Nga Gjon BRUÇI
Shkrime, si ai i botuar në gazetën “SOT” të datës 11 mars 2010 me autor Xhevat Bislimi, e që bën fjalë për çështjen kombëtare, janë kaq të rrallë në median tonë, sa ekziston mundësia të kalojnë pa u vënë re nga lexuesi i thjeshtë dhe për më keq, pa u përfillur nga ata që duhet të ishin promotorë të çështjes në fjalë. Kjo ndodh për faktin e hidhur se çështja jonë kombëtare aktualisht gjendet në “reanimacion”. Në rend të ditës, në axhendën e politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë këtej e matanë kufirit të imponuar “shqiptar-shqiptar” është marrja dhe mbajtja me çdo kusht e pushtetit, këtij “burimi fantastik” për sigurimin e të mirave monetare e materiale për fituesin, ose uzurpuesin e radhës të pushtetit.

Shkruan : Refik HASANI –
