Më 10 maj protestë mbarëshqiptare në Shkup
Shkup, 21 prill – Protesta mbarëkombëtare me moton “Për Drejtësi!” e paralajmëruar nga një grup i shoqatave joqeveritare do të mbahet më 10 maj në Shkup,. Kështu njoftuan sot përfaqësuesit e Këshillit të Organizatave Shqiptare (KOSH), Këshill i cili grumbullon rreth 40 shoqata nga të gjitha pjesët e Maqedonisë të banuara me shqiptarë. Përfaqëasuesi i KOSH-it Ibrahim Koça tha se qëllimi i protestës do të jetë ndërprerja e diskriminimit të shqiptarëve dhe lirimi i shqiptarëve të dënuar në procese të montuara politike. “Qëllimi i protestës ëhstë që të kërkohet ndërprerja e menjëhershme e proceseve të montuara gjyqësore dhe lirimi i personave të dënuar në procese të tilla si në rastet e Sopotiti, Brodecit dhe Rastet e Hagës. Poashtu kërkojmë ndërprerje të menjëhershme të politikave diskriminuese në baza etnike dhe fetare në ekonomi, arsim dhe kulturë, siç bëhet me projektin “Shkupi 2014”, me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, me ndarjen e buxhetit si dhe me përdorimin e simboleve kombëtare”, deklaroi Koça. . KOSH përbëhet nga një numër i madh i organizatave dhe grupeve qytetare nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova, Kërçova, Dibra, Struga, Ohri si dhe nga rajoni i Pellagonisë. Udhëheqësit e këtij këshilli ftojnë të gjithë qytetarët që tu bashkangjiten këtyre protestave. tani per tani ehste parapare vetem nje proteste, kurse me tej do te vendoset per organizim eventual te protestave tjera. / Zhurnal /