush nga ata që sot po thirren komandanta lufte nuk kishin guximin që në atë kohë të merrnin përgjegjësi. Sot pas shumë dështimeve dhe dallaverave që po iu bëhen ish-ushtarëve të UÇK-së pikërisht nga BDI-ja, ende po keni fytyrë ta manipuloni këtë popull të lodhur, asnjëherë ju që po bëni manifestime të luftës dhe shumica prej jush që po thirren në luftë nuk ia ndëgjuan asnjëherë erën barutit.
Pse duhet të bashkohen shqiptarët
Sekretar i Përgjithshëm i Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar
Dëshirat nuk mund të interpretohen si realitet. Aftësia intelektuale është të analizohet realiteti, ndryshe idealizmi dhe romantizmi patriotik brenda tij kthehen në një fenomen qesharak.
KOSOVA LINDORE ENDE NË TMERRIN E TERRORIZMIT SHTETËROR SERB
Vera Dushi:
Sipas një plaku që tash është 80 vjeçar, pas luftës së Kosovës, serbët që ikën prej Kosovës edhe erdhën në Kosovën lindore, hynë në Bujanoc, në Preshevë, ku jetonin shqiptarët që edhe braktisën shtëpiat. Pyesin: “Ku është UÇK? Ku e keni fshehur?”. Me bajonetë ose thikë në fyt e morën plakun 75 vjeçar edhe e merren me veti, për të treguar ku ka UÇK. Ai plaku i tha ushtarit serb: “merrma jetën ose hiqe thikën se nuk të tutna se si e ka shkruajtur zoti.


