Lorik Cana vizitoi Tetovën
TETOVË, 19 QERSHOR – Futbollisti shqiptar me famë botërore, Lorik Cana, të premten ka vizituar komunën e Tetovës, ku u prit nga kryetari Prof. Dr. Sadi Bexheti. Kjo është hera parë që kapiteni kombëtares shqiptare viziton Tetovën.
Cana, që aktualisht është lojtar i ekipit anglez të Sanderlendit dhe njëkohësisht edhe lojtar i kombëtares shqiptare, pati një bisedë konstruktive me kryetarin e komunës së Tetovës, Prof. Dr. Sadi Bexheti në lidhje me aktivitete sportive që organizohen në rajonin e komunës së Tetovës.
Gjatë vizitës në Tetovë, Cana u takua edhe me drejtuesit e dy klubeve më të mëdha të futbollit në qytet “Shkëndija” dhe “Renova”.
Pas kësaj Cana i shoqëruar nga kryetari i komunës, kanë shëtitur nëpër bulevardet e Tetovës, ai gjithashtu mori pjesë edhe në turneun e futbollit në fshatin Reçicë të Vogël.