NEBI MËRSELI

Në qershor do të thuhet: “Times up!”. Dhe gjërat mund të përkeqësohet në përmasën e shqetësimeve të shprehura të diplomatëve të pranishëm në Maqedoni. Në qershor nuk do të kryejë punë as referendumi, si alibi i Gruevskit për të blerë edhe

Po afrohet qershori, po skadon afati, mbase, i fundit për Shkupin zyrtar. Gruevski mjaft bleu kohë. Por, koha po harxhohet. Kanë mbetur edhe pak ditë për të dhënë përgjigje rreth kontestit me emrin. E koha tash është kundërshtar i kokëfortësisë së kryeministrit maqedonas. Ambasadori amerikan Reeker dha mesazhe të prera. Njëzet muaj ai vazhdimisht përsëriste se duhet të gjindet zgjidhje për emrin. Në të kundërtën e ardhmja e Maqedonisë do të jetë në pikëpyetje. E koha po kalon. Në qershor do të thuhet: “Times up!”. Dhe gjërat mund të përkeqësohet në përmasën e shqetësimeve të shprehura të diplomatëve të pranishëm në Maqedoni. Në qershor nuk do të kryejë punë as referendumi, si alibi i Gruevskit për të blerë edhe një afat kohor. As shpallja e zgjedhjeve të parakohshme nuk është shpëtim. Paralajmërimet e Arbën Xhaferi se do të shlyejë firmën nga Marrëveshja e Ohrit dhe zërat e hapura të PDSH-së se pa një marrëveshje të re dhe rregullim të ri shtetëror mund të ketë konflikte etnike, ndarje.., janë kërcënime serioze. Edhe më serioze do të jenë reagimet e Ali Ahmetit, i cili ka thënë se në amshim nuk mund të pres maqedonasit rreth kontestit me grekët. Dy muajt e ardhshëm do të jenë vendimtare për Maqedoninë. Në opsion janë shumë zhvillime. Mund të ketë zgjedhje të parakohshme, referendum… dhe aty do të sfida të mëdha. Brenda katër muajve Maqedonia vendnumëroi. Asgjë nuk u lëviz nga pozicionet e betonuara. Propozimi i fundit i ndërmjetësit Matthew Nimetz, si duket, është nuhatur nga Gruevski. “Maqedonia Veriore” do të jetë në tavolinë. Ndërkombëtarët do të bëjnë presion që kompromisi të zgjidhet në Kombet e Bashkuara, pa referendum. E kjo është theqafje politike për VMRO-DPMNE-në. Këtë e di fortë mirë kjo parti, andaj edhe nuk merr përsipër zgjidhjet e kontestit me diplomaci. Në situatën kur i ka ditët e numëruara, Maqedoninë e shpëton kompromisi i dhimbshëm dhe “koncentrim” nga ajo që është e pranueshme dhe e papranueshme.