Një bombë e fuqishme ka shpërthyer duke hedhur në ajër një pjesë të veturës xhip “Kia Sorento” të një biznesmeni në Shkup.

Shpërthimi ka ndodhur në lagjen Dame Gruev në Shkup, ndërsa policia ka zbardhur se bëhet fjalë për njërin nga pronarët e furrës për prodhimin e bukës “Special” nga Shkupi, me inicialet S.GJ.

Policia konfirmoi se nga shpërthimi, është dëmtuar pjesa më e madhe e veturës, nuk ka pasur të lënduar, përveç dëmeve materiale tek shtëpitë dhe banesat e afërta. Familja e zinxhirit të dyqaneve të bukës “Special” konstaton se bomba është vendosur nga dhunës, i cili edhe më parë kishte lëshuar kërcënime.

Ai kishte vendosur një bombë të tillë kohë më parë edhe para furrës së bukës “Special”. Policia theksoi se në rast se do të konfirmohet autorësia e personit të dyshuar, për një konflikt të vjetër pronësie të një toke, atëherë kjo ngjarje do të jetë e mbyllur dhe me sanksionet e parapara. (INA)