Telekomanduesi politik i Maqedonisë “multietnike”
Çlirim DACI-Në shtetin “demokratik” të Maqedonisë skena politke aktuale, kohëve të fundit ngjason shumë në shtëpin e shumë banorëve të etnive të ndryshme që asesi nuk mund të merren vesh për programin që duhet ndjekur bashkërisht.
Kur flasim për shtet-funkcionim, në shembullin tonë kjo i përshtatet procesit, në të cilin familja vendos se kush do ta mbajë telekomandën dhe çfarë programi do të shikohet. Pikërisht kjo është e rëndësishme, sepse në shtet të banuar me disa popuj ekzistojnë interesa të ngjashme me ato të familjes sonë. Në kushtet e zakonshme të jetës sonë, jo të gjitha mendimet mund të përputhen mes komunikimit e funksionimit të njerëzve si bashkësi . Në këtë rast është e domosdoshme gjetja e rrugës së përbashkët për funksionim, duke ju shmangur dhunës dhe konfikt-interesave .
Situata aktuale politike në Maqedoni asesi nuk mund të mer drejtimin e duhur dhe ti përngjan një shteti demokartik e multietnik, edhe për kundër përprekjeve dhe dëshirës së madhe të një pjese të politkanëve e qytetarëve për të arritur këtë qëllim .
Të gjitha partitë politke shqiptare që veprojnë në Maqedoni janë ngatërruar thell në terminologjinë e politikës dhe demokarcisë duke kaluar në një gjendje kaosi të vërtet. Me veprimet e kohëve të fundit, të paraqitura në press konfereca për qëndrimet e tyre rreth çështjes së funkcionimit të shtetit maqedonas, kanë futur popullatën shqiptare në një gjendje utopije ku nuk po arrijmë as të kuptojm se cilat jan synimet e tyre. Situatë kjo e një shtëpije pa nikoqir, ku, kush çfarë programi do të ndjekë pa dhënë llogari mbi shkeljen e marrëveshjeve për funkcionim të përbashkët.
Duke marrë parasysh situatën e vështirë në të cilën gjendet populli shqiptarë në këtë shtëpi pa rend, ku programi imponohet nga populli maqedonas nëpërmjet përzgjedhësve të vetë partive maqedonase, si ata të pozitës dhe opozitës , partitë shqiptare në mungesën e platformës politke për të realizuar progarmet të cilat premtuan para popullit, siç duket kanë marrë rrugën e gabuar.
Duke shprehur lojalitetitin e mirkuptimin ndaj partnerit të kualicionit qeverisës, si dhe popullit maqedonas për hallet e veta që kanë me identitetin, partia në pushtet BDI, siç duket kohëve të fundit nuk po mund të bie në binarët e vetë dhe të hapë sytë e të shef pozitën të cilën ka në pushtetin legjislativ dhe egzekutiv! Pozit kjo nëpërkëmbëse e poshtruse për një parti politike e cila pretendon të ketë dalur nga lufta e shenjtë e “UÇK-së”, edhe për kundër faktit se keni shprehur . lojalitet . mirkuptim , tolerancë ndëretnike me veprimet tuaja si parti politike, forma kto të cilat me të vërtetë janë forma të veprimeve demokartike bashkëkohore, njëherit edhe vyrtyte të shqiptarëve si komb “Miku I mirë në ditë të vështira “ Por në gjithë këtë proces transparencë e tolerancë na habit fakti se athua në kët mënyrë duhet kthyer i gjith ky mirëkuptim nga populli maqedonas e sidomos nga nikoqiri i shtetit maqedonas Nikolla Griuevski . Jemi dëshmitar se për çdo javë kemi ndonjë poshtërim apo skenar anti shqiptar, e sidomos kohëve të fundit duke prekur edhe dinjitetin personal në trupin tuaj votues popullin shqiptarë.
Populli me siguri e din se shteti funksionon me marrëveshje të ndërsjella të të dy partnerëve qeveritar, por asesi nuk mund ta kuptoj lojalitetin që i jepni Ju si parti politike e këtij sistemi diktatorial duke mos marrë parsysh rrjedhën se si Ju erdhët në pushtet. Ju morrët përkarhjen e popullit jo se ishit transparent e lojal ndaj Maqedonisë e maqedonëve , por përkundrazi morrët përkrahje sepse në atë kohë të vitit 2008 premtuat në platformën tuaj politike se do të ndalni terrorin që bëhej ndaj popullit shqiptar nga qeveria e atëhershme VMRO-PDSH. Ishin pikërisht fjalët e mëdha, të thëna në sheshin “Maqedonia” në prezencën e më shum se 100 mijë shqiptarëve, nga ana e liderit të BDI-së, zotri Ali Ahmetit, si dhe bashkëpuntorëve të vet se ne do t’i dalim para e do t’i themi stop terrorit sllavo-maqedonas ndaj shqiptarëve, realizim të Marrëveshjes së Ohrit deri në presjen e pikën e fundit, gjuha shqipe do të merrë vendin e vet , ligji për familjarët e dëshmorëve, si dhe shumë e shumë premtime tjera . Siç duket u janë shurdhuar veshët nga brohoritjet e asaj dite në Shkup, kur njëzërit nga sheshi “Maqedonia” skandohesh sllogani “UÇK-UÇK-UÇK” sepse populli besonte se Ju jeni me të vërtet “UÇK-ja”.
Ju si parti në pushtet siç duket keni ngatërruar termin demokarci si dhe shtetin demokratik duke menduar se ata dy terme përbëjnë një gjenerator që duhet startuar në ditën e marrjeve të mandateve dhe i njejti duhet punuar e kujdesur vetë për popullin, pa kujdesin tuaj deri në ditën e votimit. Me dhënien e votës një kandidati apo partie njëkohësisht merret edhe vendimi për programin, të cilin kandidati apo partia synon ta realizojë në shtet. Në këtë mënyrë, çdo votues jep mendimin e tij në lidhje me programin e ardhshëm të shtetit. Kjo nënkuptohet pra kur thuhet se në demokraci i gjithë pushteti del nga populli e në asnjë rast nuk nënkupton nënshtrim ndaj dikujt që nuk ju ka votuar e as që ju ka dëshiruar t’ju ketë aty ku jeni sot. Një formë ideale nuk ekziston. Demokracia është diçka që rritet gjatë punës, një detyrë e papërfunduar asnjëherë e çdo bashkësie njerëzore.
Por edhe kur gjërat nuk shkojnë në drejtimin e duhur siç janë paraparë e votuar nga populli, opozita ka për detyrë që të përmirësojë gabimet e bëra, si dhe t’i jep vetes shansin e dytë për të fituar pushtetin dhe besimin nga populli .
Por fatkeqësisht në Maqedoni edhe ky kontroll i vetëm i qeverisë nuk funksionon, duke kërcënuar pushtetin actual, që o zgjedhje të parakohshme o konflikt, destabilizim e luftë, nuk fitohet besimi por vuloset mosbesimi, reputacion ky i fituar si rrjedhojë e politikës së gabuar që keni ndjekur edhe gjatë viteve sa keni qenë në pushtet, po me të njejtin koalicion antishqiptarë (PDSH-VMRO).Është shumë e sakteë se lufta e destabilizmi vjen si rrjedhoj e politikës së keqe, ku një grup i popullit nuk i nënshtrohet politikës nënçmuese e rrebelohet për ndryshimin e pozitës së vetë, por në asnjë rast nuk vjen lufta për të vendosur në pushtet partinë që populli e njeh mirë se çka ka bërë derisa ka qenë pjesë e pushtetit.
Kuptojmë që ju u joshët nga lufta e UÇK-së në vitin 2001, të cilën nuk e përkarhët në asnjë mënyrë, por vetëm u munduat ta poshtëroni e t’i zhvlerësoni vlerat e saj edhe pse ishte rezistencë e popullit shqiptarë ndaj mosbarazisë që kishte .
Por mos ngatërroni termin luftë, sepse me vet shkronjat “Ushtrija Çlirimtare Kombëtare” në as një pikpamje nuk ka kuptimin sepse kemi të bëjmë me luftë për marje të pushtetit .Edhe pse morrët instrukcione nga deputetja e BDI-së Teuta Arifi, se ku duhet marrë lekcione se si organizohet një luftë për pushtet.
Nuk di t’u kisha dëshiruar të ndjekni atë shembull. Gaboni shum, sepse ajo rrugë ju shpie në rrugën e partisë në pushtet, ku treguan qartë motivet dhe idealet e disa individëve që kanë qenë si pjesë e UÇK-së, sepse asnjëher nuk kanë menduar për çlirim, por për marrje të pushtetit dhe vazhdimin e bashkim-trillimit me vëllezërit e tyre maqedonas.Por, kjo mos t’u mbetet si tregim i suksesshëm për pushtetmarrje sepse populli jo gjith herë gënjehet e gabon .
Të jeni të sigurt, Ju subjektet politke shqiptare në Maqedoni që populli shqiptarë shumë shpejt do të merrë telekomanduesin në dorën e vet, dhe do të ndjek programin që dëshiron , atë program që ju nuk e hiqni dot nga letrat tuaja për barazi të plotë e kurr nuk keni bërë asnjë hap në atë drejtim .
Nuk mban mend historia diktatur të përhershe dhe të sukseshme, e sidomos kur bëhet fjalë për një shtet të brisht si Maqedonija e juaj multietnike është apsurde.