ZGJOHU-Konference mbi rastin e Sopotit
Lëvizja Qytetare ZGJOHU! ka nderin t’ju ftojë në konferencë mbi rastin e Sopotit në të cilën Deputetë, Avokati i Popullit, avokat dhe specijalist të së drejtës penale bashkë me gazetarë dhe shoqërinë civile do të diskutojnë rreth rrugës drejt zgjidhjes së çështjes së Sopotit pas miratimin të raportit nga grupi parlamentar i cili dëshmon pafajsinë e 11 të akuzuarve nga fshati Sopot të cilët u dënuan me 156 vjet burg. Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin duke mos përfillur raportin e grupit parlamentar dhe provat e reja që dëshmojnë pafajësinë e Sopotasve të cilët tashmë kanë hyrë në grevë urie.
Panelistët që do të debatojnë rreth mundësive për të zgjidhur rastin janë:
Ixhet Memeti, Avokat i Popullit,
Tahir Hani, Abedin Zimberi dhe Hajrulla Misini, Deputetë – anëtar të grupit punues parlamentar mbi rastin e Sopotit
Bajram Pollozhani, ish Gjykatës Kushtetues dhe Profesor Univerzitar
Naser Ziberi dhe Vullnet Paçuku, avokat
Familjarët e të burgosurve nga Sopoti
përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile.
Konferenca do të mbahet të Premtën, 23 prill 2010, me fillim në ora 12:00 në hotelin Stone Bridge në Shkup.
Në vazhdimësi të aktiviteteve tona të koordinuara me familjarët e të akuzuarve, mediat dhe partitë politike për të liruar Sopotasit e pafajshëm, Lëvizja ZGJOHU! është e bindur në pafajësinë e Sopotasve dhe po bën përpjekje që të animojë një masë kritike të mirëfillltë për të kontribuar ne gjetjen e mënyrës më të mirë të veprimit drejt lirimit të tyre.
Me respekt,
Lëvizja Qytetare ZGJOHU!
http://www.zgjohu.com.mk
E-mail: info@zgjohu.com.mk
Tel/Fax: +389 (0) 2 2636 240 +389 (0) 2 2636 240
Rr. Bitpazarska 127
Çarshia e Vjetër
1000 Shkup