Ambasadorët të shqetësuar nga gjendja në Maqedoni
Misionet e BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-ve në Shkup dolën sot me një qëndrim të përbashkët, ku theksojnë besimin se integrimi euro-atlantik, si dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes kornizë të Ohrit mbetet rruga më e mirë drejt përparimit për të gjithë qytetarët e këtij vendi dhe për tërë rajonin. Ambasadorët ndihen të shqetësuar për deklaratat e fundit të liderëve politik dhe individëve të tjerë që flasin për ndarje, konflikt dhe braktisje të Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Ata gjithashtu thonë se kanë vënë re dobësim të dialogut politik në përgjithësi.
“Ne kundërshtojmë fuqimisht çdo lloj dhune apo kërcënim me dhunë, pasi kjo vetëm e dëmton progresin politik dhe ekonomik, dhe që janë në kontradiktë të thellë me vlerat që përfaqësojnë institucionet tona. Ne i inkurajojmë të gjithë qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre që të përdorin mekanizmat ekzistuese demokratike, përfshirë edhe Kuvendin, për të avancuar interesat e tyre” thuhet në letër.
Diplomatët e huaj ‘ftojnë të gjithë liderët politik që të verifikojnë përkushtimin e tyre të plotë ndaj Marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe ndaj përforcimit të dialogut politik. Gjithashtu, ata inkurajojnë progresin e vazhdueshëm në të gjitha reformat e nevojshme për të arritur objektivat e vendit në planin e politikës së jashtme.
”Kërkojmë nga të gjitha palët të dyfishojnë përkushtimin e tyre ndaj harmonisë ndër-etnike dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të shkaktojë tensione”.
Përkrahja publike dhe politike për integrimin euro-atlantik vazhdon të jetë jashtëzakonisht e madhe. Ne besojmë që ky vullnet i përgjithshëm duhet të respektohet si mënyra e vetme për të siguruar ardhmërinë më të mirë për vendin dhe rajonin,”-thuhet në letrën e diplomatëve.
Shkëlzen Aqifi