Ndërsa presin me padurim liberalizimin e vizave, dy vendet e prapambetura të rajonit në këtë proçes, Shqipëria dhe Bosnja, janë kategorizuar ndryshe në performancën e tyre nga Komisioni Europian.Formulimi “duket se vendi plotëson kriteret” përbën notën më të lartë që dëshmon përmbushjen e njërit apo tjetrit bllok të udhërrëfyesit.
Ashtu siç ishte përsëritur shpesh herë, Bosnja gëzon dukshëm pozicionin e vendit favorit, pasi me këtë formulim vlerësohen 3 nga 4 blloqet e udhërrëfyesit.
Edhe pse me një lexim të thellë krahasues të dy raporteve vëren se ky vend ka disa mangësi në raport me Shqipërine, vendi ynë notën më të lartë të Komisionit e gëzon vetëm për bllokun e parë, ndërsa Bosnja shënon mangësi vetëm në bllokun e tretë, atë të sigurisë dhe rendit publik. Kjo pritet të shtyjë Komisionin që në rekomandimin e tij për liberalizimin e vizave, të kushtëzojë të dyja vendet me misione të tjera ekspertësh për kriteret e paplotësuara.
Read More
Albin Kurti
Nëse qeveria në vitet e fundit ka punësuar tepër shumë njerëz në sektorin publik për të blerë paqen sociale dhe për të mbetur ajo vetë në pushtet, tash edhe më shumë se aq njerëz ajo do t’i përjashtojë nga puna, që të mbesë vetë në pushtet e në dëm të paqes sociale

Me idenë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përfunduam te mikrondërmarrjet: biznese aq të vogla, saqë, atëherë kur mbijetuan, të punësuar kishin zakonisht vetëm anëtarët e familjes së pronarit. Me idenë e tregut të lirë dhe orientimit në eksport përfunduam në import: rritja e deficitit tregtar nuk e njohu shpalljen e pavarësisë – 11 herë më shumë Kosova importoi, sesa që eksportoi në vitin e kaluar.
Këto ide s’ishin tonat. S’i pyeste kush vendasit atëbotë më zi se sot. Pasi që na “çliruan”, as që u diskutua se miqtë ndërkombëtarë e dinë më së miri se çka na duhet neve. Perëndimi respektohej për superioritetin e tij ushtarak dhe ekonomik. Ngaqë kishin parë efektin e bombave ushtarake të Perëndimit në vendin e tyre, shqiptarët besonin që do ta shihnin edhe bumin ekonomik të tij në Kosovë.
Magjistari tha se lepujt që porsa i nxori nga cilindri quheshin ndërmarrje të vogla dhe të mesme (NVM). Të gjithë duartrokitën. NVM-të u prezantuan si motori që garanton zhvillimin ekonomik të Kosovës. Institutet hulumtuese e përfunduan hulumtimin pa e nisur: NVM-të janë zgjidhja! Politikanët profesorë ekonomie dhe profesorët politikanë të ekonomisë i kishin NVM-të për kryefjalë të ligjërimit të tyre.
Read More
Komisioni Evropian ka bërë gati raportin me vlerësimet për heqjen e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën. Komisioni vlerëson se Shqipëria ishte e vonuar në plotësimin e kushteve, pasi shumica e legjislacionit u miratua vetëm në tre muajt e parë të 2010-s, ndërsa kriteret ishin përcaktuar që më 4 qershor 2008, dy vjet më parë. Ndërsa nënvizon se kriteret përgjithësisht janë plotësuar në letër, raporti kërkon të shohë zbatimin në praktikë të ligjeve. “Nevojitet zbatim i strategjisë dhe planit të aksionit kundër pastrimit të parave dhe krimit financiar, për luftën ndaj krimit të organizuar e terrorizmit; kërkohen më shumë përpjekje për rezultate konkrete dhe zbatim efikas të kuadrit ligjor; për emigracionin duhet monitorim dhe koordinim i mëtejshëm për strategjinë kombëtare; duhet të garantohet dhe zbatohet e drejta e refugjatëve për të pasur dokumente identifikuese; sistemi MEMEX është operacional, por duhet të eksplorohet potenciali i plotë i tij”, thuhet në raport.
Read More
| LUIGJ SHKODRANI-LAJME NGA SHQIPËRIA 26.04.10
DURRËS- Partia Socialiste e ka ndalur protestën e radhës në qytetin bregdetar të Durrësit. Socialistët nën moton “Ndal rrënimit ekonomik”, i kanë ftuar edhe qytetarët durrsakë të bëhen pjesë e protestës së madhe të 30 prillit. Kryesocialisti Rama i ftoi durrsakët të jenë të pranishëm në sheshin Skëndërbej, së bashku me miqtë e të afërmit për ti dhënë fund kësaj qeverie, që sipas Ramës është zhytur në borxhe.
“Ne do të jemi në 30 prill të gjithë bashkë me shumë se kurrë dhe më të bashkuar se kurrë, për ti dhënë fund një historie degradimi.Qeveria flet për borxhe të reja që i merr po i paguajnë shqiptarët. Ne do ta ndalim përpara se ekonomia jonë të përfundojë përsëri në humnerë, për shkak të kësaj piramide qeveritare të Sali Berishës” – u shpreh Rama nga Durrësi.
Read More
| |
FRONTI DEMOKRATIK PËR BASHKIM KOMBËTAR
KRYESIA QËNDRORE
Nr. 010 Prot.
Tiranë, 25 prill 2010
PËR NJOFTIM DHE INFORMIM
· Strukturave të FDBK
· Opinionit mbarëkombëtar
Në datën 24 prill 2010, në hotel “Romana” në Durrës, zhvilloi mbledhjen e saj të radhës Kryesia Qëndrore e Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtar, nën drejtimin e kryetarit të këtij organizimi, z. Gafurr Adili. Në shqyrtimin e situatës politike në hapësirën shqiptare, raporteve të kryetarëve të degëve dhe trajtimit të cështjeve organizative e statuore u arrit në këto përfundime:
1. Kryesia Qëndrore e Frontit për Bashkim Kombëtar përshëndet atdhetarisht formimin e degëve të reja në Itali me kryetar z. Mentor Mazreku dhe në Austri me kryetar z. Medih Sinani.
2. Mbështetur në kërkesat e Programit të FDBK dhe aspiratës shekullore drejt Bashkimit Kombëtar, stukturat e zgjedhura të organizimit tonë mbarëkombëtar t’u përgjigjen më mirë dëshirave dhe kërkesave të antarëve dhe simpatizantëve kudo që janë.
Read More
Shkruan: Jeffrey GEDMIN, president i Radios Evropa e Lirë
Mediat sociale – mesazhet, Twitter, Facebook, YouTube – kanë transformuar mënyrën tonë të të menduarit mbi shumë gjëra, veçanërisht mbi pushtetin politik dhe protestat. Entuziastët flasin për revolucionet e Twitter-it. Vendet e vogla i shfrytëzuan këto (rrjetet sociale): Moldavia në 2009-ën, Kirgizia në këtë vit. A është Irani apo Kina në radhë? Ju nuk mund t’i ndaloni njerëzit më, thotë pjekuria konvencionale.
Read More

“New York Times”
Ndërsa Greqia rrezikonte këtë javë të mos paguante borxhet, investitorët, nga ana tjetër, të frikësuar gjithashtu, nxitonin t’u largoheshin shqetësimeve financiare, duke shitur aksionet në Portugali, Spanjë dhe Irlandë.
Por, ndërsa tregjet, gjithnjë e më shumë, e shikonin këtë situatë si një krizë të Eurozonës, shumë udhëheqës evropianë e mohojnë.
Read More

YouTube feston 5-vjetorin e videos së parë të shkarkuar në një sajt, i cili që atëherë është bërë propaganduesi më i famshëm i videove online. Më 23 prill, Jawed Karim – themelues i YouTube-it – kishte shkarkuar videon e quajtur “Unë në kopshtin zoologjik”, duke nxitur kështu senzacion në internet.
Klipi 19-sekondash ishte filmuar në kopshtin zoologjik në San Diego dhe paraqiste elefantët dhe një dhi shumë të zëshme pranë Karimit të nevrikosur.
Tani, më shumë se një miliard video publikohen çdo ditë nga përdoruesit në mbarë botën dhe faqja është në pronësi të Google-it.
-RTV ZËRI I KOSOVËS NË YOU TUBE
Read More

“Guardian”
Për vendet e Ballkanit Perëndimor, përmbushja e “standardeve evropiane” është një prononcim i dëgjuar shpesh, si nga diplomatët, ashtu edhe nga politikanët. Megjithëse për synim ka t’i sforcojë koalicionet pro-reformiste, pasojat e paqëllimshme të këtij refreni kanë pasur ndikim të thellë në politikë dhe politikë-bërje.
Diskutimet mbi standardet evropiane synojnë ta zhveshin nga substanca debatin publik dhe politik në rajon. Argumentimet kualitative se cila qasje politike është saktësisht më efektive, janë zëvendësuar me shqyrtime kuantitative mbi çështjen nëse një kurs i caktuar politik, do ta çojë vendin më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Read More

Serbët e Graçanicës kanë protestuar, duke kërkuar kthimin në funksion të operatorëve të telefonisë mobile serbe. Mirëpo, Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit ka konfirmuar se heqja e antenave ka përfshirë vetëm operatorët ilegalë të telefonisë mobile nga Serbia, që shfrytëzonin në mënyrë të paligjshme territorin e Kosovës.Heqja e antenave të operatorëve ilegalë të telefonisë mobile serbe, që ka pamundësuar funksionimin e tyre në pjesën më të madhe të Kosovës, ka nxitur protesta të serbëve lokalë në Graçanicë.
Masa e serbëve të tubuar ka shëtitur qetë rrugës kryesore që kalon në komunën e re të Graçanicës, duke kërkuar kthimin në funksion të operatorëve të telefonisë mobile serbe.
Rada Trajkoviq, nga Këshilli Nacional Serb, tha se me këto veprime, autoritetet e Kosovës po synojnë destabilizimin dhe izolimin e komunitetit serb.
Read More
| | |