image

 Myftinia e Shkupit iu përgjigj akuzave të djeshme të kreut të komunës së Çairit se vendosja e gurthemelit për ndërtimin e xhamisë Arasta’ në Çarshinë e Vjetër, nuk është gjë tjetër veçse një skenar i përgatitur nga Sulejman Rexhepi për nxitjen e konflikteve dhe tensioneve brenda shqiptarëve. Nga Myftinia thanë hodhën poshtë këto pretendime  ndërsa akuzuan kreun e Çairit, Izet Mexhiti se me rindërtimin e xhamisë ‘Arasta’ në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ka dashur të përfitoj materialisht dhe të përsëris rastin me  xhaminë Hatunxhik në Shkup. Myftia i Shkupit, Ibrahim Shabani tha se kërkesat e tyre për dhënien e lejës për ndërtimin e xhamisë kanë përfunduar nëpër sirtarët e kryetarit Mexhiti dhe që ata nuk kanë marrë asnjë llojë përgjigje, qoftë pozitive ose negative.
“Xhamitë ndërtohen për Allah dhe jo për atë që thoshte Izet Mexhiti, nga i cili neve nuk presim të na tregojë vaz dhe nasihat, por duhet tu përgjigjet kërkesave të institucionit tonë, e jo të njëjtat të anashkalohen pa arsye dhe në kundërshtim me ligjin. Si duket përmes Arasta xhamisë dikush paska dashur të përfitoj materialisht, por edhe të imponoj lëvizje të ndryshme radikale siç ndodhi me xhaminë e Hatunxhikut në Shkup.”, akuzoi Ibrahim Shabani, Myfti i Myftinisë së Shkupit.
Nga Myftinia e Shkupit kanë akuzuar edhe drejtorin e Qendrës për Konservim, Behixhudin Shehabi. Ky i fundit, thonë nga myftinia është kundër ndërtimit të xhamisë Arasta.
“Behixhudin Shehabi, i ashtuquajturi kryetar i Këshillit koordinativ për rindërtimin e xhamisë Burmali, qenka edhe kundër Arastës, vetëm pse komuna e Çairit nuk arriti ta implementojë planin e ngjashëm me Hatunxhikun. Tani haptas pyesim si është mundur që ky far i ashtuquajtur Këshill koordinativ të jetë për Burmali xhaminë, kur vetë kryetari i këtij këshilli të ashtuquajtur Behixhudin Shehabi është kundër Arastës dhe kërkon plotësim të procedurave”, pyet myftiu Ibrahim Shabani.
I kontaktuar nga Alsat, drejtori i Qendrës për Konservim, Behixhudin Shehabi thotë se nuk dëshiron të komentojë akuzat që janë bërë në adresë të tij nga Myftinia e Shkupit. Shehabi edhe mëtej thotë se BFI pa leje po ndërton xhaminë Arasta dhe që projekti i tyre nuk është autentik dhe nuk plotëson kriteret.
Valmir Kuçi